By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Shorti i “Euro 2024”: Shqipëria në “grupin e vdekjes”
December 2, 2023
Peach vizitoi ushtarët britanikë në Bondsteel, i lëvdoi për kontributin në KFOR
December 2, 2023
Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë
December 2, 2023
Ministrja bullgare nuk ka dashur të ulet në të njëjtën tryezë me Lavrov
December 2, 2023
Haradinaj kujton heronjtë Talla, Durmishi e Maliqi
December 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vella: Malta mbështetë plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Vella: Malta mbështetë plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës
Lajme

Vella: Malta mbështetë plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/23 at 9:53 PM
Kosova Times Published October 23, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e Qeverisë, Presidentin e Republikës së Maltës, George Vella, i cili por qëndron një vizitë zyrtare në vendin tonë. 

Teksa i uroi mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti u shpreh falënderues për mbështetjen në kohë të vështira për vendin dhe mirënjohës për njohjen, përkrahjen në organizata ndërkombëtare, në veçantë gjatë procesit të anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Maltës me Republikën e Kosovës.

Ai e njoftoi Presidentin Vella për qeverisjen dhe progresin në vend, indikatorët ekonomikë dhe arsyet se pse Kosova paraqet mundësi të mirë për investitorë të huaj. Duke iu referuar të dhënave mbi trendin pozitiv të eksporteve, kryeministri Kurti tha se Kosova synon të bëhet ekonomi dhe vend i orientuar drejt eksportit, ndërkaq duke iu referuar raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterëve pa Kufi dhe Projektit të Drejtësisë Botërore (WJP) tha se imazhi i vendit është përmirësuar shumë. Kryeministri shtoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Maltës duhet të shoqërohen me bashkëpunim edhe më të shtuar në fushën e ekonomisë dhe të shkëmbimeve tregtare, teksa theksoi edhe rolin e rëndësishëm që Malta mund ta luajë në raport me disa shtete mos-njohëse dhe integrimin e mëtejmë të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Presidentin Vella u shpreh falënderues për mikpritjen. Tha se mbështetja e Maltës për Kosovën ka qenë përherë e sinqertë dhe se do të vazhdojë të jetë e tillë edhe më tej. Ajo mbështetë plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës, konsideron se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në anëtarësimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare dhe me vendet mos-njohëse. Marrëdhëniet tona dypalëshe nuk kanë kufij, u shpreh Presidenti Vella.

Në takim gjithashtu u fol edhe për bashkëpunimin rajonal, Procesin e Berlinit, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ballafaqimin me krizën evropiane energjetike dhe sigurinë e rajonit e të kontinentit pas agresionit të provokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Peach vizitoi ushtarët britanikë në Bondsteel, i lëvdoi për kontributin në KFOR

Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë

Kurti mbledh partinë, diskutojnë edhe për “dhunën që po ushtrohet kohëve të fundit”

Haxhiu zotohet para grave rome se do t’i adresoj kërkesat e tyre

Krasniqi: Qeveria është kundër fjalës së lirë

Kosova Times October 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?