By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 4 shkurt
February 4, 2026
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sunak, favorit në garën për kryeministër të Britanisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sunak, favorit në garën për kryeministër të Britanisë
Rajon / Botë

Sunak, favorit në garën për kryeministër të Britanisë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/24 at 12:57 PM
Kosova Times Published October 24, 2022
Share
SHARE

Rishi Sunak po konsiderohet kandidati favorit për t’u bërë kryeministri i ri i Britanisë, pasi Boris Johnson u tërhoq nga gara partiake më 23 tetor.

Zgjedhja e kryeministrit të ri nga deputetët e Partisë Konservatore mund të bëhet gjatë të hënës.

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se po tërhiqej nga gara pavarësisht se kishte mbështetje të mjaftueshme në Partinë Konservatore për të vazhduar garën, por tha në këtë kohë partia, por edhe shteti, kanë nevojë për unitet.

Ai ndërpreu pushimet në Karaibe për të tentuar që të sigurojë mbështetjen e 100 ligjvënësve, në mënyrë që të hynte në garë të hënën për të zëvendësuar Liz Truss.

Truss pasoi Johnsonin në postin e kryeministrit, pasi ky i fundit dha dorëheqje në shtator për shkak të një sërë skandalesh etnike.

Johnson tha se siguroi mbështetjen e 102 ligjvënësve që do të mund t’i siguronin kthimin në Zyrën e kryeministrit, por dështoi që ta binte si Sunakun, apo edhe kandidaten tjetër, Penny Mordaunt, që të bashkohen “për interesin kombëtar”.

“Besoj se mund të ofroj shumë, por jam i frikësuar se thjesht tani nuk është koha e duhur”, tha Johnson në orët e vona të së dielës.

Tërheqja nga gara e Johnsonit, ka të ngjarë që i hap rrugën drejt fitores kundërshtarit të tij, ish-ministrit të Financave, Rishi Sunak, 42 vjeç. Nëse konfirmohet, ai do të zëvendësojë Truss, e cila u detyrua të japë dorëheqje pasi lansoi një program ekonomik që shkaktoi trazira në tregjet financiare.

Truss dha dorëheqje më 20 tetor, 44 ditë pasi u zgjodh në postin e kryeministres. Sipas rregullave partiake, nëse njëri prej kandidatëve siguron mbështetjen e 100 ligjvënësve konservatorë, ai kandidat do të emërohet ministër të hënën.

Nëse dy kandidatët nuk sigurojnë këtë numër votash, gara do të vazhdojë brenda partisë dhe fituesi do të dihet të premten, disa ditë para se ministri i ri i Financave, Jeremy Hunt, të shpalosë gjendjen financiare të shtetit përmes planit buxhetor që pritet të publikohet më 31 tetor.

Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në kohën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

“Kam shërbyer si kancelari juaj, duke ndihmuar që ta drejtojmë ekonominë tonë në kohërat më të vështira”, tha Sunak përmes një deklarate të dielën.

“Sfidat me të cilat po përballemi tani janë edhe më të mëdha. Por, mundësitë – nëse bëjmë zgjedhjen e duhur – janë fenomenale”, shtoi ai.

Nëse zgjidhet, Sunak do të bëhej kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja e tij migroi në Britani në vitet ’60.

You Might Also Like

14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë

Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit

Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë

BBC: Vritet djali i Muammar Gaddafit, Saif al-Islam Gaddafi

Lajçak për bisedat me Epsteinin: Po ndihem si idiot

Kosova Times October 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hyseni takohet me Ramën: Vetëm fitore, asgjë më pak!

Kosova Times Kosova Times February 1, 2025
Presidenti i Bullgarisë sot nis vizitën dyditore në Kosovë
Osmani: Momenti i njohjes do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës
KDI: Kuvendi miratoi 69% të projektligjeve, sfidë mungesa e deputetëve
Kompania amerikane e çelikut mund t’i shitet një firme japoneze
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?