By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur
December 15, 2025
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
December 15, 2025
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi: Kemi rritje ekonomike prej 10.7%
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi: Kemi rritje ekonomike prej 10.7%
Lajme

Bislimi: Kemi rritje ekonomike prej 10.7%

Kosova Times
Last updated: 2022/10/25 at 8:04 PM
Kosova Times Published October 25, 2022
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizuar në Prishtinë nga revista prestigjioze The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi ishte pjesëmarrës në panelin e diskutimit për Zhvillimin dhe Rritjen e Ballkanit Perëndimor.

Fillimisht, zëvendëskryeministri Bislimi tha se ndër qëllimet e Qeverisë është që Kosova të njihet dhe identifikohet nga partnerët ndërkombëtarë për zhvillimin, rritjen e ekonomisë dhe sukseset e arritura. Ai foli mbi objektivat, prioritetet dhe vizionin e përqendruar në punësim, drejtësi, investime, eksport, formalizim të ekonomisë, energji, ambient, qëndrueshmëri, arsim dhe diasporë.

Në lidhje me arritjet e këtyre objektivave, zëvendëskryeministri tha se rrëfyes dhe tregues të suksesit janë rritja ekonomike prej 10.7%, rritja e të hyrave buxhetore me 30%, rritja e eksporteve me 2/3, rritja e investimeve të huaja direkte me 22% dhe krijimi i 35.000 vendeve të reja të punës.

Si burim i këtyre sukseseve dhe ajo çfarë ka kontribuar në këtë drejtim, u vlerësua kualiteti i demokracisë, stabiliteti politik, politikat e suksesshme anti-korrupsion dhe kualiteti i pakove të Ringjalljes Ekonomike të cilat adresuan sfidat e pandemisë dhe ato të energjisë elektrike.

Kosova ka qenë eksportues i stabilitetit në rajon në 18 muajt e fundit, dhe kjo ka qenë e reflektuar në një rrugëtim më të shpejtë edhe në përmbushjen e obligimeve në proceset e integrimit evropian. Vendi ynë, u rrit me 17 vende në indeksin e Transparency International, tregues ky i përkushtimit të Qeverisë edhe ndaj sundimit të ligjit.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe mbi atë se çfarë i ofron Kosova investitorëve potencialë dhe cilat janë pikat e forta të Kosovës ‘vis-a-vis’ rajonit, ku përmendi disa shembuj si politikat tatimore, krijimin e Gjykatave Tregtare, qasja e lirë në tregjet e BE-së dhe legjislacionin e harmonizuar me perspektivën evropiane.

Potenciali për tërheqjen e investimeve të huaja dhe sektorët premtues të Kosovës kalojnë nga teknologjia e informacionit deri te industria e prodhimit të ushqimit dhe pijeve, përpunimi i drurit, burimet natyrore, energjia dhe turizmi dimëror. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Rama: Partneriteti me SHBA-të, garanci për zhvillimin afatgjatë të Prishtinës

Osmani në Mitrovicë: Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve

Mbështetje për NVM-të për një industri prodhuese më konkurruese

Kosova Times October 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PZAP refuzon ankesën e Mushkolajt, konfirmon vendimin e KQZ-së

Kosova Times Kosova Times August 23, 2025
Tentim vrasje në Dubravë, viktima u sulmua me thikë
Osmani: Bunjaku ra dëshmor për të dëshmuar se kufijtë janë të paprekshëm
Erdogan: Të fyesh myslimanët nuk është liri e mendimit
Besimtarët bëjnë gjimnastikë në xhamitë e Stambollit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?