By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë
December 10, 2025
IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë
December 10, 2025
VIDEO: Publikohet videoja e arrestimit të Luigi Mangione në McDonald’s
December 10, 2025
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi
December 10, 2025
Laureatja venezueliane e çmimit Nobel nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjimi i Maduros e kërcënon atë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diskutohet avancimi i bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe EUROJUST-it në fushën e drejtësisë penale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Diskutohet avancimi i bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe EUROJUST-it në fushën e drejtësisë penale
Lajme

Diskutohet avancimi i bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe EUROJUST-it në fushën e drejtësisë penale

Kosova Times
Last updated: 2022/10/25 at 6:35 PM
Kosova Times Published October 25, 2022
Share
SHARE

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, dhe Prokurorja e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Sevdije Morina – njëherësh koordinatore e Prokurorisë për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, ka pritur në takim një delegacion nga EUROJUST-i, të kryesuar nga zëvendëspresidentja znj. Margarita Šniutytė, e shoqëruar nga koordinatorja e projektit znj. Azra Ikovic dhe zyrtarja ligjore znj. Florina Bisog.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një delegacioni të lartë të EUROJUST-it në Republikën e Kosovës, e cila është e një rëndësie të veçantë dhe ka për synim të nxisë forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe të lehtësojë ndihmën ligjore të ndërsjellët në çështjet penale.

Temë thelbësore e diskutimeve të përbashkëta ndërmjet përfaqësuesve të Prokurorit të Shtetit dhe EUROJUST-it, ishte nevoja e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për implementimin e projektit  “WB CRIM JUST”, i cili do fillojë të zbatohet në Ballkanin Perëndimor, projekt ky që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në rajon në rastet e rënda penale dhe krimit të organizuar, duke bashkuar prokurorët dhe autoritetet e tjera përkatëse zbatuese të ligjit në koordinimin e hetimeve si dhe në ngritjen e ekipeve të përbashkëta hetimore të cilat do të mundësojnë hetime sa më efektive.

Me këtë rast, në kuadër të zbatimit të këtij projekti në fushën e drejtësisë penale, Prokurori i Shtetit u ftua që të nominojë prokurorët si pikë kontakti, si dhe vendosjen e pikave e ndërlidhëse të përhershme ndërmjet Prokurorisë së Shtetit dhe EUROJUST-it, që siç u vlerësua do të japin efekte pozitive në zhvillimin e operacioneve të përbashkëta kundër krimit.

Në këtë kontekst, përfaqësuesit e institucionit të Prokurorit të Shtetit kanë çmuar lartë vizitën e delegacionit të EUROJUST-it, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm që vendos një stad të ri të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve respektive, me ç’rast kanë shprehur gatishmërinë për implementimin e plotë të të gjitha obligimeve dhe përgjegjësive që dalin nga bashkëpunimi i ndërsjellë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi

Prizren, Totaj merr detyrën, betohen anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal

Dhuna në familje në rritje shqetësuese

E bindi të tërhiqte para nga banka, arrestohet i dyshuari për mashtrim

Kosova Times October 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Thaçi po qëndron për vizitë familjare në Kosovë

Kosova Times Kosova Times September 2, 2023
VIDEO Prezantohet raketa e parë hipersonike turke, ka një rreze veprimi prej 800 kilometrash
Prigozhin mohon se ka tentuar të rrëzojë Qeverinë ruse
Zelensky: Viti 2023 do të jetë vendimtar në konfliktin me Rusinë
Sobyanin: 10 dronë u rrëzuan në afrim drejt Moskës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?