By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet
July 19, 2025
Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer
July 19, 2025
Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL
July 19, 2025
Gazetari Shyti sjell librin e ri “LOJTARI I FATIT”
July 19, 2025
Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Eksod nga Hersoni para afrimit të forcave ukrainase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Eksod nga Hersoni para afrimit të forcave ukrainase
Rajon / Botë

Eksod nga Hersoni para afrimit të forcave ukrainase

Kosova Times
Last updated: 2022/10/25 at 9:42 PM
Kosova Times Published October 25, 2022
Share
SHARE

Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll.

Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore.

Civilët duke zbritur nga një traget për të shkuar drejt mjeteve të transportit që do t’i çonin ata në Krimenë e okupuar nga Rusia, gjatë një dite me shi në Oleshki, në rajonin ukrainas të Hersonit, më 23 tetor.
Civilët duke zbritur nga një traget për të shkuar drejt mjeteve të transportit që do t’i çonin ata në Krimenë e okupuar nga Rusia, gjatë një dite me shi në Oleshki, në rajonin ukrainas të Hersonit, më 23 tetor.
Një grua e moshuar duke zbritur nga një barkë në Oleshki, gjatë evakuimeve nga Hersoni, më 23 tetor. Një ditë më herët, autoritetet e instaluara nga Rusia në Herson përsëritën thirrjet për largimin e civilëve nga qyteti-port në Ukrainën jugore, duke apeluar te banorët për “kujdes për sigurinë e familjes dhe miqve”.
Një grua e moshuar duke zbritur nga një barkë në Oleshki, gjatë evakuimeve nga Hersoni, më 23 tetor.

Një ditë më herët, autoritetet e instaluara nga Rusia në Herson përsëritën thirrjet për largimin e civilëve nga qyteti-port në Ukrainën jugore, duke apeluar te banorët për “kujdes për sigurinë e familjes dhe miqve”.

Hersoni i fotografuar në maj, tre muaj pasi u mor në kontroll nga forcat ruse gjatë luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës. Hersoni ka rëndësi vitale strategjike dhe simbolike për luftën e Rusisë dhe Kremlini duket të jetë duke përgatitur qytetin për një betejë të madhe tokësore, teksa trupat ukrainase po afrohen gjithnjë e më shumë.
Hersoni i fotografuar në maj, tre muaj pasi u mor në kontroll nga forcat ruse gjatë luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

Hersoni ka rëndësi vitale strategjike dhe simbolike për luftën e Rusisë dhe Kremlini duket të jetë duke përgatitur qytetin për një betejë të madhe tokësore, teksa trupat ukrainase po afrohen gjithnjë e më shumë.

Civilë nga Hersoni duke arritur në stacionin hekurudhor Dzhankoi, në Krimenë e okupuar nga Rusia, për të pritur për transport drejt Rusisë, më 21 tetor. Analistët thonë se një arsye për thirrjet “zyrtare” për largimin e banorëve nga qyteti gjatë ditëve të fundit është frika se banorët pro-Ukrainës mund t’iu ndihmojnë forcave ukrainase nëse ato hyjnë në qytet.
Civilë nga Hersoni duke arritur në stacionin hekurudhor Dzhankoi, në Krimenë e okupuar nga Rusia, për të pritur për transport drejt Rusisë, më 21 tetor.

Analistët thonë se një arsye për thirrjet “zyrtare” për largimin e banorëve nga qyteti gjatë ditëve të fundit është frika se banorët pro-Ukrainës mund t’iu ndihmojnë forcave ukrainase nëse ato hyjnë në qytet.

Demonstruesit pro-Ukrainës duke u ballafaquar me një kolonë ushtarake ruse në Herson, në mars. Qyteti jugor u bë simbol i kundërshtimit në fillim të pushtimit, teksa banorët rrezikuan jetën e tyre për të protestuar kundër okupimit rus.
Demonstruesit pro-Ukrainës duke u ballafaquar me një kolonë ushtarake ruse në Herson, në mars.

Qyteti jugor u bë simbol i kundërshtimit në fillim të pushtimit, teksa banorët rrezikuan jetën e tyre për të protestuar kundër okupimit rus.

Një burrë duke bartur një bebe në një karrocë nëpër shkallët e stacionit të trenave Dzhankoi, në Krime, më 21 tetor. Rreth 25.000 njerëz janë larguar nga rajoni që nga 18 tetori, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Një burrë duke bartur një bebe në një karrocë nëpër shkallët e stacionit të trenave Dzhankoi, në Krime, më 21 tetor.

Rreth 25.000 njerëz janë larguar nga rajoni që nga 18 tetori, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Një vullnetar në qytetin rus Anapa duke ndarë ndihma me shenja pro-pushtimit, më 21 tetor. Pamjet që tregojnë se lufta e Rusisë po ngec janë pothuajse të pamundura për t’u gjetur në mediat e kontrolluara nga shteti në Rusi, por agjencia ruse e lajmeve TASS ka publikuar dhjetëra fotografi nga evakuimet në Herson.
Një vullnetar në qytetin rus Anapa duke ndarë ndihma me shenja pro-pushtimit, më 21 tetor.

Pamjet që tregojnë se lufta e Rusisë po ngec janë pothuajse të pamundura për t’u gjetur në mediat e kontrolluara nga shteti në Rusi, por agjencia ruse e lajmeve TASS ka publikuar dhjetëra fotografi nga evakuimet në Herson.

Banorët e Hersonit në një stacion trenash në Krime, duke pritur për transport drejt Rusisë, më 20 tetor. Kyrylo Budanov, zyrtar i inteligjencës ushtarake ukrainase, thotë se ka mundësi që evakuimi shumë publik i banorëve nga Hersoni mund të jetë mënyrë për ta tërhequr Ukrainën në një betejë të kushtueshme urbane.
Banorët e Hersonit në një stacion trenash në Krime, duke pritur për transport drejt Rusisë, më 20 tetor.

Kyrylo Budanov, zyrtar i inteligjencës ushtarake ukrainase, thotë se ka mundësi që evakuimi shumë publik i banorëve nga Hersoni mund të jetë mënyrë për ta tërhequr Ukrainën në një betejë të kushtueshme urbane.

Një traget duke larguar banorët nga Hersoni, më 20 tetor. Budanov thotë se forcat ruse “po krijojnë iluzionin se gjithçka është e humbur. Dhe, në të njëjtën kohë, ato po sjellin njësite të reja ushtarake dhe po i përgatisin rrugët e Hersonit për mbrojtje”.
Një traget duke larguar banorët nga Hersoni, më 20 tetor.

Budanov thotë se forcat ruse “po krijojnë iluzionin se gjithçka është e humbur. Dhe, në të njëjtën kohë, ato po sjellin njësite të reja ushtarake dhe po i përgatisin rrugët e Hersonit për mbrojtje”.

Një ushtar ukrainas në një llogore të marrë nga rusët, në rajonin e Hersonit, më 12 tetor. Ukraina raportohet se është duke avancuar në rajonin e Hersonit, por përparimet e tyre po përballen me rezistencë të fuqishme përreth qytetit të Hersonit. Zyrtarët ukrainas pohojnë se deri në 45 grupe batalionesh taktike ruse tani mund të jenë duke pritur një avancim ukrainas përreth Hersonit.
Një ushtar ukrainas në një llogore të marrë nga rusët, në rajonin e Hersonit, më 12 tetor.

Ukraina raportohet se është duke avancuar në rajonin e Hersonit, por përparimet e tyre po përballen me rezistencë të fuqishme përreth qytetit të Hersonit. Zyrtarët ukrainas pohojnë se deri në 45 grupe batalionesh taktike ruse tani mund të jenë duke pritur një avancim ukrainas përreth Hersonit.

You Might Also Like

Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet

Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer

Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL

Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë

Trump kërcënon se do t’i japë fund shpejt BRICS-it

Kosova Times October 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Autoritetet në Gaza: Pesë gazetarë u vranë në një sulm izraelit

Kosova Times Kosova Times December 26, 2024
Istogu – Ferizaj, kryesfida e stinorit
Në Republikën e Afrikës Qendrore u dogjë ndërtesa e misionit të BE-së. Më herët aty u plagos kreu i “Shtëpisë Ruse”.
Reagon avokati i popullit për situatën në veri
BE-ja i bashkohet Konventës së Stambollit për luftimin e dhunës ndaj grave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?