By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shkëmbim zjarri ndemjet dy veturave në Kaçanik, një i arrestuar
February 5, 2026
AUV kërkon ndalimin e shitjes dhe therjeve ilegale të kafshëve
February 5, 2026
Bashkëpunim Kosovë–SHBA në luftën kundër krimit të organizuar
February 5, 2026
Osmani: Institucionet tona u ndërtuan në pasojat e një lufte gjenocidale
February 5, 2026
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani: ShBA-ja po “zvarrit” vendimin për marrëveshjen bërthamore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani: ShBA-ja po “zvarrit” vendimin për marrëveshjen bërthamore
Rajon / Botë

Irani: ShBA-ja po “zvarrit” vendimin për marrëveshjen bërthamore

Kosova Times
Last updated: 2022/10/25 at 5:43 PM
Kosova Times Published October 25, 2022
Share
SHARE

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po “zvarrisin” vendimin për ringjallje të marrëveshjes bërthamore, të cilën Teherani e ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Marrëveshja e vitit 2015 ka paraparë heqjen e sanksioneve për Iranin, në këmbim të kufizimit të aktivitetit bërthamor.

Pas vendimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për largimin e SHBA-së nga kjo marrëveshje më 2018, edhe Teherani ka nisur të shmangë disa pika të marrëveshjes.

Por, prej fillimit të këtij viti, vendet anëtare të marrëveshjes, kanë rritur përpjekjet për ringjallje të paktit.

“Sot, janë amerikanët ata që duhet të marrin vendim, mirëpo ata janë duke e zvarritur procesin me këmbët e veta”, u ka thënë Raisi gazetarëve në Teheran.

Komentet e Raisit kanë ardhur pas disa javësh protesta në Iran, të cilat kanë shpërthyer pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, më 16 shtator, teksa ka qenë në mbajtje nga Policia për Moral, nën arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet shaminë në kokë.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore i kanë vënë sanksione të reja Iranit për mënyrën si ka reaguar ndaj protestave për Aminin.

“Republika Islamike dëshiron heqjen e sanksioneve, mirëpo në të njëjtën kohë e ka në agjendë edhe neutralizimin e sanksioneve”, ka thënë Raisi, pa ofruar më shumë hollësi.

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se “po tentojnë të ushtrojnë presion politik dhe psikologjik për të siguruar koncesione në negociata”.

Uashingtoni ka thënë më herët gjatë këtij muaji se rikthimi në marrëveshje nuk pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt.

“Nuk është se nuk duam rizbatimin e marrëveshjes bërthamore. Por, ne nuk jemi në pozicionin kur diçka e tillë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Uashingtoni është “i fokusuar” që autoritetet në Iran “të japin përgjegjësi për atë që bëjnë” në protesta, ka thënë mes tjerash Kirby.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë

Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit

Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë

BBC: Vritet djali i Muammar Gaddafit, Saif al-Islam Gaddafi

Kosova Times October 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Publikohen emrat e të nominuarve për Topin e Artë

Kosova Times Kosova Times September 6, 2023
Kurti: Në Kullat e Isa Boletinit u mësua dhe u mbrojt historia
Polonia rrëzon 4 nga 19 dronë rusë, mungon sistemi për t’iu kundërvënë kërcënimeve të Kremlinit nga dronët
Dje ua publikuan fotografitë, sot u arrestuan tre familjarët Likaj
Imri Ahmeti kërkon të lirohet nga pozita e Sekretarit të LDK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?