By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse Hersoni ukrainas përbën pikë strategjike?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pse Hersoni ukrainas përbën pikë strategjike?
Rajon / Botë

Pse Hersoni ukrainas përbën pikë strategjike?

Kosova Times
Last updated: 2022/10/25 at 4:37 PM
Kosova Times Published October 25, 2022
Share
SHARE

Ushtria ukrainase është duke rritur presionin ndaj forcave ushtarake ruse në rajonin jugor të Hersonit, të cilin Moska e ka pushtuar pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, më 24 shkurt.

Humbja e kontrollit të këtij rajoni do të shënonte një tjetër kthim mbrapa për presidentin rus, Vladimir Putin.

Rajoni i Hersonit kufizohet me Krimenë, dhe në këtë mënyrë i krijon qasje Moskës në këtë gadishull ukrainas, të cilin e ka pushtuar më 2014. Nëse ukrainasit rikthejnë kontrollin e Hersonit, kjo nënkupton se Moska nuk do të ketë më qasje në këtë korridor rrugor. Një përparim i tillë i ukrainasve do t’iu mundësonte atyre edhe bartjen e artilerisë afër Krimesë, rajon që Moska e konsideron me rëndësi jetike për interesat e saj.

Putin e konsideron aneksimin e Krimesë si fitore të madhe për dekadat e tij në pushtet. Në Krime ka prezencë të madhe të ushtrisë ruse, përfshirë flotën e Detit të Zi, të cilën Moska e përdor për të rritur fuqinë në Mesdhe dhe Lindje të Mesme.

Në rast se Ukraina rikthen kontrollin e Hersonit, furnizimet me ujë të freskët do të rrezikoheshin në Krime.

Pas vendimit të Moskës për aneksim të Krimesë, Kievi i ka bllokuar furnizimet me ujë përmes kanalit që del nga Lumi Dnjepër. Kur Rusia ka pushtuar një pjesë të madhe të Hersonit dhe rajonit tjetër Zaporizhja në lindje, forcat ruse kanë zhbllokuar menjëherë kanalin për të rikthyer furnizimet. Rusisë i duhet uji për popullsinë lokale, për tokën e Krimesë dhe disa objekte ushtarake. Forcat ushtarake ruse janë të përqendruara në pjesën perëndimore të Lumit Dnjepër, përkatësisht në veri të Hersonit. Ky është vendi i vetëm ku Rusia ka qasje në lumin që përshkon gjithë Ukrainën.

Forcat ukrainase tash e sa kohë janë duke dëmtuar urat, ashtu që të komplikohen përpjekjet e Moskës për të siguruar furnizime. Nëse Rusia humb qasjen në anë pjesë të lumit, atëherë një gjë e tillë do t’i mundësonte Ukrainës që të sulmonte linjat ruse të furnizimit edhe në rajonin e Zaporizhjës, njëkohësisht rikthimin e këtij rajoni po, kanë thënë analistët ushtarakë.

“Qasja në anën e djathtë të lumit është e rëndësishme për të dyja palët – për Rusinë që të mund të mbrojë Zaporizhjën, dhe për Ukrainën që të shkëpusë tri arterie: korridorin tokësor për Krimenë, ujin që shkon në Krime dhe kthimin e kontrollit të centralit bërthamor në Zaporizhja – më të madhit në Evropë”, ka thënë Oleh Zhdanov, analist ushtarak.

Qyteti i Hersonit është kryeqyteti i vetëm rajonal që kanë nën kontroll forcat ruse prej shpërthimit të luftës. Humbja e tij do të përbënte goditje simbolike për Kremlinin dhe do të përshkruhej si dështim i Rusisë për të fituar kontrollin e qyteteve si Mikollaiv apo Odesa, ka thënë, Oleksander Musiyenko, analist ushtarak.

“Është e qartë se humbja e Hersonit dhe urës së Hersonit do të kishte pasoja për imazhin e Rusisë dhe do të komentohej negativisht brenda Rusisë”, ka thënë ai.

Rajoni i Hersonit, i cili para luftës ka pasur popullsi prej më shumë se 1 milion banorësh, gjendet në rajonin e Detit të Zi. Rikthimi i kontrollit të tij, do t’i mundësonte Kievit kontroll të zonës bregdetare, e cila është kyçe për eksport të ushqimit në tregjet e jashtme.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times October 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një protestë e madhe në një qytet gjerman kundër mbajtjes së kongresit të AfD. Ka pasur një konflikt

Kosova Times Kosova Times January 11, 2025
Ukraina përgatit goditjen e tretë në urën e Krimesë
Rusia bllokoi shtatë domene me fushatën “Evgeny Prigozhin 2024”
Bislimi: Skema e profesionistëve të rinj transformoi administratën publike
UEFA nuk e fal Serbinë, e pëson edhe kundërshtarja e Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?