By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse shumica e evropianëve udhëtojnë brenda vendit të tyre dhe pse udhëtimet ndërkombëtare janë deri në tre herë më të shtrenjta?
January 22, 2026
Osmani në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davos
January 22, 2026
Udhëtimet e frymëzuara nga nostalgjia në rritje të fortë në vitin 2026
January 22, 2026
Kryeqyteti i Qipros është destinacioni më i mirë për kulturën në Evropë në vitin 2026
January 22, 2026
Perla e Toskanës që ende nuk është zbuluar nga turizmi masiv – ja pse duhet ta vizitoni
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mercedes largohet nga tregu i Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Mercedes largohet nga tregu i Rusisë
Teknologji

Mercedes largohet nga tregu i Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/26 at 5:46 PM
Kosova Times Published October 26, 2022
Share
SHARE

Mercedes është bërë kompania e fundit perëndimore që është larguar nga tregu i Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Kompania me bazë në Gjermani ka ndalur prodhimin dhe eksportimin e produkteve të saj në Rusi, prej fillimit të muajit mars.

Mirëpo tani ajo do të largohet krejtësisht nga tregu rus dhe do t’ua shesë aksionet investitorëve lokalë.

Kompania japoneze, Nissan është larguar nga Rusia më herët gjatë këtij muaji, dhe njëjtë kanë vepruar edhe kompanitë tjera që prodhojnë makina, Toyota dhe Renault.

Nissan ka pësuar humbje prej 700 milionë dollarëve pasi e ka shitur biznesin te një entitet shtetëror për një shumë simbolike.

Mirëpo, Harald Wilhelm, zyrtar financiar në Mercedes, ka thënë se largimi prej Rusisë, nuk pritet të ketë ndikim të madh në fitimet e kompanisë.

Asociacioni i Bizneseve Evropiane ka thënë se 9.558 makina Mercedes janë shitur në Rusi prej muajit janar deri në shtator, çka përbën rënie prej 72.8 për qind, në krahasim me vitin e kaluar.

Vendimi për largim, vjen pasi shumë kompani perëndimore janë larguar nga Rusia ma herët gjatë këtij viti, përfshirë, Starbucks, McDonald’s dhe Coca-Cola.

Edhe kompanitë tjera për prodhim të makinave, përfshirë: Jaguar Land Rover, General Motors, Aston Martin dhe Rolls-Royce, kanë ndalur të gjitha operacionet në Rusi, pak pas nisjes së luftës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

A mund të përshkojë një Mini një milion kilometra me një motor nafte me tre cilindra të brishtë?

KE hap konsultim publik për mbrojtjen e të drejtave të autorit

Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur

Google Maps ka një opsion që shoferët e kanë pritur prej vitesh

Profesionet që do të “zhduken” në pesë vitet e ardhshme

Kosova Times October 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova me gjashtë boksierë në turneun “Gongu i Artë”

Kosova Times Kosova Times May 1, 2024
Harresa shoqërore dhe institucionale e dëshmorit Zejnullah Berisha!
Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare
Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar
Hamasi sulmon IDF-në në Gaza, IDF hakmerret me sulme ajrore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?