By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vezë të ziera me humus dhe gjalpë aromatik
November 12, 2025
Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4,000 faqesh: “Turp të keni”
November 12, 2025
Nesër, PE do të votojë për zgjatjen e privilegjeve tregtare për Ballkanin Perëndimor
November 12, 2025
Gjendet salmonela në një ngarkesë me mish pule nga Rumania në Prizren
November 12, 2025
Arkeologët ulën një robot në piramidë dhe u mahnitën: Ata hasën skena që thonë se do të ndryshojnë historinë
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prishtina e ëndrrave dhe dëshpërimit të madh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Prishtina e ëndrrave dhe dëshpërimit të madh
Opinion

Prishtina e ëndrrave dhe dëshpërimit të madh

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 5:27 PM
Kosova Times Published October 26, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Bajram MJEKU

Nuk më kujtohet si ndodhi të kalojnë dy vjet pa ardhur në Prishtinë, derisa vendlindja ime është vetëm dhjetë milje larg saj. Mbaj mend kur dy vjet më vonë në pranverën e vitit 1976, më saktë kur isha vetëm dymbëdhjetë vjeç dhe i shoqëruar me babën, sapo kapërcyem urën që vjen nga drejtimi i Fushë-Kosovës, përballë meje u shfaq lagja Lakrishte, në të cilën ishin ngritur apartamente të reja dhe shumë moderne për kohën. Pak kohë më parë në këtë lagje kishte vetëm kopshte, në të cilat ishin të mbjella shumë perime dhe ishte ngulitur ndonjë barakë prej druri.

Atë ditë të bukur maji të vitit 1976, nga frika se mund të humbisja në turmën e njerëzve, tim eti ia shtrëngoja dorën aq shumë, sa duart na djersiteshin të dyve!

Që nga vitet gjashtëdhjetë, Prishtina nisi të “transformohej”, sipas sloganit komunist: “Ta rrënojmë të vjetrën, për të ngritur të renë”, ndërkohë që në emër të këtij “transformimi”, u zhbënë lagje të tëra, të cilat bashkë me “transformimin”, zhbënin gjithë trashëgiminë kulturore të Prishtinës, që kishte vlerë të pazëvendësueshme.

Degradimi i Prishtinës ka vazhduar edhe gjatë dekadës së okupimit, por që Prishtinës t’i vihet kazma një herë e mirë, ndodhi menjëherë mbas çlirimit të Kosovës në vitin 1999. Njerëz nga të katër anët ia mësyen ta zhbëjnë infrastrukturën e kryeqytetit të Kosovës, por kësaj radhe edhe me kazmë. Punët shkuan deri aty, sa nga dëshpërimi i madh për degradimin e kryeqytetit, njerëzit i zuri nostalgjia për të kaluarën! Të vetëquajturit shefa të kompanive ndërtimore, të cilët në fakt ishin matrapazë të sojit të tyre, gjithmonë me lejet nën rrogoz të pushtetarëve të rinj, kishin vendosur që kryeqytetin e Kosovës ta sillnin deri në pikën kritike, sa një qytetari normal t’i pamundësohej jeta normale në Prishtinë.

Situata u bë edhe më dëshpëruese, derisa shumë arkitektë u bënë edhe vet pjesë e ngulitjes së pamëshirshme të kazmave në hapësirën e saj. Shumica syresh heshtën, derisa i vetmi arkitekt që provoi t’i ndalonte ndërtimet pa leje, të cilat shkretëronin kryeqytetin ishte arkitekti i ndjerë Rexhep Luci, i cili ditën kur u vra ishte drejtor i Departamentit për Planifikim Hapësinor në Komunën e Prishtinës. Ai u vra nga persona ende të panjohur natën e 10 shtatorit të vitit 2000, derisa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, më saktë në lagjen “Kodra e Diellit”, të cilën vite më parë e kishte disejnuar vet. Sot e atë ditë, organet e drejtësisë nuk e zbardhën atentatin mizor kundër tij, derisa nga kjo ditë u vra edhe e ardhmja e kryeqytetit të Kosovës.

Shkas për të publikuar këtë shkrim u bë parkingu nëntokësor, i cili tash disa vjet ka nisur të ndërtohet në hapësirën e Fakultetit Filologjik në Prishtinë dhe i cili pritet të promovohet këto ditë. Për aq sa kam mundur të shoh përmes “vrimave” të rrethojës mbrojtëse, shkatërrimi i hapësirës së oborrit të Fakultetit Filologjik, do të jetë shëmtia më e madhe në zemër të kryeqytetit të Kosovës. Më shumë se parkingu, përreth tij pashë se do të ngritet një supermarket i madh, pastaj një ëmbëltore nga një brend tashmë i njohur bakllavashë dhe zor që në kuadër të “dugajëve” të reja, të jetë planifikuar edhe ndonjë librari apo diçka tjetër të kësaj natyre, që sadopak do t’i gjasonte frymës akademike, më saktë frymës së Fakultetit Filologjik, i cili tash gjysmë shekulli është simbol i arsimit, për të cilin kosovarët u sakrifikuan ndër breza.

Në tetorin e vitit 1983, kur po nisesha t’i sendërtoja ëndrrat e së ardhmes pikërisht në Fakultetin Filologjik, kujtoj nanën time, e cila më pati thënë:

– Bashkë me rrugëtimin e ri, bëhu edhe qytetar rezident i Prishtinës, pasi bota jote është ndryshe nga ‘hekurat’ që na rrethojnë!”. (E kishte fjalën për Korporatën Energjetike të Kosovës, e cila moti kishte rrethuar vendlindjen time).

Sot, nga kjo distancë e largët, për Prishtinën ruaj vetëm nostalgjinë dhe i dëshpëruar thellë, kam nisur të mendoj rikthimin në vendlindje…

You Might Also Like

Koha për bashkim kombëtar!

Ka një ritëm të çuditshëm në politikën shqiptare, sa herë një grua ngjit një shkallë vendimarrjeje!

Peja dhe Gjakova model për elektoratin e mençur që duhet ta ketë Kosova

Parlament me dy dhoma?

Zgjedhjet lokale diagnozë e saktë e fuqisë së partive politike për zgjedhjet e reja parlamentare

Kosova Times October 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Ana Oksa u kthye në Sanremo pas një pauze 12-vjeçare: Ja si duket sot diva me zë hyjnor

Kosova Times Kosova Times February 9, 2023
Osmani takon Alice Albright në New York, falënderon për mbështetjen e MCC-së në sektorin e energjisë
Në Çeçeni, persona të panjohur qëlluan një kamion të Gardës Ruse
KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit
Osmani shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së tre anëtarëve të familjeve Pacolli e Visoka
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?