By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja shton sanksionet ndaj Qeverisë iraniane për shtypje të protestave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja shton sanksionet ndaj Qeverisë iraniane për shtypje të protestave
Rajon / Botë

ShBA-ja shton sanksionet ndaj Qeverisë iraniane për shtypje të protestave

Kosova Times
Last updated: 2022/10/26 at 10:25 PM
Kosova Times Published October 26, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë iranianë, përfshirë ata që mbikëqyrin burgun Evin të Teheranit, për censurë në internet dhe shtypje të protestave, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila ka vdekur sa ka qenë në mbajtje.

Policia e Moralit e ka ndaluar atë nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Sanksionet, përfshirë bllokada financiare dhe ndëshkime tjera, janë vendosur nga Departamenti amerikan i Thesarit, dhe shënjestrojnë zyrtarë të lartë iranianë dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Në mesin e tyre janë zyrtarë të burgut Evin, ku gjenden të burgosurit politikë, dhe ku Uashingtoni beson se janë dërguar shumica e protestuesve.

Sanksionet e reja vijnë 40 ditë pas vdekjes së Aminit, dhe janë pjesë e masave të vendosura kundër Teheranit, për shkak të shtypjes së protestave dhe kufizimit të qasjes në internet.

“Dyzet ditë pas vdekjes tragjike të Mahsa Aminit, iranianët vazhdojnë të protestojnë me trimëri përballë shtypjes brutale dhe bllokimit të qasjes në internet”, ka thënë Brian Nelson, nënsekretar për Terrorizëm dhe Inteligjencë financiare në Departamentin e Thesarit.

Ai ka thënë se sanksionet janë pjesë e “përkushtimit tonë për të mbajtur përgjegjëse të gjitha nivelet e Qeverisë iraniane për këtë shtypje”.

Familja e Aminit ka thënë se e bija është goditur derisa ka qenë në mbajtje.

Qeveria, në anën tjetër, ka thënë se ajo ka pësuar “dështim të organeve”.

Grupi i Iranit për të Drejta të Njeriut, organizatë me bazë në Oslo, ka thënë se si pasojë e shtypjes së protestave, janë vrarë 215 persona, përfshirë 27 fëmijë.

Liderët iranianë kanë akuzuar Shtetet të Bashkuara dhe shtetet tjera perëndimore për nxitje të atyre që i konsiderojnë “trazira”.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times October 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdiq pinguini homoseksual Sphen, historia e dashurisë së tij dhe partnerit të tij Magic pushtoi botën

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Komuniteti i biznesit kërkon thellim të bashkëpunimit me Shqipërinë
Zyrtarët rajonalë iranianë miratojnë kod të rreptë të veshjes për nëpunëset civile
Vdes një person në Prishtinë, ishte bashkë me vëllanë e shokun
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë 60 luftëtarë palestinezë në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?