By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump ndjen keqardhje për familjen mbretërore pasi Andrew humbi titujt e tij
November 3, 2025
Moti në Shqipëri me vranësirat dhe reshje shiu me intensitet të ulët
November 3, 2025
KOK nënshkruan sot Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”
November 3, 2025
Ditë me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat deri në 18°C
November 3, 2025
Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e ngushëllimeve për Nanon
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja ndihmon me 80 milionë euro Shqipërinë për të përballuar krizën energjetike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE-ja ndihmon me 80 milionë euro Shqipërinë për të përballuar krizën energjetike
Rajon / Botë

BE-ja ndihmon me 80 milionë euro Shqipërinë për të përballuar krizën energjetike

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 8:19 PM
Kosova Times Published October 27, 2022
Share
SHARE

Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë për të përballuar krizën energjetike.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë, tha se përgjigja ndaj kësaj situate do të jetë shumë më e gjerë sesa thjesht një mbështetje buxhetore. Ajo foli për solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit përballë kësaj krize.

“Mbështetja do të jetë 80 milionë euro në grante. Ju keni një sistem që është i mirë për të ndihmuar familjet dhe bizneset e vogla. Pjesa e dytë ka të bëjë jo me mbështetjen e menjëhershme por pas janarit, për sistemin e energjisë, 500 milionë euro në grante për të investuar në strukturën energjetike të rajonit”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen.

Kryeministri Rama falënderoi Bashkimin Evropian për ndihmën, por duket se e vlerësoi të pamjaftueshme.

“Nuk na mjaftojnë ato 80 milionë euro, por megjithatë janë një ndihmë e rëndësishme dhe ne jemi falënderues. Sa pjesë e nevojës janë për të mbrojtur çmimin e konsumatorëve? Janë 1/6. Nëse i referohemi këtij viti, na është dashur në total 460 milionë euro energji. Është një shumë marramendëse, por që ka ndihmuar për inflacionin. Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon, dhe një nga arsyet është fakti që kemi një mburojë financiare për çmimin e energjisë”, theksoi kryeministri Rama.

Kryeministri shqiptar tha më tej se nuk do të rritet çmimi i energjisë, ndërsa propozimin për vendosjen e fashës prej 800 kilovat, nuk e konsideroi rritje, por vendosje e një tavani të arsyeshëm, që prek sipas tij vetëm 60 mijë familje.

Ai shtoi se shembulli i Kosovës që po aplikon fashën prej 800 kilovat tregon sa e vlefshme është dhe sa do të ndihmojë në kursimin e energjisë elektrike.

Aktualisht Shqipëria nuk aplikon pagesën e energjisë me fasha. Edhe pse qeveria e propozoi fashën 800 kilovat për muajin tetor, më pas u tërhoq duke deklaruar se reshjet e shiut e përmirësuan situatën energjetike.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për një tjetër investim me rëndësi, për gazsjellësin adriatiko-jonian, një investim i përbashkët i Azerbajxhanit, BE-së dhe vendeve të rajonit të Ballkanit. Rama shpjegoi se ky investim që do të lidhë gazsjellësin transatlantik me Malin e Zi dhe Kroacinë, që sipas kryeministrit shqiptar, do të jetë vlerë e shtuar për Shqipërinë.

BE-ja dakord me “taksën e jashtëzakonshme” për prodhuesit e mëdhenj të energjisë

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri shqiptar Edi Rama foli edhe për “taksën e jashtëzakonshme, mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë”.

Këtë propozim, ai e ka artikuluar disa ditë më parë, ndërsa të enjten, krah presidentes së Komisionit Evropian e bëri të qartë se nisma do të zbatohet.

“Do të vendosim taksën e jashtëzakonshme për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë, jo për të gjithë HEC-et. Nuk kam asgjë kundër tyre, por nuk mund të nxjerrin fitime marramendëse se ju ra fati. Ne do t’u vendosim taksë të jashtëzakonshme, dhe me ato të ardhura do të mbështesim familjet në nevojë, me rimbursimin e energjisë”, tha Rama.

Nisma ka përkrahjen e Bashkimit Evropian, gjë që u bë e qartë nga presidentja e Komisionit Evropian.

“Edhe Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapa ndaj këtyre kompani, që kanë super të ardhura. Ne kemi marrë pjesë të fitimit të tyre për t’ua kaluar shteteve anëtare që të mbështesin familjet dhe bizneset në nevojë”, tha Von der Leyen.

Pritshmërinë për samitin BE-Ballkan në Tiranë më 6 dhjetor

Në konferencën e përbashkët iu kushtua vëmendje edhe samitit të 6 dhjetorit që do të zhvillohet në Tiranë mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Komisionit Evropian tha se në qendër të diskutimeve të samitit do të jetë lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj.

“Do të diskutojmë situatën gjeopolitike dhe se si do të mbështesim më tej Ukrainën. Mendoj se edhe energjia do të ketë një vend të veçantë në këtë samit, por edhe infrastruktura dhe se si do të vijojmë ta trajtojmë krizën”, deklaroi Von der Leyen.

Ndërsa kryeministri Rama tha se çdo ditë e më shumë shihet një sinergji pozitive mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

“Mezi pres të zbresin në Tiranë gjithë udhëheqësit e BE-së, se këta të Ballkanit kanë ardhur shpesh. Të diskutojmë çfarë duhet të bëjmë bashkërisht. Edhe pse nuk jemi në BE, ata e kanë kuptuar se edhe ne jemi evropianë dhe fatet në gjërat e mëdha i kemi të përbashkëta. Kemi përparime historike në raportin mes rajonit dhe BE, dhe Shqipëria ka një rol të dorës së parë”, tha Rama.

Mbajtja e këtij samiti u njoftua pak ditë më parë nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili theksoi se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç i Bashkimit Evropian.

You Might Also Like

Trump ndjen keqardhje për familjen mbretërore pasi Andrew humbi titujt e tij

FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse

Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare

Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë

Vritet kryebashkiaku në Meksikë

Kosova Times October 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një person në SHBA vrau vajzën e zëvendës sherifit

Kosova Times Kosova Times September 8, 2024
Scholz: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet
Uashingtoni po përgatit sanksione për Orban…
Merret në mbrojtje zona ku u gjet mozaiku i rrallë në Durrës
Në Vushtrri po zbatohet kënaqshëm Ligji për përdorimin e Gjuhëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?