By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vdes një grua në Restelicë, dyshohet se është vrarë nga i biri
January 21, 2026
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 21, 2026
Dy dekada pa Rugovën, Sejdiu flet për testamentin e tij politik
January 21, 2026
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt
January 21, 2026
Trump fton Osmanin që ta përfaqësojë Kosovën në Bordin e Paqes
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti priti deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti priti deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko
Lajme

Kryeministri Kurti priti deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 8:15 PM
Kosova Times Published October 27, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko.

Duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e falënderoi atë për interesimin e tij dhe afërsinë me Kosovën, inicimin e rezolutës për njohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina dhe për mbështetjen e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Teksa e njoftoi deputetin ukrainas Goncharenko me të gjitha vendimet dhe veprimet që Kosova ka ndërmarrë për solidarizim dhe përkrahje të Ukrainës; për vendosjen e menjëhershme të sanksioneve, largimin e vizave për qytetarët ukrainas, pranimin e 11 gazetarëve nga Ukraina të cilët tashmë janë banorë të Prishtinës dhe për format e tjera të solidarizimit.

Folën për situatën aktuale në Ukrainë, për rezistencën e admirueshme të popullit ukrainas, rëndësinë për të vazhduar mbështetja ndaj Ukrainës nga vendet demokratike dhe për ndikimin që agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse ka pasur në të gjithë kontinentin e Evropës. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti e njoftoi më shumë për zhvillimet në Kosovë dhe qeverisjen, situatën në rajon, raportet e Kosovës me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe për raportet e afërta të Serbisë me Rusinë.

Ata gjithashtu folën edhe për mundësitë e bashkëpunimit parlamentar në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, organizatë kjo në të cilën Republika e Kosovës veçse ka aplikuar dhe synon të anëtarësohet. Kosova dhe populli i saj qëndron në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas, u shpreh kryeministri Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vdes një grua në Restelicë, dyshohet se është vrarë nga i biri

50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy dekada pa Rugovën, Sejdiu flet për testamentin e tij politik

15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt

Trump fton Osmanin që ta përfaqësojë Kosovën në Bordin e Paqes

Kosova Times October 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Borrelli për dialogun Kosovë-Serbi: S’ka të bëjë me njohje, por me normalizim – nëse njohja vjen, vjen në fund

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Trupi i një të riu nga Zagrebi ishte në frigorifer për 13 vjet. Motra: Po vloj nga inati
Presidentja Osmani priti në takim një grup të grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Turistët tani duhet të paguajnë 12 euro për të parë ballkonin e famshëm të “Romeo dhe Zhuljetës” në Itali
8 maji Dita Botërore e Talasemisë, deputetët e Kuvendit dhurojnë gjak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?