By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti vendos gurthemelin e çerdhes së re në kryeqytet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti vendos gurthemelin e çerdhes së re në kryeqytet
Lajme

Kurti vendos gurthemelin e çerdhes së re në kryeqytet

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 12:14 PM
Kosova Times Published October 27, 2022
Share
SHARE

Një tjetër gurthemel i çerdhes është vendosur nga kryeministri Albin Kurti. Pas vendosjes së gurthemeleve në Dobërçan të Gjilanit dhe në Gjakovë, i pari i ekzekutivit së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, e kanë vendosur gurthemelin e çerdhes së re në afërsi të shkollës së Gjelbër në kryeqytet.

Kurti ka thënë se investimet në ndërtimin e çerdheve do të bëhen në të gjithë Kosovën dhe kësisoj po realizohen zotimet e dhëna si qeveri.

“Javën e kaluar e vendosëm gurthemelin e çerdhes në Gjakovë. Sot do të vazhdojmë me punime në Prizren, Suharekë, Skenderaj. Po ashtu, do të jem në Podujevë duke lëvizur kësisoj drejt zotimeve tona”, ka thënë Kurti.

Ai më tej ka sqaruar se çerdhja e re në kryeqytet do të ketë 1.300 metra katrorë, me 5 dhoma qëndrimi për fëmijët dhe kap vlerën e 743 mijë eurove.

Në anën tjetër ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se si Qeveri po punojnë në gjithëpërfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm.

“Qeveria e ka rritur buxhetin për investime në shkolla të reja dhe çerdhe. Do të punojmë shumë në arsim nga komuna në komunë e nga fshati në fshat. Uroj që punimet të shkojnë mbarë e mirë”, u shpreh Nagavci.

Ndërkaq, i pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e vlerësoi shumë të rëndësishëm ndërtimin e kësaj çerdheje në këtë lagje të kryeqytetit, teksa theksoi se vetëm bashkëpunimi i mirëfilltë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror japin frytet e duhura për qytetarët e vendit.

“Bashkëpunimi i nivelit lokal me atë qendror po jep fryte të mirëfillta. Përgjegjësia jonë për ngritjen e kualitetit në arsim fillon nga fëmijëria, ku i mundësojmë fëmijëve të kenë qasje e të shoqërohen me njëri-tjetrin, derisa kjo njëherësh është ndihmë edhe për prindërit”, ka theksuar Rama, i cili ka bërë të ditur se në Komunën e Prishtinës është planifikuar ndërtimi i tri shkollave të reja.

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi

Kapen në flagrancë pesë hajna duke tentuar të vjedhin një argjendari

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kosova Times October 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Skandal në vilën e Michael Schumacher: Piloti australian u akuzua për përdhunimin e një infermiereje

Kosova Times Kosova Times October 15, 2025
Bajrami: Rritja e çmimit të energjisë, ‘dhuratë’ që varfëron familjet
Muharremi: Qeveria e re duhet të ketë mbi 70 vota për stabilitet, jo eksperimente politike
Joshua-Dubois, zbulohet data e rimeçit
Turqia, Siria, Rusia dhe SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?