By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pushteti dhe opozita, përplasje për maqedonishten në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pushteti dhe opozita, përplasje për maqedonishten në BE
Rajon / Botë

Pushteti dhe opozita, përplasje për maqedonishten në BE

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 5:20 PM
Kosova Times Published October 27, 2022
Share
SHARE

Nënshkrimi në gjuhën maqedonase i marrëveshjes mes agjencisë evropiane për kontrollimin e kufijve, Frontex, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut është vlerësuar si dëshmi se gjuha maqedonase është e garantuar me Marrëveshjen me Bullgarinë për zhbllokimin e integrimit evropian.

Shkupi dhe Sofja më 17 korrik nënshkruan një protokoll për kapërcimin e dallimeve për të kaluarën historike mes dy vendeve, ndërsa besojnë se kanë zgjidhur edhe çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Kjo marrëveshje që kishte për bazë një propozim të Francës e që ishte mbështetur edhe nga BE-ja, bëri që Sofja të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 26 tetor në Shkup, tha se marrëveshja me agjencinë Frontex e nënshkruar në gjuhën maqedonase është dëshmi, sipas tij, se marrëveshja me Bullgarinë ishte më e mira e mundshme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Nënshkrimi i marrëveshjes me Frontex-in është i pari mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, që nënshkruhet në gjuhën maqedonase pas nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE. Marrëveshja u nënshkrua në gjuhën e pastër maqedonase, pa shtesa apo fusnota, pra si gjuhë e barabartë me të gjitha gjuhët tjera të Bashkimit Evropian. Ky ishte një premtim që e kisha dhënë dhe që arritëm ta realizojmë”, deklaroi Kovaçevski, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës se me marrëveshjen me Bullgarinë janë rrënuar pozitat shtetëror e kombëtare maqedonase.

“Ranë poshtë të gjitha gënjeshtrat ndërsa qytetarët sikur edhe shumë herë më parë, vërtetuan se kush është partner i besueshëm që do t’i udhëheqë në rrugën e vërtetë drejt Bashkimit Evropian dhe kush ushqehet me gënjeshtra e manipulime që të përhap frikë dhe pasiguri duke rrënuar besimin në institucionet e vendit dhe të BE-së”, tha Kovaçevski.

Por, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha më 27 tetor se “pretendimet e qeverisë synojnë mashtrimin e opinionit”, pasi sipas tij, marrëveshje të tilla janë nënshkruar edhe më herët dhe se nuk duhet të hapet debati për gjuhën maqedonase, e cila sipas kreut të opozitës maqedonase, ka të zgjidhur statusin e saj që nga periudha e ish-Jugosllavisë.

“Është një nga qindra marrëveshjet që janë nënshkruar në këtë formë në të kaluarën. Gjuha maqedonase është e drejtë e natyrshme. Gjuha maqedonase së bashku me gjuhën serbokroate dhe sllovene qysh nga koha e ish-Jugosllavisë ishte e njohur ndërkombëtarisht, edhe nga Kombet e Bashkuara, gjuha maqedonase është e kodifikuar në vitin 1977″.

“Mendoj se sa më shumë që e hapim këtë temë, aq më keq do të jetë për ne pasi është një çështjet e mbyllur për të cilën nuk duhet të ketë debate”, tha Mickoski. Ai shprehu indinjatë ndaj zyrtarëve, të cilët, sipas tij, nuk reagojnë në rastet kur përfaqësues të lartë të BE-së, përfshirë edhe presidenten Ursula von der Leyen, maqedonasit dhe gjuhën maqedonase i quajnë si maqedono-verior.

Ndërkohë, përveç marrëveshjes me agjencinë evropiane për kontrollimin e kufijve, Frontex, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursuela von der Leyen në takimet me zyrtarët maqedonas ka biseduar edhe për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicën bullgare në të, si detyrim që del nga marrëveshja me Bullgarinë.

Kryeministri Kovaçevski shprehu besimin se edhe ky detyrim do të përmbushet ndërsa një ditë më herët kishte theksuar nevojën që të bisedojë me partitë politike për sigurimin e një mbështetjeje sa më të gjerë për ndryshimin e aktit më të lartë juridik në vend.

Por, kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, tha se partia e tij VMRO DPMNE nuk i jep mbështetje ndryshimeve, që duhet të miratohen me dy të tretat e votave në Kuvend pasi marrëveshjen me Bullgarinë vazhdon ta konsiderojë të dëmshme për palën maqedonase.

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times October 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Të harruar në veri

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani”
Drejt kompromisit të fundit politik!
Ambasada ruse kërkoi ndalimin e protestave kundër rizgjedhjes së Putinit në Gjermani
Delegacioni i FFK-së bën homazhe në Prekaz
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?