By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Scholz hedh poshtë pretendimet turke kundër Greqisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Scholz hedh poshtë pretendimet turke kundër Greqisë
Rajon / Botë

Scholz hedh poshtë pretendimet turke kundër Greqisë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 2:54 PM
Kosova Times Published October 27, 2022
Share
SHARE

Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë të enjten pretendimet e Turqisë mbi sovranitetin e ishujve grekë, pjesë kjo e një breshërie sulmesh verbale nga Ankaraja, të cilat kryeministri grek i quajti “helm” dhe “gënjeshtra”.

Një partner i NATO-s “nuk duhet” të vërë në dyshim sovranitetin e një anëtari tjetër,” tha kancelari gjerman, Scholz, në një konferencë për media së bashku me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Të gjitha çështjet e tilla duhet të zgjidhen në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha kreu i shtetit gjerman, i cili është në vizitën e tij të parë në Greqi si kancelar.

“Është vërtetë një turp që (Presidenti turk Rexhep Tajip) Erdogan nuk mund ta shohë se po shkon drejt një ngërçi, kur helmon popullin e tij me gënjeshtra kundër Greqisë”, shtoi kryeministri grek, Mitsotakis.

Greqia dhe Turqia, të cilat janë të dyja anëtare të aleancës së NATO-s të, janë grindur për vite me radhë mbi kufijtë detarë dhe të drejtat e eksplorimit të fushën e energjisë në detin Egje dhe në detin lindor të Mesdheut.

Në një intervistë me të përjavshmen franceze Le Point, botuar gjithashtu të enjten, kryeministri grek Mitsotakis tha se gjuha e përdorur në “retorikën e përshkallëzuar” nga Erdogan dhe zyrtarët e tij të lartë në muajt e fundit ishte “e paprecedentë”.

Ndërsa pranoi se agresiviteti i Erdoganit mund të lidhet me një fushatë të ashpër rizgjedhjeje vitin e ardhshëm, Mitsotakis vuri në dukje se Athina “nuk mund të injorojë se këto deklarata konfirmojnë një qëndrim agresiv dhe ekspansionist ndaj Greqisë”.

“Presidenti Erdogan… tani thotë se mund të pushtojë vendin tim gjatë natës,” tha kryeministri grek.

Erdogan ka akuzuar kohët e fundit Greqinë për “pushtimin” e ishujve të Egjeut, statusi i të cilëve u zgjidh në traktatet e miratuara pas Luftës së Parë Botërore.

Në përgjigje, Athina akuzon Turqinë për kryerjen e qindra fluturimeve të paligjshme ushtarake mbi ishujt.

“Fqinjët tanë dhe të gjithë partnerët tanë e dinë se ishujt grekë nuk kërcënojnë askënd,” tha Mitsotakis.

“Të gjithë e dinë se marrëveshjet ndërkombëtare nuk ndryshojnë përmes interpretimeve arbitrare. As historia nuk ndryshon përmes deluzioneve, apo gjeografia përmes hartave të falsifikuara.”

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara thanë se sovraniteti grek nuk ishte i diskutueshëm, pasi Turqia protestoi kundër vendosjes së automjeteve të blinduara greke në ishujt Lesbos dhe Samos.

You Might Also Like

Elefanti vret 20 persona në Indi

Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona

Komisioneri Europian për Mbrojtjen ka propozuar krijimin e një ushtrie të BE-së me 100,000 trupa

Kompanive ruse u lejohet të dërgojnë punonjësit në spitalet psikiatrike për ekzaminim

Policia qipriote raporton zhdukjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t

Kosova Times October 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vidhet një cisternë më gaz në Kamenicë, dëmi 30 mijë euro

Kosova Times Kosova Times October 5, 2023
Gazetarja ukrainase Victoria Roshchina vdiq në një qendër paraburgimi në rajonin e Permit
Ukrainasit kapin indianin. “Rusët më mbollën drogë dhe më thanë – burg ose ushtri”
Horoskopi ditor për 24 tetor
Ruset nxjerrin në shitje një numër rekord makinash të përdorura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?