By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një propozim për një dimër pak më ndryshe – ishulli evropian me më shumë diell në janar
December 27, 2025
Në 16 lokacione u gjetën mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë vitit
December 27, 2025
Policia e Kosovës përkujton heroin Izet Demaj
December 27, 2025
Vërmicë, arrestohet një shtetas i Shqipërisë për dhënie ryshfeti
December 27, 2025
Greqi-Turqi: Fundi i “ujërave të qeta”
December 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DASh kërkon që Irani t’ia kthejë familjes trupin e pajetë të gazetarit të REL-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > DASh kërkon që Irani t’ia kthejë familjes trupin e pajetë të gazetarit të REL-it
Rajon / Botë

DASh kërkon që Irani t’ia kthejë familjes trupin e pajetë të gazetarit të REL-it

Kosova Times
Last updated: 2022/10/28 at 3:35 PM
Kosova Times Published October 28, 2022
Share
SHARE

Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur neveri për raportimet se trupi i gazetarit të Radios Evropa e Lirë, Reza Haghighatnejad, është marrë nga Garda Revolucionare e Iranit, duke kërkuar nga autoritetet iraniane që trupi i gazetarit t’i kthehet familjes së tij.

“Jemi të neveritur nga raportimet se mbetjet mortore të Rezas janë marrë nga Garda Revolucionare, pasi ato u riatdhesuan në Iran për t’u varrosur në qytetin e tij të lindjes, Shiraz”, tha për REL-in një zëdhënës i DASh-it.

Haghighatnejad ka punuar për Shërbimin iranian të REL-it nga viti 2019, deri në vdekjen e tij.

Marrja e mbetjeve mortore të gazetarit Haghighatnejad “tregon shkallën e frikës së udhëheqjes së Iranit ndaj gazetarëve që bëjnë publike keqbërjet, dhe kjo frikë shfaqet edhe pas vdekjes së tyre”, tha DASH-i.

“Sipas të gjitha informacioneve, ai ishte një gazetar brilant, i përkushtuar për lirinë e shprehjes dhe zbulimin e së vërtetës”, tha zëdhënësi dhe shtoi se “ne u bëjmë thirrje autoriteteve iraniane që menjëherë të dorëzojnë te familja eshtrat e Rezait dhe të ndalojnë frikësimin e tmerrshëm të gazetarëve”.

Haghighatnejad, 45 vjeç, vdiq më 17 tetor në Spitalin Charite në Berlin dhe trupi i tij u riatdhesua në Iran për t’u varrosur më 25 tetor. Megjithatë, trupi i pajetë i tij u zhduk me të arritur në Iran mes raportimeve të pakonfirmuara se agjentët e Gardës Revolucionare e dërguan në një lokacion të panjohur.

Më herët, gjatë 27 tetorit, nëna e gazetarit, Beygumjan Raeisi tha se agjentët e sigurisë të Iranit rrëmbyen trupin e djalit të saj.

“Ky është mesazhi i nënës që nuk e ka parë djalin e saj për gjashtë vjet dhe nuk kishte dijeni për sëmundjen e tij dhe tani trupi i tij u kthye në Iran, por u rrëmbye në aeroport nga autoritetet”, tha nëna e Haghighatnejadit përmes një videoje.

Raeise nuk tha se nëse autoritetet kishin konfirmuar se ku kanë dërguar trupin e djalit të saj. Autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar për këtë çështje.

Familjarët dhe miqtë i thanë Shërbimit iranian të REL-it se kishin pasur lejet e nevojshme për varrosjen e gazetarit në Shiraz.

Haghighatnejad ishte larguar nga Irani pas rritjes së presionit ndaj gazetarëve dhe nisi të punonte në mediat jashtë vendit. Ai nuk mundi të kthehej në Iran për shkak të punës së tij si gazetar.

REL-i ka informacione që sugjerojnë se familja e Haghighatnejadit ka qenë nën presion nga Qeveria që të pajtohet që trupi i gazetarit të varrosej në një tjetër varrezë jashtë qytetit të tij të lindjes.

Presidenti i REL-it, Jamie Fly, tha se manipulimet e regjimit iranian ndaj familjes së Haghighatnejadit janë “të turpshme dhe të neveritshme” dhe shtoi se familjarët e tij meritojnë që t’u lejohet ta varrosin atë pa u penguar nga regjimi.

Haghighatnejad ishte një analist dhe komentator politik i shquar në mediat në gjuhën persiane brenda dhe jashtë Iranit. Vdekja e tij ndodhi në kohën kur Irani po përballet me trazira pas vdekjes së një vajze të re gjatë kohës sa ishte në mbajtje, pas arrestimit nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

You Might Also Like

Greqi-Turqi: Fundi i “ujërave të qeta”

Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit. Ka viktima

Bullgaria hyn në Eurozonë, i thotë lamtumirë levit

I maskuari grabit recepsionistin në Çagllavicë

Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos

Kosova Times October 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Lajçak: Po përgatitemi për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, marrëveshjet mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Lista Serbe nuk ndryshon qëndrim për pjesëmarrje në zgjedhje, as pas Ohrit
Udhëheqësit e BE-së i bëjnë thirrje Këshillit Evropian të trajtojë situatën në Ballkanin Perëndimor në prill
Begaj e Rama urojnë besimtarët bektashinj Ditën e Sulltan Novruzit M.M./ RTKlive Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si dhe kryeministri Edi Rama u kanë uruar sot Ditën e Sulltan Novruzit besimtarëve bektashinj. Presidenti Begaj në një postim në ‘Facebook’ ka uruar se që kjo ditë e shenjtë t’u sjellë shqiptarëve begati e mirësi. “Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj! Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”, ka shkruar Begaj. Gjithashtu edhe kryeministri Rama ka uruar shqiptarët Ditën e Sulltan Novruzit. “Për të gjithë besimtarët bektashinj, Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit”, shkurar Rama në ‘Facebook. Ndryshe, festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, si festë më e rëndësishme e bektashizmit, më 1996, u dekretua si festë shtetërore. Veç Shqipërisë, bektashinjtë janë të përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni.
Mesazh i ashpër nga Kremlini për Beogradin: Ju shkelët vëllazërinë shekullore për fitim, armët serbe po na vrasin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?