By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deputeti i LVV-së kërkon të shtyhet afati për targat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deputeti i LVV-së kërkon të shtyhet afati për targat
Lajme

Deputeti i LVV-së kërkon të shtyhet afati për targat

Kosova Times
Last updated: 2022/10/28 at 1:44 PM
Kosova Times Published October 28, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, tha se vendimi për riregjistrimin e makinave në parim është i drejtë, por kërkoi që afati për këtë proces të shtyhet për dy muaj.

Në një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, Abazi, që është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, tha më 28 tetor se një shtyrje e afatit do të ishte në “favor të interesit kombëtar” të Kosovës.

“Më shumë sesa targat e serbëve na duhet lëvizja e lirë dhe rikthimi i lëvizjes së qytetarëve tanë drejt Sarajevës. Kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse për më shumë se dy dekada qytetarëve tanë iu është ndaluar të udhëtojnë drejt Bosnjës dhe Hercegovinës. Rrjedhimisht, propozoj që data për targa të bëhet 31 dhjetori. Në këtë formë ia pamundësojmë kujtdo që ta sabotojë procesin e Berlinit dhe mundësinë që të ngrenë tensione në veriun e rëndësishme të Kosovës”, tha Abazi.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, mund t’i konvertojnë në targa RKS – Republika e Kosovës.

Më 27 tetor, zyrtarët e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – dhe Serbia, paralajmëruar vendosjen e bllokadave në veri, nëse Kosova pas 31 tetorit konfiskon targat dhe makinat e tyre.

Pas 31 tetorit, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të lejojë qarkullimin e këtyre makinave brenda territorit të shtetit dhe as ta kalojnë kufirin.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për dhjetë muaj procesin e riregjistrimit, por Qeveria e Kosovës, sipas SHBA-së, ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Më 25 tetor, kryeministri Kurti deklaroi se Kosova merr seriozisht sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë lidhur me shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat.

“Përveç se duam të respektohet rendi dhe ligji, gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja dhe siguria. Andaj edhe kur partnerët, aleatët, miqtë tanë ndërkombëtar na japin sugjerime, ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”, ka deklaruar Kurti.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati është shtyrë një herë, pasi vendimi për riregjistrim ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht. Por, atëbotë serbët lokalë bllokuan rrugët në veri, për të kundërshtuar këtë vendim si dhe vendimin për lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje dhe ekzekutivi shtyu për një muaj zbatimin e vendimeve. Pak më vonë, çështjen e dokumenteve për hyrje/dalje, Kosova dhe Serbia e kanë zgjidhur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times October 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

S`ka autobusë, qytetarët e Prishtinës përballen me mungesën e transportit

Kosova Times Kosova Times November 25, 2025
Parashikimi i Cakos: Kurti do të shkojë në zgjedhje, Serbia do të sulmojë Kosovën, pastaj NATO futet…
Në prill merret vendimi, s`dihet a do të ketë ulje të tarifave të energjisë
Ministri Çeku: Kosova s’do të tolerojë asnjë aktivitet ilegal
Arrestohet një person në Prishtinë i dyshuar për fajde
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?