By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrëmbehet e mitura me forcë
May 21, 2025
Ambasada italiane del me një njoftim për votuesit italianë në Kosovë
May 21, 2025
Elita 5 fiton edicionin 22 të “Netët e Klipit Shqiptar”
May 21, 2025
Zgjedhet plazhi më i bukur në Evropë
May 21, 2025
Parajsë “e paligjshme” për milionerët: Një qytet sekret me roje të armatosura ku jetojnë vetëm rreth 200 njerëz
May 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në kërkim të së vërtetës për një vrasje të dyshimtë në Ukrainën e pushtuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në kërkim të së vërtetës për një vrasje të dyshimtë në Ukrainën e pushtuar
Rajon / Botë

Në kërkim të së vërtetës për një vrasje të dyshimtë në Ukrainën e pushtuar

Kosova Times
Last updated: 2022/10/28 at 2:48 PM
Kosova Times Published October 28, 2022
Share
SHARE

Informacioni rreth asaj që ndodhi në fillim të këtij muaji me Tetyana Mudryenko, 56 vjeçe, infermieres së pediatrisë në qytetin ukrainas Skadovsk, është vështirë të kuptohet.

Më 7 tetor, Mudryenko dhe partneri i saj, 60-vjeçari Anatoliy Oryekhov, u rrëmbyen nga oborri i tyre në Skadovsk, i cili është okupuar nga forcat ruse që nga orët e para të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska më 24 shkurt.

Burimet lokale i kanë thënë motrës binjake të Mudryenkos, Natalya Chorna, se burrat që morën çiftin ishin ish-oficerë policie ukrainase që kishin bashkëpunuar me pushtuesit rusë.

Chorna, e cila kaloi muajt e parë të pushtimit në Skadovsk me motrën e saj përpara se të kthehej në vendlindjen e tyre në Dnipro, qytet ky që ishte dhe mbetet nën kontrollin ukrainas, kuptoi për rrëmbimin në një grup privat të banorëve lokalë në rrjete sociale.

“Unë isha pjesë e atij grupi të mbullyr”, tha Chorna për News of Azov, një projekt i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

“Ka vetëm njerëz që i besojnë njëri-tjetrit atje. Ata shkruan se Tanya jonë ishte rrëmbyer”.Një javë më vonë, dikush në grup postoi një fotografi të trupit të Mudryenkos dhe një kopje të raportit të mjekut ku thuhej se ajo kishte vdekur nga “asfiksia”.Më vonë, anëtarët e grupit shkruan se Mudryenko ishte varur.Mudryenko “u var nga bashkëpunëtorët e policisë përpara gjykatës pasi tha: ‘Skadovsk është i Ukrainës'”, shkroi një anëtar i grupit.

Për shkak të luftimeve të vazhdueshme dhe rrethanave brenda zonave të pushtuara nga forcat ruse, Radio Evropa e Lirë nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur informacionin nga Skadovsk.Më vonë, Chorna mori informacion shtesë.“Një vajzë më telefonoi një mbrëmje dhe më tha se si e varën”, tha Chorna.Chorna tregoi se si gruaja përmes telefonit i tha mes tjerash se “duhet ta dini se ata e kanë mbushur me diçka – i kanë derdhur diçka në gojë – dhe më pas e kanë varur para gjykatës”.Gruaja tha gjithashtu se Oryekhov, i cili ishte rrahur, ishte liruar dhe ishte lejuar të varroste Mudryenkon.

Chorna tha se nuk ka pasur asnjë komunikim me Oryekhov dhe se asnjë nga burimet e saj në Skadovsk nuk duket se e dinë vendndodhjen e tij.Në përgjithësi, tha ajo, njerëzit në qytet jetojnë me frikë.”Aty të gjithë kanë shumë frikë”, tha Chorna.”Katër të rinj u vranë atje – më tha Tanya.

Njerëzit thonë se ka një lloj strukture atje dhe se punëtorët panë se si po varrosej diçka. U hapën llogore dhe u mbuluan. Njerëzit panë diçka të varrosur në varreza… mos mendoni se ata thjesht po varrosnin mbeturina… Por, do të shohim pas çlirimit se çfarë u varros atje”, deklaroi ajo.Edhe pse Rusia mohon të ketë vënë në shënjestër civilët ose të ketë kryer krime lufte në Ukrainë, çdo ditë e më shumë po dalin prova që dëshmojnë mizoritë e kryera nga forcat ruse si nga brenda zonave nën kontrollin e tyre, ashtu edhe në zonat nga të cilat ato janë tërhequr.

Në një postim në Telegram më 14 tetor, Agjencia e Sigurisë e Ukrainës tha se “kishte konfirmuar raste të vrasjeve dhe torturave të banorëve vendas gjatë pushtimit të përkohshëm” të rajonit të Herson, ku ndodhet Skadovsk.

Rasti i Mudryenkos është dokumentuar nga Iniciativa e Mediave për të Drejtat e Njeriut (MIPL), një OJQ ukrainase që përdor gazetarinë dhe aktivizmin për të ekspozuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga forcat ruse dhe bashkëpunëtorët në Ukrainë.

“Anatoliy u mbajt rob për ca kohë dhe ai u lirua më 18 tetor dhe u lejua të varroste gruan e tij”, tha gazetarja dhe analistja e kësaj organizate, Anastasia Pantelyyeva për partnerin e Mudryenkos, Oryekhov.

“Çfarë i ndodhi më pas nuk dihet. Shumë shpesh njerëz të tillë lirohen nga robëria, por nuk lejohen të evakuohen në territorin e kontrolluar nga Ukraina. Njerëz të tillë janë në rrezik të vazhdueshëm për t’u rrëmbyer përsëri. Ne dimë raste në rajonin e Hersonit në të cilat i njëjti person është rrëmbyer dy ose tre herë”, deklaroi Pantelyyeva.

Pantelyeva shtoi se rasti i Mudryenkos dukej se ishte rasti i parë i varjes nga bashkëpunëtorët e okupimit, i regjistruar në rajonin e Hersonit. Por, ajo tha se mund të shfaqen më shumë raste.

“Detyra jonë kryesore është t’i regjistrojmë ato”, tha ajo.

“Më vonë, kur këto territore të çlirohen, shpresojmë që ato të hetohen më objektivisht. Prandaj, detyra jonë kryesore është regjistrimi i këtyre krimeve dhe dorëzimi i rasteve në organet e rendit”, tha ajo.

You Might Also Like

Parajsë “e paligjshme” për milionerët: Një qytet sekret me roje të armatosura ku jetojnë vetëm rreth 200 njerëz

Dronët ukrainas sulmojnë uzinën ushtarake të mikroelektronikës në rajonin Oryol

Putin dhe vullnetarët me çaj dhe ëmbëlsira: presidenti rus vizitoi rajonin Kursk në kufirin me Ukrainën

VIDEO: Figura kryesore në Mexico City të vrarë në mes të ditës në rrugë. Vrasësi i kapur në kamera

Republikanja publikoi videon. “Ish-i fejuari im më filmoi lakuriq pa pëlqimin tim”

Kosova Times October 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ambasadori italian takon kryetarët e komunave në veri

Kosova Times Kosova Times July 24, 2024
Hamza: Ndryshimet që i kemi bërë në Mitrovicë mund t’i bëjmë në tërë Kosovën
Hill: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve
Ngjarjet për sot
Hamasi i dorëzon Izraelit trupat e vëllezërve të vegjël Bibas dhe nënës së tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?