By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 korrik
July 2, 2025
“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti
July 1, 2025
Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë
July 1, 2025
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor
July 1, 2025
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të mos i humbim edhe 23 vite të tjera!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të mos i humbim edhe 23 vite të tjera!
Opinion

Të mos i humbim edhe 23 vite të tjera!

Kosova Times
Last updated: 2022/10/29 at 8:07 AM
Kosova Times Published October 28, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Kombi është një dhe i patjetërsueshëm, u përket të gjithëve, ndërsa besimet fetare dhe partitë politike janë zgjidhje të lira individuale. Secili le ta mbajë dhe prejudikojë fenë dhe partinë si çështje të brendshme shpirtërore dhe personale, duke e respektuar besimin e tjetrit.

Frikë dhe pasiguri për të ardhmen

Në një shoqëri ku dominojnë dukuritë e shumta negative, ku politikën e dominojnë banditët dhe gorillat e natës, rrugët e ecjes përpara bëhen gjithnjë e më të vështira, për shkak të frikës dhe pasigurisë për të ardhmen.

Në një vend ku dominon gënjeshtra dhe mashtrimi, thënia e vërtetës konsiderohet akt revolucionar, mediat futen nën grilat e pushtetit. Mungesa e perspektives zhvillimore dhe mungesa e guximit për thënien e të vërtetës nga intelektualët, ka bërë që shumica e popullatës ta ndajnë mendjen për ikur nga vendi i tyre.

Për politikanët sadist dhe gjakftohtë, ikja e qytetarëve nga vendi nuk paraqet asnjë lloj shqetësimi. Sikur të ishte ndryshe do të organizonin fushata vetëdijësuese dhe do të krijonin kushte të volitshme për qytetarët për kthimin e besimit për jetë në atdheun e tyre.

Mjegulla dhe errësira e krijuar në Kosovën nuk është e këtyre ditëve, ajo ekziston prej dekadash. Kjo mund të hiqet kur shumica e qytetarëve mendojnë pozitivisht dhe lëvizin fuqishëm përpara në bërjen e ndryshime pozitive.

Për një Kosovë ndryshe nga kjo e tanishmja

Një Kosovë ndryshe do të arrihet me njerëz të rinj dhe të guximshëm në politikë. Një Kosovë në të cilën thuhet e vërteta pa frikë, një Kosovë ndryshe ku vije në shprehje barazia e qytetarëve para ligjit dhe jo vetëm.

Kjo arrihet përmes një shoqërie civile aktive në çdo pore të jetës, jo vetëm në politikë, për të hedhur hapa të mëdhenj dhe të guximshëm përpara, për ta lënë pas të kaluarën dhe këtë klasë të konsumuar politike, për të filluar një epokë të re të politik-bërjes dhe qeverisjes së vendit në veçanti.

Nuk ka gjë më tragjike për një shtet dhe për një komb sesa kur gënjeshtra dhe mashtrimi bëhen standard i jetës. Kosova e pasluftës është bërë hapësirë e lirë e zhvillimit të të gjitha veprimtarive të paligjshme, është bërë poligon i bandave kriminale, i hajnisë dhe korrupsionit, i trafikimit të narkotikëve dhe qenieve njerëzore!

Me këtë klasë politike në pushtet dhe opozitë rrezikojmë t’i humbim edhe 23 vite të tjera, pa zhvillim ekonomik, pa mirëqenie qytetare dhe pa barazi ligjore. Janë këto 23 vjet të humbura për Kosovën.

E vetmja gjë pozitive në Kosovën e pasluftës është, që shqiptarët e robëruar nuk janë më nën thundrën e çizmes së pushtuesve serb, por jo edhe të liruar plotësisht nga vargonjtë serbosllav. Nëse nuk vetëdijesohemi, rrezikojmë t’i humbim edhe 23 vite të tjera!

Boshtin kurrizorë të çështjes kombëtare është duke e thyer ndarja fetare mes shqiptarëve.

Klerikët fetar le ta bëjnë punën e tyre. Sikurse që intelektualet nuk guxojnë të ndërlidhin çështjen kombëtare me atë fetare dhe anasjelltas, as klerikët fetar nuk guxojnë ta përziejnë fenë me kombin shqiptarë.

You Might Also Like

Ballkani në tryezën e Evropës, një takim kyç për të ardhmen e rajonit

40 dështimet produkt i 4 liderëve partiak!

Ku po na qojnë të zgjedhurit nga vota jonë…ku kështu?

Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut

Kryeministra s’mund të bëhen të gjithë, por përgjegjës për ngërçin janë të gjithë

Kosova Times October 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Termokos” avancon me teknologji të re: Përmirësimi i shërbimit dhe Prishtina e Gjelbër

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Boletini: Auditimi i ZKA-së ndihmoi në përmirësimin e situatës në RTK
Bislimi takon përfaqësues të mediave nga Lugina, premton mbështetje
Në këtë ditë u çlirua Aushvici, vendi ku u vranë 1.1 milionë njerëz
Drenas, u mbajt manifestimi letrar “Vjeshta dhe vargjet”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?