By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do ta çonin tubacionet e reja naftën ruse në Serbi?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > A do ta çonin tubacionet e reja naftën ruse në Serbi?
Rajon / Botë

A do ta çonin tubacionet e reja naftën ruse në Serbi?

Kosova Times
Last updated: 2022/10/29 at 11:41 AM
Kosova Times Published October 29, 2022
Share
SHARE

Në më pak se dy muaj, Bashkimi Evropian pritet t’i zvogëlojë për rreth 90 për qind importet e naftës nga Rusia. Vendimi u mor në maj, si pjesë e një pakete sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Serbia nuk iu bashkua këtyre sanksioneve, por kjo masë ka gjasa të ketë ndikim edhe në furnizimet e saj me naftë.

Sipas të dhënave të vitit 2021, Serbia prodhon rreth 20 për qind të naftës që i nevojitet, ndërsa pjesën tjetër – rreth 80 për qind – e importon kryesisht nga Iraku. Rusia është furnizuesja e dytë më e madhe e saj, duke i siguruar një të katërtën e naftës që i nevojitet.

Aktualisht, nafta ruse arrin në Serbi nëpërmjet Kroacisë. Ajo kalon nga terminali Omishal në një rafineri nafte në Pançevë, nëpërmjet tubacionit JANAF. Megjithatë, furnizimet ka të ngjarë të ndërpriten, pasi të gjitha importet e naftës përmes detit në BE – përfshirë Kroacinë – do të ndalohen nga 5 dhjetori.

Edhe pasi cisternat me naftë ruse të mos lejohen më në BE, kjo naftë do të vazhdojë të arrijë në disa vende evropiane përmes tubacionit Druzhba.

Gjermania dhe Polonia pritet t’i ndërpresin furnizimet me naftë ruse nga ky tubacion deri në fund të këtij viti. Megjithatë, për Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke u bënë përjashtime të përkohshme, në mënyrë që këto vende të kenë më shumë kohë për të zvogëluar varësinë e tyre nga Rusia.

Siç u përmend edhe më lart, Serbia është gjithashtu e varur nga burimet ruse. Për rrjedhojë, ky vend intensifikoi së voni bashkëpunimin energjetik me Hungarinë. Në qershor, për shembull, dy vendet nënshkruan një marrëveshje, e cila i jep Serbisë hapësirë shtesë për ruajtjen e gazit.

Hungaria, po ashtu, tha se është e gatshme ta ndihmojë Serbinë me furnizime me gaz, nëse ka nevojë.

Më 10 tetor, dy vendet vendosën ta çojnë bashkëpunimin në një nivel tjetër. Ato ranë dakord për ndërtimin e një segmenti të ri në tubacionin Druzhba, që do t’i siguronte Serbisë naftë ruse.

Si alternativë, Serbia po shqyrton edhe ndërtimin e një gazsjellësi që do të kalonte përmes Maqedonisë së Veriut dhe do të shkonte në portin e Durrësit në Shqipëri.

Segmenti i gazsjellësit nga Pançeva në Shkup do të ishte rreth 400 kilometra i gjatë dhe 300 kilometra të tjerë do të nevojiteshin për ta lidhur atë prej atje me Durrësin. Ky do të ishte shumë më i gjatë se tubacioni përmes Hungarisë, i cili pritet të jetë 128 kilometra, por do të mundësonte diversifikim më të madh të burimeve të naftës.

You Might Also Like

Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?

Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës

Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk

Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

Kosova Times October 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot mot i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Kosova Times Kosova Times August 30, 2025
OBSh: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Vettingu, premtim i parealizuar në Maqedoninë e Veriut
Ulutash: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit
Prokuroria Speciale me aktakuzë ndaj 10 personave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?