By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Londra hedh poshtë akuzat ruse se Britania është përgjegjëse për shpërthimet në Nord Stream
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Londra hedh poshtë akuzat ruse se Britania është përgjegjëse për shpërthimet në Nord Stream
Rajon / Botë

Londra hedh poshtë akuzat ruse se Britania është përgjegjëse për shpërthimet në Nord Stream

Kosova Times
Last updated: 2022/10/29 at 5:20 PM
Kosova Times Published October 29, 2022
Share
SHARE

Londra tha se pretendimi rus sipas së cilit personeli i marinës britanike hodhi në erë gazsjellësit Nord Stream muajin e kaluar, ishte i rremë dhe i sajuar për të larguar vëmendjen nga dështimet ushtarake ruse në Ukrainë.

Ministria ruse e mbrojtjes Rusia nuk dha prova për të mbështetur pretendimin e saj sipas së cilit një aleat kryesor i NATO-s kishte sabotuar infrastrukturën kritike ruse në mes të krizës më të rëndë në marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë që nga Lufta e Ftohtë.

Ministria ruse tha se “specialistët britanikë” po nga marina drejtuan sulmet ukrainas me dronë ndaj anijeve të flotës ruse të Detit të Zi në Krime më herët të shtunën, për të cilat ajo tha se ishin zmbrapsur kryesisht nga forcat ruse.

“Sipas informacioneve në dispozicion, përfaqësues të kësaj njësie të Marinës Britanike morën pjesë në planifikimin, sigurimin dhe zbatimin e një sulmi terrorist në Detin Baltik më 26 shtator të këtij viti – duke hedhur në erë gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2,” tha ministria.

Britania e mohoi pretendimin.

“Për të larguar vëmendjen nga pushtimi katastrofik i paligjshëm të Ukrainës, Ministria Ruse e Mbrojtjes po përdor pretendime të rreme në një shkallë të jashtëzakonshme,” tha ministria britanike e mbrojtjes.

“Kjo histori e sajuar është më shumë tregues për debatet brenda qeverisë ruse sesa për Perëndimin.”

Rusia e ka fajësuar edhe më parë Perëndimin për shpërthimet në gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 të ndërtuara nga Rusia në shtratin e Detit Baltik.

Por ajo nuk kishte dhënë më parë detaje specifike se kë konsideron përgjegjës për dëmtimin.

Suedia dhe Danimarka kanë arritur të dyja në përfundimin se katër rrjedhje në Nord Stream 1 dhe 2 janë shkaktuar nga shpërthime, por nuk kanë thënë se kush mund të jetë përgjegjës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka quajtur dëmtimin një akt sabotimi.

Suedia ka urdhëruar kryerjen e hetimeve shtesë për dëmtimin e shkaktuar, tha në një deklaratë të premten prokurori përgjegjës për çështjen.

You Might Also Like

68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre

Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur

U shënua 32-vjetori i masakrës së Markales: Edhe pas tre dekadash, nuk ka aktakuza për rrethimin e Sarajevës

Kosova Times October 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një nga komandantët e Hezbollahut u vra në Libanin jugor

Kosova Times Kosova Times January 8, 2024
KQZ: Në shtator nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta
Hoxha i guximshëm – theu akullin
KEDS bëri gati 100 mijë kontrolle të keqpërdorimeve të rrymës në 2023
Iranianët druhen se “lufta po vjen” pas sulmit të Teheranit kundër Izraelit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?