By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi 8 Shkurt 2026
February 8, 2026
Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore
February 8, 2026
Rriten çmimet në bujqësi, ASK publikon statistikat
February 7, 2026
Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin
February 7, 2026
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia thotë se po pezullon eksportin e drithërave nga Ukraina
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia thotë se po pezullon eksportin e drithërave nga Ukraina
Rajon / Botë

Rusia thotë se po pezullon eksportin e drithërave nga Ukraina

Kosova Times
Last updated: 2022/10/29 at 10:32 PM
Kosova Times Published October 29, 2022
Share
SHARE

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se Moska do të pezullojë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e grurit, në bazë të së cilës janë eksportuar më shumë se 9 milionë tonë drithë nga Ukraina, gjë që ka ulur çmimet globale të ushqimit.

Ministria tha se arsye për pezullimin ishte bërë një sulm me dron nga Ukraina kundër anijeve të Flotës ruse të Detit të Zi të ankoruara në brigjet e Krimesë së pushtuar. Rusia thotë se sulmi ndodhi në fillim të së shtunës. Ukraina e ka mohuar sulmin.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba akuzoi Moskën se po përdorte një “pretekst të rremë” për të pezulluar pjesëmarrjen në korridorin e grurit të Detit të Zi.

“U bëj thirrje të gjitha vendeve që t’i kërkojnë Rusisë të ndalë lojërat e saj të urisë dhe t’u ripërkushtohet detyrimeve të saj,” shkruante ai në Twitter.

Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se zyrtarët e OKB-së ishin në kontakt me autoritetet ruse në lidhje me pezullimin e deklaruar.

“Është jetike që të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim që do të rrezikonte Nismën për Drithërat të Detit të Zi, e cila është një përpjekje kritike humanitare që është e qartë se ka një ndikim pozitiv në qasjen në ushqim për miliona njerëz,” tha zëdhënësi Stephane Dujarric.

Deklarata ruse erdhi një ditë pasi zoti Guterres i kërkoi Rusisë dhe Ukrainës të rigjallërojnë marrëveshjen. Zoti Guterres u kërkoi gjithashtu vendeve të tjera, kryesisht në Perëndim, të përshpejtojnë heqjen e pengesave që bllokojnë eksportet ruse të grurit dhe plehrave kimike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nënvizoi urgjencën e rinovimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik, e cila skadon më 19 nëntor, “për të kontribuar në sigurinë ushqimore në mbarë botën dhe për të zbutur vuajtjet që kjo krizë e kostos globale të jetesës po shkakton tek miliarda njerëz”, tha zëdhënësi Dujarric.

Ambasadori rus në OKB-së Vassily Nebenzia tha më herët se para se Moska të diskutojë për zgjatjen e afatit të marrëveshjes, duhet që drithërat dhe plehrat kimike ruse të eksportohen në tregun botëror, “gjë që nuk ka ndodhur kurrë që nga fillimi i marrëveshjes.”

You Might Also Like

Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore

Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin

Rasti i spiunazhit: Udhëtimi i udhëheqësit të skuadriljes në Kinë dhe njerëzit që hyjnë në kuadër të hetimit

Tentoi t`u shmanget Policisë, arrestohet shoferi i automjetit

Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën

Kosova Times October 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sistemi i mbrojtjes ajrore “Sky Shield” duhet të forcojë ombrellën mbrojtëse të NATO-s mbi Evropën: Për çfarë bëhet fjalë?

Kosova Times Kosova Times September 26, 2023
Rrrah gruan, arrestohet e më pas lirohet
Sa para merr fituesi i Eurovizionit: Conchita i solli fitoren Austrisë në vitin 2014 dhe mori….
Rusia mban referendumet e rreme në rajonet e kontrolluara pjesërisht në Ukrainë
Presidenti i Rumanisë i ktheu shpinën Orbanit gjatë vizitës së tij në samitin në Hungari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?