By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 maj
May 14, 2025
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit
May 13, 2025
`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë
May 13, 2025
Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!
May 13, 2025
Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zbulohet pllaka përkujtimore në Jubileun e katërt të vizitës së Nënë Terezës bërë Kishës së Zllakuqanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zbulohet pllaka përkujtimore në Jubileun e katërt të vizitës së Nënë Terezës bërë Kishës së Zllakuqanit
Lajme

Zbulohet pllaka përkujtimore në Jubileun e katërt të vizitës së Nënë Terezës bërë Kishës së Zllakuqanit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/29 at 8:38 PM
Kosova Times Published October 29, 2022
Share
SHARE

Shën Nënë Tereza qe nga shenjtërimi i saj nga Selia e Shenjtë-Vatikani, ka shumë vite qe përkujtohet nga Dioqeza e Kosovës pikërisht në Katedralen e cila e mbanë emrin e kësaj Shenjtëreshe të vlerave universale. Pothuajse nëpër të gjitha pjesët e Republikës së Kosovës figuron emrin e Nënë Terezës, emërtime të cilat mbartin emrin e saj, përfshirë: Shoqata Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”, Sheshi i kryeqytetit të Prishtinës ( i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës) qytete, fshatra dhe lagje në mbarë Kosovën siç vijojnë: në Klinë (Sheshi në Klinë e ka të inauguruar edhe bustin e Nënë Terezës, Qendre Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, Shkolla Fillore “Nënë Tereza” në Budisalc), Pejë (i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës) Gjakovë ( i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës), Mitrovicë ( i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës), Prizren… etj.

Bazuar në librin e Don Lush Sopit, “Famullia e Zllakuqanit” (faqe 121, 122, 123) gjejmë fjalët e nikoqirit të famullisë, tashmë të përndritshmit, dom Mark Sopit, i cili gjatë pretkut të meshës së asaj dite, në emër të famullisë i ka dëshirua një mirëseardhje Nënë Terezës me këto fjalë: “Jeni keni ardhur në mesin tonë për të qenë dora e Zotit, e cila do të na tregojë, do të na prijë kah rruga e tij, në Dashuri. Mbasi jeni plotë dashuri me Zotin, këtë me së miri do ta bëni ju. Ne dhe bota mbarë ka nevojë për njerëz të tillë, për dëshmitarë të vërtetë të Zotit”. Ndërsa Nënë Tereza e cila dukej e entuziazmuar, e gëzuar e lumtur të pranishmeve ju drejtua me disa fjalë: “Jam shumë e lumtur qe sot gjendem në mesin tuaj, qe të flasë me ju. I faliminers Zotit për gjithë këtë dashuri qe me keni treguar dhe ju lus të gjithëve që ti luteni Zotit për mua, për motrat e mia, për të varfrit e mi qe Zoti na i ka dhënë në kujdesin tonë. Ne lutemi qe Hyj të vijë në zemrat tona, që Jezu Krishti të hyjë në shpirtin e popullit tonë. Ne lutemi qe Zoti të jetë fuqia jonë, jeta jonë, dashuria jonë. Lutemi qe të kthehet në familjet tona urata, pjesa e rruzares qe Zoja të jetë Nëna jonë. Nëna e konaqeve tona. Ajo të na mësoj se si kërkohet për ta dashur njëri tjetrin. T’i falënderojmë Zotit qe na ka bashkuar sot këtu qe të kërkojmë prej Tij dhantinë e paqes, për të cilin kanë aq shumë nevojë familjet tona dhe gjithë njerëzim. Ju falemenders Zotit qe nuk po përjetoni tragjedinë e shumë të gërbulurve të Kalkutës, ju keni mjaftë ushqime pije dhe veshmbathje, por në radhë të parë lypset të falënderuar të Madhin Zot. Mendoni edhe pak për ata qe s’kanë asgjë, qe vdesin urie rrugëve. Zoti ju bekoftë!” – tha në fund Nënë Tereza.

E them nga këndvështrimi im se do të ishte mirë qe data e 22 tetorit, qe nga ky vit, të shënohet si takim Tradicional i parvjetshëm në Zllakuqan, dhe të kryesohet nga Famullia e Zllakuqanit në bashkëpunim me tre famullitë tjera, asaj të Klinës, Budisalcit dhe Gllaviçicës (pasi qe famullia e Klinës (ju besua dom Fran Sopit, famullitar i parë), famullia e Budisalcit (ju besua dom Pashk Danit, famullitar i parë), disa fshatra (si janë Dugojeva, Drenoci, Poterqi…) iu bashkëngjiten famullisë së re të Gllaviçicës (themeluar nga dom Anton Kçira, ish famullitar i Gllogjanit të Pejës) deri në mes viteve ’80-ta, ishin pjesë e famullisë së Zllakuqanit e qe me bekimin e ish famullitarit të Zllakuqanit, dom Mark Sopit (ipeshkëv i Kosovës) edhe u pavarësuan me dekretet e nënshkruara nga i përndritshmi, imzot Nikë Prela, ish ipeshkëv i Ipeshkëvisë Shkup-Prizren).

Eventi në përkujtimin e ardhjes së Nënë Terezës në Zllakuqan, nisi dje nga dom Alfred Sokoli, famullitar i Kishës Katolike në Zllakuqan i cili përmes një postimi në rrjetin social tha se: “Ishte 22 tetori i vitit 1982, kur Nënë Tereza erdhi për vizitë në Kosovë e u ndal edhe në Kishën e Zllakuqanit. Ishte ai një moment historik, një provani e Hyjit që të kishim në këtë famulli tani Shën Nënë Terezën. Përkundër rrethanave politike të asaj kohe, sulmit të vazhdueshëm ndaj Kishës Katolike, ndaj figurës së saj, edhe pse tashmë e shpallur nobeliste, të gjitha këto nuk e ndaluan popullin e Lugut të Drinit t’i përgatiste asaj një pritje madhështore. Populli ngarendi nga të gjitha anët në oborrin e Kishës Katolike në Zllakuqan, fëmijët ishin mbledhur para rrugës ku do të kalonte ajo (në mënyrë që ajo ti prekte e ti bekonte), priftërinjtë e murgeshat e asaj kohe duke e lavdëruar Zotin për atë dhuratë të madhe që i bënte Kishës në Kosovë e veçanërisht famullisë “Shën Gjon Pagëzuesi” në Zllakuqan. Një përjetim i tillë nuk mund të harrohet! Tha në fund të postimit të tij dom Alfredi.

Ndërsa në orët e mbrëmjes me Lutjet qe u celebruan nga dom Alfredi, famullitar i Kishës, ishte ai i cili në përkujtim të vizitës së Nënë Terezës e nisi përmes Adhurimit në Shenjtërueshmin Sakrament në përgatitje të festës së 40-të vjetorit të ardhjes së Nënës Tereze në Zllakuqan! I cili tha se: “Ashtu si në jetën e saj Zoti ishte pjesë e pandashme në adhurim, lutje dhe shërbim, ashtu edhe ne e kërkojmë praninë e Tij që të na udhëheqë, të na drejtojë, të na nxisë ta duam jetën e të jemi në shërbim të vëllait njeri! Ligji i dashurisë i shpallur nga Jezusi – ta duam Zotin me gjithë zemër, mendje dhe forcë e ta duam të afërmin porsi vetveten – ishte dëshmia më e fuqishme e jetës së saj”!

Jeta është pasuri, vlerësoje.

Jeta është dashuri, jetoje.

Jeta është mister, zbuloje.

Jeta është premtim, mbaje.

Jeta është jetë, mbroje. Shën Nënë Tereza, lutu për ne.

Ndërsa sot, me 29 tetor 2022 në Kishën e Zllakuqanit nën patronatin e Zyrës Famullitare të Zllakuqanit, Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë dhe Komunës së Klinës, është mbajtur një Sesion shkencor në përkujtim të katër dhjetë vjetorit (e premte me 22 tetor 1982) të vizitës së Shën Nënë Terezës bërë Kishës së “Shën Gjon Pagëzuesit” në Zllakuqan.

Në këtë Sesion shkencor përveç, dom Franë Sopit, dom Agim Qerkinaj, dhe dom Pal Tunaj, klerik fetar dioqezian të Kishës Katolike kosovare e motrat e rregullit të Nënës Terezë, morën pjesë edhe shumë pjesëmarrës e krijues të artit dhe të kulturës nga Zllakuqani e Klina me rrethinë, dhe pjesët tjera të Drenicës, Dukagjinit dhe mbarë Kosova. Njëkohësisht me një fjalë rasti mori pjesë edhe përfaqësuesi, Enver Berisha, drejtor i financave në komunën e Klinës. Manifestimi në fjalë është përcjellë me një video incizim të drejtpërdrejtë nga “KLINA INFO”.

Fjalën e hapjes të kësaj ngjarje e bëri moderatori nikoqir e famullitar i Kishës, dom Alfred Sokoli. Në vazhdim të Sesionit, dom Alfredi, i ftoj referuesit shkencor, prof. Anton N. Berisha (botues i një kompleti të gjerë librash dedikuar Nënë Terezës), dom Fran Sopi, (dëshmitar i gjallë dhe shoqërues i Nënës Terezë), prof. Pal Canaj, (kryetar i Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë dhe ish pedagog shumëvjeçar i Sociologjisë në Shkollën e Mesme “Luigj Gurakuqi” Klinë), dom Pal Tunaj, (famullitar i Kishës së Gllogjanit të Pejës), qe ti prezantojnë kumtesat e tyre për Sesionin e sotëm shkencor dedikuar Shën Nënë Terezës. Njëkohësisht me një fjalë rasti për një dëshmi për Nënë Terezën, foli edhe m. Marija Goreti, udhëheqëse e motrave të rregullit të Nënë Terezës në Pejë.
Në murin e Kishës apo përball gurit memorial të At’ Shtjefen Gjeçovit (i ngritur në nismën e Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë, e sponsorizuesve vullnetmirë, shih librin: “Kushtrimi i At Shtjefën Gjeçovit “Të hapim shkollën shqipe në fshat” dhe emrat e sponsorizuesve) i cili para 125 vjetësh në këtë vend ka hapur Shkollën e Parë Shqipe, sot në Kishën e Zllakuqanit, nga dom Fran Sopi, dom Alfred Sokoli, e m. Marija Goreti, është zbuluar edhe pllaka përkujtimore e skalitur në bronz (vepër e prof. Agron Blakqorit dhe e shkritores, Emiljano Art nga Miradia e epërme e Fushë Kosovës) ku shkruan se pllaka është ngritur: “Në shenjë përkujtimi të 40-të vjetorit të ardhjes së Nënës Terezë në Kishën e Zllakuqanit” Zllakuqan, tetor 2022.

Vlen të potencohet se edhe unë si një fillorist veç shumë të tjerëve isha një dëshmitar i asaj ngjarje madhore të ardhjes së Nënë Terezës në Zllakuqan e cila në kalim edhe me preku mbi supin e kraharorit tim. Njëkohësisht ishte lugdinas, Pren Lazraj i cili tashmë vepron në mërgatën shqiptare (Itali) dhe vepron me një përshpirtëri të madhe me familjen e tij, i cili gjatë një shënimi gazetaresk të datës 22 tetor 2022, veç tjerash tha: “O sa bukur! baca Lekë, qe si me dorë te Zotit na ktheve mbrapa 40 vite, me dëgjua gëzimin e asaj mbas dite te bukur te tetorit 1982. Asht vërtetë kënaqësi t’i rikujtoj duart e mija te shternguara në duart e Nënës Terezë dhe bekimin e Saj. Faleminderit nga zemra qe e ke postuar edhe fjalimin e Famullitarit te atëhershëm te Famullisë Don Mark Sopi dhe fjalët ngrohëse te Shenjtëreshes tonë. Je person për çdo lëvdatë”.

Në fund të kësaj ngjarje përkujtimore madhështore për pjesëmarrësit e Sesionit të sotëm shkencor të mbajtur në Zllakuqan, është organizuar edhe një koktej rasti me pije freskuese e ushqime tradicionale të sponsorizuara nga njerëzit vullnetmirë të famullisë së Zllakuqanit etj.

Lekë MRIJAJ

You Might Also Like

Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutohet kriza institucionale

Shpresat te takimi i presidentes për zgjidhjen e ngërçit të Kuvendit

`Pastrimi` ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Pejë

Kosova Times October 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zëdhënësja e Trump foli për “plehrat që SHBA po i paguan botës”. Ajo përmendi edhe Serbinë

Kosova Times Kosova Times February 4, 2025
Gazetarja refuzon të zbulojë burimin konfidencial, gjykatësi e dënon
Policia shqiptoi 2061 gjoba trafiku për 24 orë
Gjilan, ndizet flakadani i ”Flakës së Janari 2024”
Një i burgosur arratiset nga Psikiatria në Spitalin e Gjilanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?