By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci në CybHER Boot Camp, mbështet vajzat në sigurinë kibernetike
February 7, 2026
Istogu shënon `Ditët e Kulturës Japoneze` me aktivitete artistike
February 7, 2026
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e Llapi
February 7, 2026
Suedezja Karlsson fiton medaljen e artë në garën e skiatlonit
February 7, 2026
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Norvegjia rrit gatishmërinë ushtarake në përgjigje të luftës në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Norvegjia rrit gatishmërinë ushtarake në përgjigje të luftës në Ukrainë
Rajon / Botë

Norvegjia rrit gatishmërinë ushtarake në përgjigje të luftës në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/31 at 5:30 PM
Kosova Times Published October 31, 2022
Share
SHARE

Norvegjia do të vendosë ushtrinë e saj në gatishmëri të lartë nga dita e martë, deklaroi kryeministri norvegjez, teksa ky shtet po rrit sigurinë në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Norvegjia tani është eksportuesja më e madhe e gazit natyror në Bashkimin Evropian, duke dërguar rreth çerekun e furnizimeve në BE, pasi Rusia ndaloi dërgesat.

“Kjo është situata më e rëndë e sigurisë në disa dekada”, tha më 31 tetor kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere.

“Nuk ka tregues se Rusia po zgjeron luftën e saj në shtetet e tjera, por rritja e tensioneve na bën ne më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave ndikuese”, shtoi ai.

Forcat e armatosura norvegjeze do të kalojnë më shumë kohë në detyra operacionale sesa në stërvitje, dhe Garda e Brendshme, që është një forcë e mobilizimit të shpejtë, do të ketë rol më aktiv, tha ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjoern Arild Gram.

Ndërkaq, forcat e armatosura norvegjeze kanë anuluar stërvitjet me Shtetet e Bashkuara me avionët luftarakë F35, duke preferuar që këta avionë të mbesin në Norvegji, tha kreu i forcave të armatosura, gjenerali Eirik Kristoffersen.

“Ne presim që kjo situatë të zgjasë të paktën një vit”, tha Kristoffersen.

Norvegjia më herët kishte dislokuar forcat e saj në platformat e gazit që ka në det, pasi u zbuluan rrjedhje në gazsjellësin Rrjedha Veriore 1 dhe 2.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe së fundmi është përballur me humbje të territorit pas nisjes së një kundërofensive nga forcat e Kievit.

You Might Also Like

Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën

Dronët e SBU-së godasin uzinën ruse që furnizonte karburant për raketat Kh-55 dhe Kh-101

Media: Të dyshuarit për atentat ndaj gjeneralit Alekseev janë ndaluar

Një spanjoll i akuzuar për sulme kibernetike ka kërkuar azil në Rusi

Zelensky: SHBA-të po punojnë për të arritur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës deri në qershor.

Kosova Times October 31, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mendli: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE

Kosova Times Kosova Times March 28, 2024
Kontratat kolektive “gjunjëzojnë” komunat
Simiq synon që vetëm Lista Serbe t’i fitojë të 10 mandatet
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë
Sot fillon viti i ri shkollor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?