By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Niveli më i lartë i alarmit për thatësirë ​​në Ballkan, një vend që ngrohet më shpejt në Evropë
June 8, 2025
Një besnik i Trump pretendon: Pati edhe një konflikt fizik në Shtëpinë e Bardhë, Musk u përlesh me ministrin e financave
June 8, 2025
Pamjet që sapo kanë dalë nga Los Angeles
June 8, 2025
Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje
June 8, 2025
Shikoni galerinë e fotove nga Los Angeles-emigrantet tejkalojne kufijte
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Qeveria ka nisur kapjen e Administratës Publike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Qeveria ka nisur kapjen e Administratës Publike
Lajme

PDK: Qeveria ka nisur kapjen e Administratës Publike

Kosova Times
Last updated: 2022/10/31 at 5:13 PM
Kosova Times Published October 31, 2022
Share
SHARE

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda, tha sot në konferencë për media se Qeveria aktuale ka nisur përpjekjet që nëpërmjet ligjit të kapë Administratën Publike dhe të largojë nga puna mijëra zyrtarë civilë që kanë pozita menaxheriale.

Gruda ka ngritur alarmin se ky veprim i qeverisë aktuale është kundër kushtetues dhe cenon procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Ai tha se kjo përpjekje e qeverisë është shantazh dhe kërcënim direkt për të vënë nën kontroll politik gjithë shërbimin civil të Kosovës.

“Qeveria aktuale pasi ka kapur çdo institucion publik duke emëruar e punësuar familjarët e tyre dhe zyrtarët partiakë në pozita drejtuese dhe në borde të institucioneve publike, tani ka nisur përpjekjet kundër kushtetuese në administratën publike. Kjo qeveri këto ditë ka prezantuar Projektligjin për Zyrtarët Publik të Kosovës, i cili paraqet synimin e qartë të partisë në pushtet për të politizuar administratën publike të shtetit dhe për t’a kthyer atë në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Gruda tha se nëpërmjet projektligjit për Zyrtarët Publik të Kosovës, qeveria po cenon sigurinë juridike të shërbimit civil.

“Qeveria ka paraparë që pas hyrjes në fuqi të këtij projektligji, të ju ndërpres kontratat e punës që kanë fituar sipas akt emërimeve të përhershme, të gjithë zyrtarëve të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues në administratën publike, të shpallë konkurse të reja për të gjitha këto pozita, dhe këto pozita të jenë me mandat 4 vjeçar. Këtu bëhet fjalë për mijëra zyrtarë që aktualisht mbajnë këto pozita. Me këtë rast, mijëra familje do të mbesin pa të ardhurat e tyre. Pra, për pozitat e të gjithë këtyre zyrtarëve do të shpallen konkurse të reja dhe atyre do të ju pushoj marrëdhënia e punës që kanë tani, për tu zëvendësuar me militantë partiak.”, tha Gruda.

Ai tha se në rast të miratimit dhe zbatimit të këtij projektligji, administrata publike do të politizohet, do të hapet mundësia e korrupsionit dhe do të bëhet e cenueshme sa herë ndërrohen qeveritë.

Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje Qeverisë Kurti që para se ta miratojë këtë projektligj, të largojë dispozitat kundër kushtetuese që shkelin detyrimet e Kosovës karshi Bashkimit Evropian të marra përmes MSA-së.

“Po ashtu, i bëjmë thirrje Zyrës së BE- në Kosovës që të kundërshtoj me gjithë forcën e saj këtë nismë të qeverisë për të shkatërruar administratën e shtetit. PDK nuk do të lë mjet dhe rrugë demokratike pa përdorur për t’i mbrojtur shërbyesit civilë nga ky arbitraritet brutal dhe se nuk do të lejoj në asnjë mënyrë që rruga evropiane e Kosovës të pengohet nga mungesa e profesionalizmit, qëllimet jo të mira dhe synimet e qarta të kësaj qeverie për të vënë administratën e shtetit në shërbim të partisë në pushtet”, tha Gruda.

Ai tha se vërejtjet e Zyrës së Bashkimit Evropian për këtë projektligj, qeveria aktuale nuk i ka marrë parasysh.

“Cenimi i pozitave të tilla bie ndesh me zotimet që Kosova ka marrë me Marrëveshjen për Stabilizim Asociim të lidhur me Bashkimin Evropian. Për saktësi, neni 120 i saj, përcakton mes tjerash, se Kosova merr përsipër “[…] zhvillimin e mëtutjeshëm të një administrate publike profesionale, efikase dhe të përgjegjshme në Kosovë, bazuar në përpjekjet e deritanishme të ndërmarra për reformat në këtë fushë […]”. Vetë BE dhe SIGMA si organ i specializuar në çështjet e administratës publike brenda BE-së, kanë vënë në dukje se projektligji në formën si është prezantuar i shërben vetëm politizimit të administratës dhe korruptimit të saj për shkak të mungesës së integritetit menaxherial me mandat”, tha Gruda. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vdes në vendin e punës një 63-vjeçar në Gjakovë

Bllokada në Kuvend, Bahtiri: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp

Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren

Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike

Gashi: Qytetari duhet të rikthehet si gjykatës

Kosova Times October 31, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Murati premton subvencionim për energjinë edhe për muajt e ardhshëm

Kosova Times Kosova Times April 26, 2023
Inter dhe Milan nuk tregojnë interes për rindërtimin e stadiumit të njohur
Pamja e sheshit ‘Adem Jashari’ pas iftarit, reagojnë organizatorët
Kryetarja e Parisit noton në lumin e Senës në prag të Olimpiadës
Ulet mosha e duhanpirësve në Maqedoninë e Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?