By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite
January 31, 2026
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Copa toni nga një konservë: 5 ide për pjata të shijshme që nuk do t’ju marrin shumë kohë
January 31, 2026
“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin
January 31, 2026
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia “po rekruton ushtarë afganë të trajnuar nga ShBA-ja”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia “po rekruton ushtarë afganë të trajnuar nga ShBA-ja”
Rajon / Botë

Rusia “po rekruton ushtarë afganë të trajnuar nga ShBA-ja”

Kosova Times
Last updated: 2022/10/31 at 10:07 PM
Kosova Times Published October 31, 2022
Share
SHARE

Ushtarët e njësive speciale afgane, që kanë luftuar përkrahë trupave amerikane, por që kanë ikur në Iran për tërheqjes së ShBA-së vitin e kaluar, tani po rekrutohen nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë, thanë për agjencinë Associated Press tre ish-gjeneralë afganë.

Ata thanë se Rusia dëshiron të rekrutojë mijëra ish-komando elitare afganë “në legjionin e huaj”, duke u ofruar pagesë mujore prej 1.500 dollarësh duke u ofruar strehim për ta dhe familjet e tyre dhe garanci se nuk do të dëbohen për në Afganistan, ku shumë besojnë se do të përballeshin me vdekje në duart e talibanëve.

“Ata nuk duan të shkojnë në luftë, por nuk kanë zgjidhje tjetër”, tha njëri prej gjeneralëve, Abdul Raof Arghandiwal, duke shtuar se dhjetëra komando në Iran, me të cilët ai ka komunikuar përmes mesazheve, kanë frikë se do të dëbohen për në Afganistan. “Më jep një zgjidhje? Çfarë duhet të bëjmë? Nëse kthehemi në Afganistan talibanët do të na vrasin”.

Arghandiwal tha se rekrutimi i komandove po udhëhiqet nga grupi i mercenarëve Wagner. Gjenerali tjetër, Hibatullah Alizai, që ishte shef i ushtrisë afgane para se talibanët të merrnin pushtetin, tha se përpjekjet për rekrutim po ndihmohen edhe nga ish-komandantët e forcave speciale afgane që jetojnë në Rusi dhe flasin gjuhën ruse.

Raportimet për rekrutime vijnë pas paralajmërimeve nga ushtarët amerikanë që kanë luftuar me forcat speciale afgane se talibanët do t’i vrasin këta ushtarë nëse i bashkohen armiqve të SHBA-së vetëm për të shpëtuar veten.

Një raport i Partisë Republikane në ShBA, i publikuar në gusht, paralajmëronte veçanërisht për rrezikun se komandot afganë – të trajnuar nga forcat amerikane – mund të ofrojnë informacione grupit militant, Shteti Islamik, Iranit apo Rusisë për taktikat e ushtrisë amerikane. Në raport po ashtu thuhej se ekziston rreziku që këta ushtarë t’iu bashkohen në luftë këtyre shteteve dhe grupeve.

Po ashtu, raportimet për rekrutimin e afganëve vijnë në kohën kur forcat ruse po përballet me përparimet ushtarake të Ukrainës, duke shtyrë presidentin rus, Vladimir Putin – që urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt – të shpallte një mobilizim ushtarak, duke detyruar pothuajse 200.000 rusë të iknin nga shteti me qëllim që t’i shmangeshin mobilizimit.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk është përgjigjur për koment për këtë çështje. Ndërkaq, një zëdhënës i Yevgeny Prigozhin, i cili së fundi e ka pranuar se është themelues i grupit Wagner, ka hedhur poshtë pretendimet se ky grup po rekruton ish-ushtarë afganë, duke e cilësuar këtë ide si “të çmendur”.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times October 31, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Helikopteri përplaset në një hotel në Australi, vdes piloti

Kosova Times Kosova Times August 12, 2024
Strelkov e quajti Prigozhin një “shërbëtor” dhe bëri thirrje për një debat
“Google” vishet kuqezi, dhurata për 110-vjetorin e shtetit shqiptar: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!
Dyshja italiane, Sciucca e Rossini protagonistë të `Opera Night` në RLIOF
Guvernatori raportoi vdekjen e 5 personave gjatë bombardimeve në rajonin Belgorod
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?