By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi 8 Shkurt 2026
February 8, 2026
Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore
February 8, 2026
Rriten çmimet në bujqësi, ASK publikon statistikat
February 7, 2026
Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin
February 7, 2026
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA liron të burgosurin më të vjetër të Guantanamos
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA liron të burgosurin më të vjetër të Guantanamos
Rajon / Botë

ShBA liron të burgosurin më të vjetër të Guantanamos

Kosova Times
Last updated: 2022/10/31 at 5:18 PM
Kosova Times Published October 31, 2022
Share
SHARE

I burgosuri më i vjetër i burgut ushtarak amerikan, Guantanamo, është liruar për në shtëpinë e tij në Pakistan, pas gati dy dekadave.

Saifullah Paracha, 75-vjeçar, është arrestuar dy vjet pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, dhe është akuzuar se ka qenë simpatizant i Al-Kaidës.

Paracha është dyshuar se ka financuar grupin xhihadist, mirëpo është deklaruar gjithmonë i pafajshëm dhe nuk është akuzuar kurrë për këtë gjë.

Burgu ushtarak amerikan në Kubë, dikur ka pasur qindra të dyshuar për këto sulme.

“Saif Ullah Paracha, shtetas pakistanez, i cili është ndaluar në burgun Guantanamo, ka arritur në Pakistan më 29 tetor”, ka thënë Ministria e Jashtme e Pakistanit.

“Ne jemi të lumtur që një shtetas pakistanez, që është ndaluar jashtë shtetit, më në fund është bashkuar me familjen e tij”, është thënë në deklaratë.

Paracha është zënë në korrik të vitit 2003 në Tajlandë, në kuadër të një operacioni të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Paracha, i cili ka studiuar në Shtetet e Bashkuara, është akuzuar nga autoritetet amerikane se ka pasur kontakte me disa prej figurave më të rëndësishme të Al-Kaidës, duke përfshirë liderin e atëhershëm, Osama bin Laden.

Pas 14 muajsh në një burg amerikan në Afganistan, ai është transferuar në Guantanamo.

Në këtë burg ushtarak amerikan mbahen ata që SHBA-ja i përshkruan si luftëtarë të paligjshëm që i ka zënë gjatë “luftës së saj ndaj terrorit”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, është nën presion për të liruar të burgosurit që nuk kanë akuza dhe të nisë proceset gjyqësore ndaj personave të akuzuar për lidhje direke me Al-Kaidën.

Aktualisht në këtë burg janë 35 persona.

You Might Also Like

Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore

Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin

Rasti i spiunazhit: Udhëtimi i udhëheqësit të skuadriljes në Kinë dhe njerëzit që hyjnë në kuadër të hetimit

Tentoi t`u shmanget Policisë, arrestohet shoferi i automjetit

Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën

Kosova Times October 31, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dhuna në shkolla për 10 vjet, 272 të raportuara, 5 mijë në realitet

Kosova Times Kosova Times December 23, 2025
Gjermania hap terminal për gaz të lëngshëm natyror
Thellohet bashkëpunimi Kosovë – Tajlandë
OVL e UÇK-së nuk e pranon kërkimfaljen e Bashës
Gjykata Ndërkombëtare Penale po heton kryeprokurorin e saj. Abuzoni seksualisht me një grua?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?