Shkruan: Sahudin M.Hysenaj, astronom
Në kohën kur të tjerët po bëjnë ekskursion në kosmos neve nuk lëvizim lirshëm nëpër kontinentin (Evropë) te cilit gjeografikisht edhe i takojmë. Si gjithmonë Kosova i vetmi vend në rajon përballet me mungesë të energjisë elektrike e kohen e fundit pothuajse është e pashpresë që ti furnizojë me dritë të pa reduktuar qytetarët e sajë . madje nga këndvështrimi i autoriteteve nuk ka ndonjë plan të saktë , modern dhe të kohës për energjinë elektrike, por globalisht nga këndvështrimi i fizikës shkencëtaret po punojnë që në një te ardhme jo të largët të shfrytëzohet energjia e fuzionit bërthamorë , kur kjo të arrihet do të mjaftonte ta furnizojmë për një vit me energji elektrike vetëm nga protonet që gjenden ne një gotë uji të pijshëm republikën tonë (Kosovën) .
Jo fuzion bërthamor që do të thotë ndarje të atomeve por anasjelltas fuzion bërthamor që do të thotë bashkim i bërthamave të lehta në bërthamat e renda atëherë praktikisht do të sigurojmë energji marramendëse, proces ky jo i lehtë por jo edhe i pamundur madje po mbyllet një dekadë pune nga shkencëtaret me të spikatur të planetit në këtë drejtim ,si rezultat i kësaj pothuajse ata janë afër ndërtimit të reaktorit që do të sigurojë energji si rezultat i bashkimit të bërthamave qe na kujton gjenerimin e energjisë në diellin tonë dhe të bomba hidrogjenorë .
Vitin e ardhshëm priten rezultate konkrete për prodhimin energjisë si rezultat i fushonit bërthamor në reaktorin e parë të kësaj natyre . Aktualisht kemi disa modele reaktorësh që do të përdorin teknikën e bashkimit të bërthamave të lehta në ato me të renda ku do të prodhohet, gjenerohet energjia.
Në planetin tonë dhe ne miliarda e miliarda planetë të tjera materiet para biotike si produkt i “hirit” të yjeve kanë ardhur përmes kometave apo meteorëve.
Nga ky këndvështrim jetë, gjegjësisht civilizim ngjashëm sikur në planetin tonë ka edhe në shumë e shumë planetë të sistemeve të tjera diellore në galaktikën tonë dhe ne galaktikat e tjera anë e kënd universit pra, jashtëtokësoret ekzistojnë por duke e pasur ë në konsideratë distancat kolosale mes neve dhe sistemeve të tjera diellore nuk na mbetet gjë tjetër vetëm që të mos shpresojmë shumë për ndonjë kontakt fizik me ata sepse edhe sikur te na e mundësoi teknologjia e kohës të udhëtojmë jeta jonë është jashtëzakonisht e shkurtër në raport më kohën qe do te na nevojitet për udhëtime në hapësirën ndëryjore dhe ndërplanetare me qellim të gjurmimit, eventualisht kontaktit me jashtëtokësoret.
Pavarësisht nga kontakti fizik të paktën situatën për gjurmime të tilla e kemi nën kontroll falë spektrit të rrezatimit elektromagnetik në diapazonin e radiovalëve duke u mbështetur në radioteleskopët e kohës gjigantin Allen Telescope Array, ATA (Hat Creek,Kaliforni) dhe Atacama Large Millimeter Array,ALMA(Kili)
Allen Telescope Array, ATA (Hat Creek,Kaliforni) tek i cili vargu i parë nga 42 m antena me diametër 6m është në funksion nga viti 2008. ATA ka 350 antena të drejtuara kah qielli ku sinjalet vazhdimisht kombinohen me ndihmën e sistemit kompjuterik dhe definitivisht ky instrument bashkëkohor do të na i ngjallë shpresat për kërkim te sinjaleve jashtëtokësore
Me theks të veçante shpresat për kontaktin mbi jashtëtokësoret janë shtuar si kurrë më parë me radioteleskopin më të ri i cili u vu në funksion përgjatë vitit 2014 , gjiganti Atacama Large Millimeter Array (ALMA) është ky radioteleskopi më i madh në botë. Ndodhet në shkretëtirën e Kilit në një lartësi mbidetare prej 5.500 m. Radioteleskopi ALMA përbëhet nga 66 antena gjigante që fokusojnë në përzgjedhjen e radiovalëve nga hapësira. Më pastaj këto radiovalë i nënshtrohen një procesi tjetër më specifik nga “hyper-kompjuteri” dhe rezultati pothuajse është i garantuar … veq do të kemi kontakte më sinjale të jashtëtokësorëve që nënkupton jo edhe kontakte fizike …
Jemi dëshmitarë të kohës se vazhdimisht po zbulohen sisteme të reja diellore madje edhe planet të ngjashme me tokën tonë dhe duke analizuar spektrin e rrezatimit elektromagnetik te ardhur nga këto sisteme diellore kolaudojmë se konditat fizike dhe përbërja kimike e tyre tregojnë se sistemi ynë diellor nuk ka ndonjë përparësi ndaj qindra, mijëra ,miliona, miliarda sistemeve të tjera diellore, njeherit edhe ne nuk kemi ndonje përparësi ndaj jashtëtokësorëve të shumtë që egzistojnë në univers dhe aq më pak kur gjithësia është unike në përbërjen e sajë materiale dhe përbehen prej elementeve të njëjta kimike. Normalisht ,përpjesëtimet e disa elementeve kimikë ndryshojnë , po kështu ndryshojnë edhe konditat e tyre fizike.
Logjikisht në këtë botë të madhe ku kemi miliona ,miliarda planetë e mijëra miliarda yje, është absurd të mendohet se jetë ka vetëm në planetin tonë, POR mënyra e shfrytëzimit të energjisë tregon nivelin e zhvillimit të civilizimit edhe te ne tokësorët në tokë edhe te ata jashtëtokësorët në planetët e sistemeve të tjera diellore dhe me siguri kjo energji nga jashtëtokësoret diku shfrytëzohet më shumë e diku edhe më pak. d.m.thënë , ekzistojnë planetë ku shfrytëzohet energjia e fuzionit bërthamorë dhe janë në nje stad te lartë të civilizimit, sigurisht ekzistojnë planetë ku shfrytëzohet energjia e fuzionit bërthamor që nënkupton prapë një civilizim solid ose nuk e shfrytëzojnë asnjërën nga këto … Janë afërsisht në nivelin tonë të civilizimit (kjo do të thotë janë në nivel të ulët të civilizimit) d.m.thënë shfrytëzojnë karburantet fosile në planetët e tyre. Energjia te cilën e përdorim ne për ndriçim ,ngrohje , ftohje ,lëvizjen e automjeteve etj. etj. vie nga karburantet fosile. Këto karburante ne veten e tyre përmbajnë Hidrogjen dhe Karbon andaj njihen edhe me emrin, Hidrokarbure dhe kur këto digjen nga vetja e tyre clirojne dritë dhe nxehtësi. Karburant fosil është nafta , qymyri ,gazi natyror … këto te fundit janë edhe burime t kryesore të energjisë për industrinë ,transportin dhe banesat . Konsumatori më i madh i karburanteve fosile janë : Industrializimi dhe mjetet motorike.
Rreth vitit 2080 bota do te mbetet pa këto karburante ,këto burime të pa rinovueshme energjie do te hakmerren në planetin tonë dhe njerëzit sigurisht duhet te gjejnë mënyrën që ti zëvendësojnë karburantet fosile më te vetmin qellim prodhimin e energjisë sepse nga kjo varet civilizimi i tyre.
Burimet me të kënaqshme te energjisë pa mëdyshje janë ato të rinovueshmet, të cilat nuk do të “shteren asnjëherë” dhe ato janë :Energjia diellore , Uji dhe era si burim energjisë , energjia gjeoterimike dhe bërthamore me theks të veçante ENERGJIA BËRTHAMORE.
Por, sidoqoftë nga mënyra e shfrytëzimit të energjisë ne në tokë vërtetë jemi “primitiv”. P.sh. sa e shfrytëzojmë ne energjinë gjatë djegës , dihet se djegia është reaksion kimik dhe rrjedhojë e bashkëveprimit elektromagnetik në mes të atomeve dhe gjatë djegies së thëngjillit, naftës dhe gazit natyror shfrytëzohen vetëm rreth 1 e dhjetë miliarda pjesë e energjisë së masës. Pa koment kjo është shumë pak?
Përderisa nga ana tjetër edhe shkollaret e vegjël e dinë se forcat bërthamore, gjegjësisht forcat që i lidhin neutronet dhe protonet në bërthamë janë bindshëm më të efektshme për lirimin e energjisë së lëndës.
Shfrytëzimi i energjisë gjatë djegies (bashkëveprimi elektromagnetik)në raport me energjinë e forcave bërthamore mund ta krahasojmë më :
Sjelljen e një njeriu të moshuar dhe të mençur i cili shet tërë pasurinë që e ka krijuar ndershëm gjatë gjithë jetës së vet dhe me paratë e marruar e blenë vetëm një golden eagle (pije energjike kosovare) e pjesën tjetër të parave e hidhe në shportë të mbeturinave.
Gjithsesi në një të ardhme jo të largët mbesim me shpresë ta shfrytëzojmë energjinë nga forcat bërthamore dhe ti ikim shfrytëzimit të energjisë nga forcat elektromagnetike ku në univers forcat elektromagnetike nuk kanë ndonjë rol të veçantë në lirimin e energjisë, por megjithatë ne e shfrytëzojmë këtë energji dhe jemi në këtë nivel të ulet të civilizimit.
Ne qeniet inteligjente që jetojmë në planetin Tokë , fatbardhësisht nga këndvështrimi teorik problemin e fuzionit e dimë mirëpo fatkeqësisht nga këndvështrimi praktik , me shkencën që disponojmë , bashkë me tërë teknologjinë me të sofistikuar çfarë e kemi në dispozicion ende jemi shumë larg të krijojmë kushte të gjenerimit të energjisë së bashkimit (fuzionit) bërthamorë. Megjithatë shkenca është e paparashikueshme dhe nëse një ditë do te arrihet kjo dukuri, vetëm protonet që gjenden ne një gjysmë litri ujë do të mjaftonin ta furnizojë për një vit të tërë me energji elektrike Shqipërinë dhe Kosovën dhe pa mëdyshje do te jemi në një nivel të lartë të civilizimit ne si komunitet dhe mbarë njerëzimi anë e kënd planetit tonë .
Njëherë për njëherë realisht ne tokësoret mund ta shkaktojmë procesin mbi ndarjen bërthamore por jo edhe atë mbi bashkimin e bërthamave te lehta në ato të renda e cila mbetet sfidë për mbarë shkencën e tokës. Sot, pikërisht me bombardimin e bërthamave të atomeve të elementeve kimike, përkatësisht nga ndarja e bërthamës së atomit përfitohet një sasi shumë e madhe e energjisë . Në centralet bërthamore, nëpër reaktorët bërthamorë zbërthehen bërthamat e uraniumit si rezultat i këtij procesi lirohet nxehtësia e cila përdoret për ta kthyer ujin në avull ,ky i fundit dërgohet direkt neper turbina të cilat prodhojnë energji elektrike e cila zëvendëson karburantet fosile ne njërën anë por ne anën tjetër si rezultat i ndarjes së bërthamave mbesin mbetjet radioaktive të cilat emetojnë rrezatim vdekjeprurës për njeriun në radhë të parë dhe pa përjashtim për të gjitha format e jetës në planetin tonë.
Fatkeqësisht pak shpresa ka që në të ardhmen do të mund të ruhen në mënyrë të sigurt këto mbetje radioaktive që na kërcënojnë të gjithë neve njëkohësisht kjo mënyrë e përfitimit të energjisë bërthamore na le shumë për të dyshuar dhe të pashpresë . Problem tjetër është se energjia bërthamore e shkaktuar nga ndarja(fisioni) bërthamor nuk përbën një burim të lirë të energjisë nga ana tjetër ndërtimi i centraleve bërthamore është shumë i kushtueshëm dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm. Në rast të ndonjë shpërthimi eventual pasojat do të ishin katastrofale për mbarë njerëzimin. Ende e kemi të freskët aksidentin me të rendë bërthamorë i cili ndodhi në vitin 1986 në centralin atomik të Cernoblilit në Ukrainë ku pasojat janë ndier edhe në vendin tonë ,duke ndote ambientin me pasoja për boten bimore dhe shtazore e tëra është reflektuar negativisht te njerëzit madje kanë lindur edhe një numër i kufizuar i fëmijëve me pasoja mentale dhe fizike .
Rezultantet e gjithë kësaj na bënë te mendojmë seriozisht në njeren anë si te gjejmë zgjidhje për karburantet fosile të cilat janë në mbarim e siper dhe në anën tjetër te mendojmë si kurrë më parë për energjinë e fisionit bërthamor e cila është e rrezikshme dhe e kushtueshme andaj ne ditët e sotme top priototet për shkencen e tokës pa mëdyshje mbetet shumë e përfolura : energjia e fusionit bërthamor energji kjo e cila është produkt i reaksionit termobërthamor, në kushtet e këtij reaksioni gazrat janë plotësisht të jonizuara domethënë janë në gjendje plazme (elektronet janë të ndara nga bërthamat) energjia termike përkatësisht energjia kinetike që disponojnë ato është jashtëzakonisht e lartë , çfarë bënë që efektet goditëse ndërmjet bërthamave te jenë marramendëse.
Prioritet mbi prioritetet, shkencëtaret kanë ta gjejnë mënyrën me te mirë të mundshme që ta nxejnë gazin në temperaturë të lartë dhe ta ruajnë atë për një kohë relativisht të gjatë. Plazma absolutisht nuk mund të mbahet në enë materiale sepse aty është fjala për temperaturë mbi 10 milion gradë dhe në këtë gjendje plazma duhet të ruhet në të ashtuquajturën “enë magnetike” qe do të thotë duhet të jetë nen ombrellën e nje fushë të fortë magnetike .
Senzacionale ,përderisa bota ne krye me Amerikën parallogaritin dhe shpejtë do të eksperimentojnë që vetëm nga protonet të cilat gjenden në një gotë uji (afërsisht 200 mililitra) të mjaftojnë për ta furnizuar për nja vit të terë me energji elektrike Kosovën , neve pa përjashtmi na mbetet ta bëjmë të pamundurën të mundur për një shoqëri kosovare jo të infektuar me mbulesa e mjek erra , kulturë të dreqit të mallkuar që ngjanë në civilizimin mesjetar por për një shoqëri me traditën, kulturën , gjuhen , veshjen … tonë,tipike Ilire që ngjanë në civilizim bashkëkohor me bindje të plotë kah aleati ynë i të gjitha kohërave-Amerika dhe të barabartë në Evropë .
Seltzer Tonic Water Beer Sparkling wine Kombucha Soda priligy walmart Tikkanen I, Narko K, Zeller C, et al