By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Klubet kulturore që ndajnë popujt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Klubet kulturore që ndajnë popujt
Rajon / Botë

Klubet kulturore që ndajnë popujt

Kosova Times
Last updated: 2022/11/01 at 10:03 PM
Kosova Times Published November 1, 2022
Share
SHARE

Hapja e klubeve kulturore bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe e klubeve kulturore maqedonase në Bullgari, nuk ka për qëllim afrimin e dy popujve apo promovimin e kulturave të njëri tjetrit, por thellimin e ndasive ndërmjet dy vendeve, thonë njohësit e çështjeve ndëretnike dhe të historisë në Shkup dhe Sofje. Sipas tyre, kjo nxit edhe urrejtje, si dhe shkakton tensione që nuk i kontribuojnë forcimit të raporteve ndërfqinjësore.

Disa shoqata bullgare në Maqedoninë e Veriut kanë hapur tri klube bullgare me emrat “Car Borisi i Tretë”, “Vanço Mihajllov” dhe “Car Ferdinandi”, që kontestohen nga pala maqedonase pasi njihen si bashkëpunëtorë të Gjermanisë naziste dhe drejtues të luftërave për pushtimin e Maqedonisë së Veriut gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, një klub maqedonas në Bullgari ka hapur një klub me emrin “Nikolla Vapcarov” që Sofja e quan si provokim pasi e konsideron si personalitet nga e kaluara historike bullgare.

Këto klube i kanë rritur tensionet ndërmjet të dyja vendeve në kohën kur pritej shtensionimi i tyre pas heqjes së vetos bullgare që çoi në fillimin e bisedimeve të integrimit evropian mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, më 19 korrik.

Duke folur për hapjen e klubeve, Mirjana Maleska, njohëse e raporteve ndëretnike, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas tyre më së paku qëndrojnë synime për afrimin e popujve.

“Në parim, klubet kulturore duhet të kenë rolin e afrimit të kombeve pasi programi i tyre ka në thelb përhapjen e kulturës, njohjen e historisë, të gjuhës, pra tema që nuk do të duhej aspak të nxisin tensione apo urrejtje mes popujve, por ja që kjo nuk ndodhi në rastin e hapjes së klubeve bullgare në Maqedoni [të Veriut] dhe të klubit maqedonas në Bullgari”.

“E gjithë kjo që po ndodh besoj se nuk është vetëm pasojë e politikës së dy shteteve, por kemi të bëjmë me një problem më të thellë, me mosnjohjen e njëri-tjetrit. Dy shtetet kanë jetuar në sisteme të ndryshme, maqedonasit janë një popull i ri dhe pala bullgare vazhdimisht insiston në mohimin e identitetit të tyre, duke u angazhuar rreth idesë së një kombi. Kemi një mosbesim të madh që tani ka dalë në sipërfaqe”, thotë Maleska.

Dimitar Atanasov, historian bullgar, tha të hënën në një konferencë të mbajtur në Bullgari, se pas këtyre klubeve qëndrojnë forca të caktuara politike të lidhura me drejtuesit e këtyre shoqatave që kanë për qëllim thellimin e ndasive dhe jo promovimin e kulturave.

“Ne të gjithë e pamë se në hapjen e klubit kulturor bullgar në Manastir të Maqedonisë [së Veriut] ishte i pranishëm një drejtues i partisë bullgare VMRO, ndërsa tani në hapjen e klubit maqedonas në Bllagoevgrad mori pjesë kryetari i partisë maqedonase, VMRO DPMNE. Kjo tregon qartë se në të dyja anët e kufirit ka grupe politike që synojnë të përfitojnë përmes nxitjes së tensioneve”, tha Atanasov.

Ai theksoi se hapja e klubeve me emra të kontestueshëm nuk duhet lejuar edhe për faktin se në shoqërinë bullgare, sipas tij, akoma ka që mendojnë se vetoja nuk duhej të hiqej.

“Bullgaria e ka hequr veton, por për fat të keq ka forca në shoqërinë dhe politikën bullgare, që duan bllokada. Hapja e klubeve kulturore bullgare me emra personash që nuk janë të pranueshëm për maqedonasit është një provokim i hapur, siç ndodh nga pala tjetër. Nevojitet kujdes që të mos biem në provokime të tilla”, tha ai.

Edhe Mirjana Maleska, njohëse e çështjeve ndëretnike hedh dyshime mbi veprimtarinë e shoqatave;

“Kemi struktura të nëndheshme që tani manifestohen jo aq sa shumë nga politika shtetërore se sa nga sektori civil, nga shoqata të ndryshme, fondacione dhe kur lexoni programet e tyre janë të gjitha me ide evropiane, por pas tyre fshihen agjenda tjera nacionaliste edhe pse politika zyrtare deklarohet për fqinjësi të mirë, por këto janë vetëm se formale”, thotë Maleska.

Ajo shton se institucionet duhet të punojnë dhe jo të mbyllen, dhe të veprojnë bazuar në vlerat evropiane dhe duke respektuar marrëveshjet mes dy shteteve.
Klubet bullgare në Maqedoni të Veriut dhe klubi maqedonas në Bullgari janë iniciativa private që realizohen me donacione nga individë të ndryshëm.

Qeveritë e të dy vendeve nuk qëndrojnë pas hapjes së tyre, ndërsa pala maqedonase ka miratuar ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e klubeve, i cili parasheh mbylljen e tyre nëse nuk i plotësojnë kushtet që kryesisht pamundësojnë themelimin e klubeve me emra të personaliteteve të kontestueshme.

Në vitin 2017, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, që synon kapërcimin e dallimeve për çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.

You Might Also Like

Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’

Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë

ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014

Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”

Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të

Kosova Times November 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Adresim i sfidave me të cilat po përballet Prokuroria e Apelit

Kosova Times Kosova Times January 18, 2024
Ukraina e mbajti të fshehtë planin kundërsulmues të SHBA-së përpara zbulimit të Pentagonit
Zhduken 38 turistë vietnamezë në Korenë e Jugut
Specialja shqyrton edhe lirimin e Nasim Haradinajt
Rashiq: Të gjitha palët duhet t’i shmangin veprimet e njëanshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?