By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Abdixhiku: Evropa sot në Tiranë, Kosova pa ndjenjën e urgjencës për kohën
May 16, 2025
Von der Leyen: Do të rrisim trysninë ndaj Rusisë, pako sanksionesh
May 16, 2025
Përfaqësuesit e SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë u takuan në Stamboll
May 16, 2025
Musliu-Shoshi: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar
May 16, 2025
Presidentja kujton Ukshin Hotin: Mungesa e tij, plagë e hapur për kombin
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 100 hapat gjigant të Televizionit Diaspora
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > 100 hapat gjigant të Televizionit Diaspora
Opinion

100 hapat gjigant të Televizionit Diaspora

Kosova Times
Last updated: 2022/11/02 at 3:53 PM
Kosova Times Published November 2, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Fillimi i punës së Studios së Televizionit Diaspora në Prishtinë, më kujtojë thënien e fitueses së MISS-it të parë shqiptar, Valbona Selimllari; “vendosmëria është fshehtësia e gjithçkaje, është çelësi i çdo suksesi”.

E para dhe e vetmja e këtij lloji në vendin tonë

Këtë thënie e dëshmoi në mënyrën më të mirë Producenti i Televizionit Diaspora, z. Esat Husaj, i cili edhe përkundër vështirësive financiare, ishin përkushtimi, dëshira, përvoja e gjatë në gazetari që e motivuan atë që t’i shkojë deri në fund projektit të tij madhor për hapjen e Studios Televizive në Prishtinë, e para e këtij lloji në vendin tonë.

26 korriku i vitit 2022 shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë të Televizionit Diaspora, rrugëtim ky, i cili kërkon mbështetje morale, pse jo edhe materiale për rriten dhe fuqizimin e mëtejmë të kësaj shtëpie të madhe televizive të mërgatës sonë.

26 korriku i këtij viti trokiti si një zog mëngjesi në platformat televizive, për të hyrë në çdo shtëpi dhe familje shqiptare (kosovare) në Kosovë, trojet etnike dhe në mërgatën tonë, fillimisht me programin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Diasporë”, për të vazhduar me emisionin e pasdites “Diaspora Sot”, “Lidhje Direkte”, “Biseda me qytetarë”, etj.

100 hapat gjigant apo më mirë të themi rrita 100 ditësh e Televizionit Diaspora të kujton rriten marramendëse të një foshnjë në 100 ditët e para të jetës, kur dajat, tezet apo hallat e krahasojnë me rriten dhe zhvillimin e fëmijës me një moshë shumë herë më të madhe nga ajo reale!

Televizioni Diaspora shtëpi e madhe e mërgatës sonë

Në historinë më të re të televizioneve në Kosovë, nuk mbahet mend një zhvillim kaq i hovshëm dhe i suksesshëm mediatik. Nga dita në ditë, nga java në javë, nga muaji në muaj po shtohet numri i shikueshmërisë së Televizionit Diaspora, i cili po shënon ngritje të pandalshme drejt majave të suksesit.

Televizioni Diaspora falë stafit të mrekullueshëm, producentit Esat Husaj, gazetareve entuziaste, moderatatoreve Erzana Fazliu, Yllka Krasniqi si dhe Arta Krasniqi, realizatore në regji dhe moderatore në studio është duke bërë hapa gjigant drejt majave të suksesit mediatik.

Kur jemi në këtë segment duhet përshëndetur pronarin e televizionit z. Migjen Husaj për sigurimin e kushteve të volitshme për punë dhe pajisje të teknologjisë më të re dhe më të avancuar të kohës.

Përveç rritjes së shikueshmërisë, Televizioni Diaspora e ka rritur edhe numrin e bashkëpunëtorëve dhe korrespondentëve të rregullt në shtetet e Bashkimit Evropian dhe atyre transatlantike.

Televizioni Diaspora ka arritur që për një kohë të shkurtër të ofrojë rreth vetes korrespondentët e rregullt, si: Hajriz Mamaj dhe Miftar Dragidella në Gjermani, Lulzim Mulliqi në ShBA, Safet Sadiku e Shefqet Cakolli në Zvicer, Florim Zeqa në Itali, Vladimir Selamaj në Greqi, etj.

Po ashtu, nuk mungojnë as lidhjet direkt me politologen Vjollca Hajdari nga Berlini dhe bashkëpunëtorët Ibrahim Xhemaili, Ixhet Lutfiu e Adnan Aliti nga Danimarka si dhe Ahmet Gjanaj nga Brukseli.

Përzgjedhja e temave dhe e mysafirëve në studio si dhe përmes lidhjeve të përditshme direkt nga vendi dhe mërgata e jonë e ka shndërruar Televizionin Diaspora në një medium të kërkuar nga shikuesit e shumtë gjithandej trojeve etnike dhe në Diasporë.

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur një medium televiziv drejtohet nga një gazetar i përgjegjshëm dhe më përvojë të gjatë siç është Esat Husaj.

Edhe përkundër problemeve fillestare, në veçanti ato që kanë të bëjnë me aspektet financiare, Producenti i Televizionit Diaspora, Esat Husaj u shpreh në këtë mënyrë: “Shikuesit janë shpirti, janë motivi dhe qëllimi, janë inspirimi i punës time, janë shpërblimi dhe satisfaksioni më i madh i stafit tim”.

100 ditë punë, qindra mysafir në studion e televizionit

Në mesin e mysafirëve të parë që prezantuan në Televizionin Diaspora e kisha fatin të jem edhe unë gjatë pushimeve në vendlindje. Duke e njohur prej vitesh në perëndim, ftesën për pjesëmarrje nga z. Esat Husaj e pranova me kënaqësi të madhe dhe pa asnjë hezitim. Pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore në Televizioni Diaspora nuk e kam përjetuar në asnjë televizion tjetër vendor. Shprehja e lirë dhe pa censurë, janë e veçanta e kësaj Studioje Televizive, në të cilën i shpreha lirshëm mendimet dhe idetë e mia sikurse në shtëpinë time.

Deri më tani në Studion e Televizionit Diaspora janë paraqitur me qindra aktivist dhe veprimtar, krijues dhe artist, poet dhe shkrimtar, afarist dhe biznesmen të njohur shqiptar, muzicient dhe këngëtar të cilët i kanë shpalosur veprimtaritë dhe aktivitetet e tyre në mërgatë.

Në fund, ia vlen të përmendim edhe disa nga sponsorët që janë shprehur të gatshëm ta ndihmojnë Televizionin Diaspora, si: FATI GmbH nga Kölni me pronar Bali Balia si dhe fabrika e dyerve dhe dritareve kundër zjarrit RITEK nga Millosheva me pronar Ngadhnjim Isufi.

You Might Also Like

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Dy gëzime në një ditë për Edi Ramën dhe protesta dëshpëruese e Sali Berishës

Kosova Times November 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koha e rebelimit Pugacheva

Kosova Times Kosova Times September 19, 2022
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
BE do të krijojë një zyrë prokurorie speciale për të hetuar krimet ruse të luftës
Tajvani duhet të mbrojë sovranitetin e vet, thotë presidenti i ishullit
Protestat e dhunshme shpërthyen pas vdekjes së një adoleshenti në një konvikt shkolle në Kinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?