By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lista Serbe të shtunën vendos për largimin e serbëve nga institucionet në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lista Serbe të shtunën vendos për largimin e serbëve nga institucionet në veri
Lajme

Lista Serbe të shtunën vendos për largimin e serbëve nga institucionet në veri

Kosova Times
Last updated: 2022/11/03 at 6:28 PM
Kosova Times Published November 3, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se të shtunën, më 5 nëntor, do të propozojë largimin e serbëve nga institucionet në veri, përfshirë ato gjyqësore, të policisë dhe në institucione të tjera.

Ai tha se ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Listës Serbe me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës. Kjo mbledhje, tha se do të mbahet pas “vendimit të paligjshëm dhe anti-serb” të Kosovës, për suspendimin nga puna të drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq.

Gjuriq u suspendua nga puna më 3 nëntor, një ditë pasi deklaroi se policët në veri nuk do të shpërndajnë letra qortuese për qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron ilegale.

“Të gjithë ne kemi hyrë në institucionet e Kosovës sepse kjo ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, dhe duke pasur parasysh se Prishtina nuk i respekton marrëveshjet e nënshkruara, është e qartë se nuk kemi çfarë të kërkojmë në ato institucione sepse është e qartë se Prishtina shkel secilën prej tyre”, tha Rakiq përmes një deklarate për media.

Sipas Rakiqit, institucionet në Prishtinë nuk kanë pasur të drejtë ta suspendojnë Gjuriqin nga puna, pasi tha se ai është zgjedhur nga serbët dhe katër kryetarët e komunave në veri, që banohen me shumicë serbe.

Policia e Kosovës tha se ka suspenduar Gjurqin për “mosrealizimit të autorizimeve ligjore dhe zbatimit të vendimeve zyrtare”.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – edhe në të kaluarën kishte kërcënuar me largim nga institucionet e Kosovës për shkak të vendimeve të ndërmarra nga autoritetet në Kosovë.

Ndërkaq, pas një takimi me kryetarët e katër komunave në veri dhe Listës Serbe, Gjuriq tha më 2 nëntor se refuzon të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, tha Gjuriq.

Që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë makina me targa ilegale (KM), do të marrin fleta qortuese.

Kjo është faza e parë e planit prej tri etapash, që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023, sa i përket riregjistrimit të makinave në targat RKS (Republika e Kosovës).

Faza e dytë parasheh gjobë prej 150 eurosh për shoferët që kanë makina me targa serbe, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targa provuese. Pas 21 prillit, sipas Qeverisë, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave që nuk kanë targa RKS.

Në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) vlerësohet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe.

Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera.

Vendimi për riregjistrimin e makinave fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj për shkak se serbët lokalë ngritën barrikada në shenjë pakënaqësie ndaj këtij vendimi.

Pak para se të skadonte afati për riregjistrim më 31 tetor, Qeveria e Kosovës njoftoi për planin e saj me tri faza për targat.

You Might Also Like

Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë

IHMK: Nga e enjtja priten reshje bore dhe ngrica në gjithë Kosovën

Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen nga afër

PDK kërkon reagim të koordinuar të nivelit lokal e qendror për vërshimet

Haradinaj apelon për veprime urgjente pas përmbytjeve në Kosovë

Kosova Times November 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

A e pastroj Kurti veriun nga strukturat paralele?!

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
Britanikët po lirojnë më shumë se një mijë të burgosur për shkak të mbipopullimit të burgjeve
Gërvalla: Shqiptarët në Zvicër rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve
Kanalet pro-Kremlinit raportuan vdekjen e “qindra” të mobilizuarve si rezultat i sulmit ukrainas
Bien spekulimet: Kate Middleton shihet në publik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?