By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nesër bëhen dy vite që mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nesër bëhen dy vite që mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së
Lajme

Nesër bëhen dy vite që mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së

Kosova Times
Last updated: 2022/11/04 at 1:34 PM
Kosova Times Published November 4, 2022
Share
SHARE

Në Dhomat e Specializuara, në Hagë, sot mbahet konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes në rastin Thaçi dhe të tjerët. Të njëjtit janë arrestuar para dy vitesh. Procesi gjyqësor në këtë rast pritet të nisë në pjesën e parë të vitit 2023, thonë nga Specialja. Ndërkaq, profesori universitar, Arsim Bajrami, thotë se në procedurën e deritanishme në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, ka pasur shkelje ligjore.

Nesër bëhen dy vite prej kur mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara, në Hagë, ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Koha e fillimit të gjykimit akoma nuk dihet, por, kjo mund të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm, thonë për Radio Kosovën nga Specialja.

“Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar disa afate por deri më tani ai nuk ka caktuar një datë të saktë se kur synon t’ia kalojë dosjen e çështjes trupit gjykues. Vetëm pasi ta bëjë këtë, do të dimë saktësisht se kur mund të fillojë gjykimi. Megjithatë, gjykatësi i Procedurës paraprake ka parashikuar që dosja e çështjes mund të jetë gati për t’ia kaluar trupit gjykues deri në fund të vitit, që do të thotë se gjykimi mund të fillojë gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm”, thuhet në përgjigjen e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun të Dhomave të Specializuara, të pyetur nëse procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët a do të fillojë gjatë këtij viti.

Në lidhje me këtë rast, që planifikohet të zgjasë me vite, profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë se Specialja gjatë procedurës së deritanishme ka shkelur dispozita ligjore vendore e ndërkombëtar.

“Tani po bëhen më shumë se 7 vite prej kur është themeluar kjo gjykatë. Po bëhen edhe dy vite prej kur mbahen në arrest krerët e UÇK-së dhe akoma nuk kemi një fillim të procesit gjyqësor, por aq më tepër gjatë procedurës ka pasur shkelje të rënda të dispozitave ligjore të Kosovës por edhe të konventave ndërkombëtare”, tha ai.

Bajrami thekson tri nga shkeljet më të rënda, dhe thotë se janë serike.

“E para, vazhdimi i paraburgimit që është një masë që sipas ligjit më së shumti mund të jetë në fuqi një vjet, e në këtë rast po bëhen dy vite dhe po vazhdon paraburgimi.

Refuzimi serik i kërkesave për përfundimin e paraburgimit me të njëjtin arsyetim, për gjoja tendencën e ikjes nga gjykimi, çka nuk është e vërtetë. Dhe e treta, mos klasifikimi i provave dhe mungesa e  një agjende të saktë për fillimin e gjykimit”, tha Bajrami.

Në lidhje me rastin Thaçi dhe të tjerët, në Kosovë, prej kohësh kanë vërejtje për punën e Gjykatës Speciales, e në Dhomat e Specializuara në Hagë sot, nga ora 13:30 mbahet konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes në rastin Thaçi dhe të tjerët.

You Might Also Like

Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë

Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë

Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor

Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Kosova Times November 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Federata Evropiane e Xhudos i referohet Distria Krasniqit si “PARIS-niqi”

Kosova Times Kosova Times July 28, 2024
Kultura rome përmes filmit në ‘Rolling’
Vdes piktori, poeti dhe mësimdhënësi, Bislim Aliu
Joe Biden premtoi të ndihmojë civilët në Rripin e Gazës
Johnson planifikoi një sulm në fabrikën holandeze të vaksinave kundër koronës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?