By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Petkoviq: Kurti i dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Petkoviq: Kurti i dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit
Lajme

Petkoviq: Kurti i dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit

Kosova Times
Last updated: 2022/11/04 at 5:50 PM
Kosova Times Published November 4, 2022
Share
SHARE

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se i ka dhënë goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit dhe normalizimit të raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kështu ka reaguar Petkoviq ndaj deklaratës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që kryeministri i Kosovës ka dhënë për gazetarët pas samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt më 3 nëntor.

“Me deklaratën e tij ai ka treguar se nuk është i interesuar në formimin e Asociacionit, por edhe për shkarkimin e drejtorit rajonal të policisë, Nenad Gjuriq, Kurti i dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit dhe bashkëpunimit për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Petkoviq gjatë një konference për media më 4 nëntor.

Më 3 nëntor në Berlin, gjatë përgjigjes ndaj pyetjeve të gazetarëve për Asociacionin, Kurti tha se në Kosovë nuk ka komuna serbe, por komuna të banuara me shumicë serbe.

Ai shtoi se marrëveshja për Asociacionin nuk e ka kaluar “testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

“Nuk ka komuna në baza etnike, por ka komuna ku një komunitet është shumicë. Këto janë dy gjëra të ndryshme”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kanë arritur marrëveshjen për Asociacionin më 2013. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pjesë të marrëveshjes ishin në kundërshtim me Kushtetutën, duke shtuar se ato mund të harmonizohen përmes akteve ligjore.

Mirëpo autoritetet në Kosovë refuzojnë të zbatojnë marrëveshjen për Asociacionin, duke argumentuar se ajo është e dëmshme për Kosovën.

Petkoviq po ashtu tha se Qeveria e Kosovës ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit me suspendimin e drejtorit të policisë për veriun, Nenad Gjuriq.

Ai tha se sipas Marrëveshjes së Brukselit, komandantin e atij rajoni e emëron Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të propozimit të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Autoritetet në Kosovë suspenduan nga puna Gjuriqin, pasi ai refuzoi që të zbatonte vendimin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Pas suspendimit, partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka paralajmëruar se më 5 nëntor do të vendosë për largimin nga institucionet në veri.

I pyetur nëse do të ndodhë kjo, Petkoviq tha se serbët nga Kosova duhet të vendosin vetë.

Ndryshe, që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë makina me targa ilegale (KM), do të marrin fleta qortuese.

Kjo është faza e parë e planit prej tri etapash, që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023, sa i përket riregjistrimit të makinave në targat RKS (Republika e Kosovës).

Faza e dytë parasheh gjobë prej 150 eurosh për shoferët që kanë makina me targa serbe, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targa provuese. Pas 21 prillit, sipas Qeverisë, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave që nuk kanë targa RKS.

Në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) vlerësohet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe.

Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera.

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times November 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Homazhe në TKOB për `Artisten e Popullit`, Margarita Xhepa

Kosova Times Kosova Times April 4, 2025
Tjetër supergol, Holanda në epërsi
Ndahet nga jeta, aktorja, pedagogia dhe zëri simbol i Radios, Vera Zheji
Emergjenca e gatshme për festat, apelohet për kujdes me fishekzjarret
Pothuajse 5 milionë rusë në qytetet e mëdha do të jenë në zonën e shkatërrimit të raketave amerikane me rreze të gjatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?