By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bordi i Paqes përshëndet anëtarësimin e Kosovës
January 28, 2026
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Përmbyllet rinumërimi i votave në 30 komuna të Kosovës
January 28, 2026
MASHTI merr vendim për rishikim kurrikulash për klasat nga 1 deri në 9
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja me ndihmë të re për ushtrinë ukrainase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja me ndihmë të re për ushtrinë ukrainase
Rajon / Botë

ShBA-ja me ndihmë të re për ushtrinë ukrainase

Kosova Times
Last updated: 2022/11/04 at 10:32 PM
Kosova Times Published November 4, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarë dhe do të krijojnë një seli për ndihmë të sigurisë në Gjermani, që do të mbikëqyrë transferimin e të gjitha armëve dhe trajnimeve ushtarake për Ukrainën, njoftoi Pentagoni.

Në këtë ndihmë do të përfshihen edhe ndihma shtesë për mbrojtje ajrore, që Ukraina të mund të mbrojë veten nga sulmet ruse me raketa dhe dronë, që së fundmi kanë shkatërruar rëndë infrastrukturën ujore dhe energjetike ukrainase.

“Ne e kuptojmë nevojën akute për mbrojtje ajrore në këtë moment kritik kur Rusia dhe forcat ruse po lëshojnë raketa dhe po përdorin dronët iranianë për të sulmuar infrastrukturën civile të këtij shteti”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, gjatë një konference për media në Kiev më 4 nëntor pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sullivan është një prej zyrtarëve më të lartë amerikanë që ka vizituar Kievin, dhe vizita e tij në Ukrainë nuk ishte paralajmëruar për shkaqe sigurie.

Në pakon e ndihmës së re përfshihen edhe kontratat për 1.100 dronë Phoenix Ghost, 45 tanke dhe 40 anije.

Dronët Phoenix Ghost janë “dronë kamikazë” që shpërthejnë në momentin që kanë kontakt me cakun e tyre.

Ndërkaq, tanket T-72 do të merren nga inventari në Republikën Çeke – dhe janë paguar nga Holanda – dhe do të përditësohen me teknologji më të avancuar.

Sa i përket mbrojtjes ajrore, do të dërgohen raketa tokë-ajër Hawk. Ky sistem ajror nuk përdoret më në ShBA, por do të përditësohet dhe do të dërgohet në Ukrainë.

Sistemet Hawk kanë rreze më të gjata veprimi sesa raketat kundërajrore Stringer, që më herët ShBA-ja kishte dërguar në Ukrainë.

Qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, ndihma ushtarake që ShBA-ja i ka ofruar Ukrainës kap vlerën e 18.2 miliardë dollarëve.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times November 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Synojmë përfshierjen e Kosovës në platformat digjitale botërore

Kosova Times Kosova Times October 19, 2024
Arrestohet polici i dyshuar për aksidentin fatal në Prizren
Hovenier: Presim që Kosova të jetë anëtare e NATO-s
“Maidani po afrohet në Serbi, regjimi i Vuçiqit ka treguar fytyrën e tij të vërtetë”: Genadi Sisoyev, korrespondent i Kommersant rus, për protestat në Beograd
Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gaza në lutjen e parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?