By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Me një terapi të re gjenetike, ai rifiton shikimin: ai është pacienti i parë në botë
July 29, 2025
Arrestohet në Romë deputetja italo-braziliane Zambelli
July 29, 2025
Cilat vende e njohin shtetin e Palestinës?
July 29, 2025
Pasagjeri që kërcënoi të rrëzonte aeroplanin mbi Skoci duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ nuk është mysliman
July 29, 2025
Erdogan kurrë më ashpër, e quajti Izraelin një shtet terrorist: “Gaza është më e keqe se kampet naziste”
July 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U mbajt Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U mbajt Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë
Lajme

U mbajt Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/04 at 4:33 PM
Kosova Times Published November 4, 2022
Share
SHARE

Ka vazhduar sot në Kuvendin e Kosovës Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, me sesionin e dytë të punës.

Me pjesëmarrje të deputetëve të të dyja parlamenteve, ta pranishmëve u uroi mirëseardhje bashkëkryesuesi Romeo Franz, duke hapur njëherësh punimet e këtij sesioni.

Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkëpunimi rajonal, ishte tema e parë e trajtuar, duke filluar me fjalimin e deputetit të Parlamentit Evropian, Lukas Mandl.

Duke e konsideruar domethënës fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, si vendi më i ri demokratik në Evropë, Mandl theksoi se dialogu midis Serbisë dhe Kosovës nuk duhet të shihet si dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, por midis dy shteteve, i lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që të ketë dialog konstruktiv i cili trason rrugë e njohjes reciproke.

Përmes shmangies së gjuhës së urrejtjes, nacionalizmave dhe analogjive tjera që pengojnë procesin e dialogut, Mandl theksoi se nën kujdesin e BE-së dialogu duhet të trajtohet me qasje pozitive, në mënyrë që sa më parë të arrihet stabilizimi.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Mandl e konsideroi atë proces shumë të vonuar, duke shtuar se një vetëm një pakicë brenda Parlamentit Evropian e bllokon procesin, përkundër faktit që Komisioni Evropian ka treguar që Kosova i përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

Duke përmendur se Serbia po tenton bllokimin e Kosovës në këto procese, madje edhe njohjen e Kosovës nga vendet e tjera, Mandl ftoi në krijimin e një vizioni të qartë që i shërben paqes, stabilizimit të raporteve, sundimit të rendit dhe ligjit dhe liberalizimit të vizave për Kosovën.

Më pas, fjalën e mori deputeti Armend Muja, i cili tha se perspektiva e palëkundur e integrimit evropian duhet të jetë qëllim i përbashkët i Ballkanit Perëndimor, por edhe i Bashkimit Evropian, i cili arrihet me përkushtim të vazhdueshëm në këtë proces.

Deputeti Muja potencoi se Kosova pa asnjë mëdyshje është rreshtuar krah BE-së dhe ShBA-ve, në dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, gjë që shteti serb ka hezituar ta bëjë. Kjo, sipas tij, paraqet shqetësim jo vetëm për Kosovën, por edhe për Evropën në përgjithësi.

Deputetja Rrezarta Krasniqi theksoi se qëllimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është tejkalimi i pengesave mes të dyja vendeve, në mënyrë që të ketë marrëveshje finale të shumëpritur. Krasniqi potencoi se procesi i dialogut duhet të mbështetet në tri parime kryesore, të cilat lidhen me: njohjen reciproke, ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe mos cenimit të karakterit unitar e rendit kushtetues të shtetit.

Tutje, në fjalën e tij, deputeti Besnik Tahiri para të pranishmëve theksoi se përkushtimi i Kosovës në agjendën e i integrimit evropian, është i palëkundur, i vërtetë dhe, siç tha ai, e vetmja rrugë njëkahëshe për Kosovën.

Po ashtu, Tahiri tha se tema e dialogut në shumë raste është kamufluar me tema teknike, gjë që, sipas tij, ka rezultuar me mos prodhim të benifiteve për qytetarët e Kosovës, e që rrjedhimisht e mbajnë Kosovën si të vetmin shtet pa liberalizim të vizave.

Deputeti Haki Abazi tha se ende ka dykuptimësi sa i përket dialogut Kosovë – Serbi dhe se çështja e liberalizimit të vizave po përdoret si proces pengues edhe në arritjen e dialogut, gjë që, siç tha ai, barazon Serbinë si agresor, me Kosovën që qëndron në kurth të raporteve.

Ndërkaq, në fjalën e saj deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të kryeministrit Kurti në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të trajtimit të temave të cilat janë me rëndësi dhe përfitojnë të dyja shtetet.

Pas diskutimeve, me shumicë votash u miratua teksti final i rekomandimeve të dala nga Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

Në fund të takimit, bashkëkryesuesja e Komisionit, Mimoza Kusari – Lila, falënderoi të pranishmit, duke vlerësuar lart përkushtimin e vazhdueshëm të të gjitha palëve pjesëmarrëse në këtë proces.

Në përmbyllje të sesionit të dytë të Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, të pranishmit u dakorduan që takimi i radhës të zhvillohet më 15 dhe 16 mars të vitit të ardhshëm, në Strasburg të Francës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dëshmia e dëshmitarëve të mbrojtjes në Speciale është shtyrë sërish

Gjykatat kanë përfunduar mbi 81 mijë lëndë, në pritje edhe 205 mijë tjera

Drenori: Përjashtimi i Lladrovcit tregon fuqinë reale brenda PDK-së

Osmani: Raportet e OSBE-së të pasqyrojnë me saktësi realitetin në terren

VV i reagon Ambasadës Gjermane në Kosovë

Kosova Times November 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Manastiri i Deçanit regjistron pronësinë e 24 hektarëve tokë

Kosova Times Kosova Times March 20, 2024
Të paktën 2,150 njerëz janë vrarë në luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës
FMN: Shqipëria rritje ekonomike 3.6 %, më e shpejta në Evropë për vitin 2024
Opozita kërkon shkarkimin e drejtoreshës, Gjini: Po lobohet kundër komunës
Modriq nga sot nuk është më anëtar i Realit, tani vijon lëvizja më e pritur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?