By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në mesnatë lëshuan muzikë me zë të lartë, gjobiten bizneset në Shtime
January 25, 2026
IHMK i reagon komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra të forta për sot
January 25, 2026
Rama vizitë në Izrael, fjalim historik në Knesset
January 25, 2026
Trump tërhoqi deklaratat për trupat britanike pas ndërhyrjes së mbretit
January 25, 2026
Peci: Mitrovica e përkushtuar për rend, rregull dhe ligj
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hyseni fajëson Kurtin e Osmanin për zhvillimet në veri: Po ia dorëzojnë Serbisë veriun në pjatë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hyseni fajëson Kurtin e Osmanin për zhvillimet në veri: Po ia dorëzojnë Serbisë veriun në pjatë
Lajme

Hyseni fajëson Kurtin e Osmanin për zhvillimet në veri: Po ia dorëzojnë Serbisë veriun në pjatë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/05 at 6:38 PM
Kosova Times Published November 5, 2022
Share
SHARE

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në vend, ku serbët u larguan nga pozitat e tyre drejtuese nëpër institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, vendimi politik i Listës Serbe për tërheqje nga të gjitha postet politike publike në vetvete nuk do të duhej të ishte shqetësues, sepse do të shihej si një manovër politike dhe mjet presioni.

Por, shton ai, kjo tërheqje duket se shënon fillimin e një veprimi tjetër, shumë më të rrezikshëm.

“Në veri sot me diktat politik, përmes Listës Serbe ka filluar një diversion i hapur i Vuçiqit ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit në vendin tonë. Pra ka një linjë të qartë që e ndan politikën nga strukturat e rendit dhe ligjit. Me diktat puro politik policët, prokurorët, gjykatësit dhe duket të gjithë shërbyesit civilë serbë sot kanë dhënë dorëheqje nga këto pozitat e tyre. Kjo është shumë serioze dhe shkon larg përtej një fizkulture politike siç është tërheqja nga postet politike”, thekson Hyseni.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së thotë se gjatë ditëve të kaluara, “shumë nga ne kemi tërhequr vërejtjen për pasojat e mundshme të vendimeve të Albin Kurtit”.

Zhvillimet e sotme, thotë ai, “janë indikatorë të qartë se Qeveria e Serbisë dhe strukturat parapoltike në veri të Kosovës kanë mirëpritur politikat aventureske e fëmijërore të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët me kryeneçësi rrënuan çdo gjë që me aq mund ishte arritur në integrimin e veriut në sistemin e Kosovës që nga viti 2013”.

“Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave kriminale e diversive serbe në veri. Respektimi i kërkesës amerikane e evropiane për shtyrje të zbatimit për targa do ta evitonte gjithë këtë situate e cila tashti ka rrezik të eskalojë”, potencon ish-ministri i Jashtëm i Kosovës.

Ai thekson se kryeministri “Albin Kurti po refuzon çdo koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e Kosovës në botë”, ndërsa shton se “paradoksalisht, rreziku më i madh Kosovës sot po i vjen nga këta liderë dhe aventurat e tyre fëmijërore politike”.

“Me politikat e tyre shkurtpamëse, Kurti e Osmani po ia dorëzojnë veriun e Kosovës në pjatë Serbisë dhe politikës kriminale të saj”, ka përfunduar Skender Hsyeni, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Në mesnatë lëshuan muzikë me zë të lartë, gjobiten bizneset në Shtime

IHMK i reagon komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra të forta për sot

Rama vizitë në Izrael, fjalim historik në Knesset

Peci: Mitrovica e përkushtuar për rend, rregull dhe ligj

Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdekur në Gjakovë

Kosova Times November 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Niger: Mijëra persona marshojnë me kërkesë për tërheqje të trupave franceze

Kosova Times Kosova Times September 2, 2023
I shpërthen cigarja elektronike në gojë 20 vjeçares ,perfunon në spital
Temperaturat shënojnë ngritje të lehtë
BE i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e dialogut nuk përfshin dërgimin e draftit në Komisionin e Venedikut
Amnesty International: Izraeli po ushtron gjenocid në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?