By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi 33 kg kokainë në ngarkesën me banane në port
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbi 33 kg kokainë në ngarkesën me banane në port
Lajme

Mbi 33 kg kokainë në ngarkesën me banane në port

Kosova Times
Last updated: 2022/11/05 at 12:00 PM
Kosova Times Published November 5, 2022
Share
SHARE

Një sasi me më shumë se 33 kg kokainë është kapur pasditen e djeshme në Portin e Durrësit në një nga kontenierët me bananë që vinte në llogari të “Banaking”.

Sipas policisë, sasia e drogës është zbuluar gjatë kontrollit të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxori të pastër ngarkesën me banane.

Mësohet se ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori dhe ndodhej prej disa ditësh në portin e Durrësit në pritje për tu zhdoganuar.

Paraditen e djeshme Policia ka dhënë detaje rreth aksionit të quajtur “Again”, ku janë arrestuar administratori i kompanisë Zico si dhe dy punonjës të skanerit të Portit të Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasit; Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, Alban Neziraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit

 

Të tre të arrestuarit akuzohen për “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Ndërkohë, është shpallur në kërkim pronari i kompanisë Zico që kishte porositur ngarkesën me banane, ndërsa bëhet fjalë për Trifon Muratajn.

Aksioni i Policisë

Një telefonatë me sa duket ishte në gjenezën e zbulimit të kokainës në Portin e Durrësit pasditen e djeshme. Plot 33.5 kg kokainë u zbulua në arkat me banane të Banaking, teksa dyshime ka dhe për kontejnerët e tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se anija me të cilët janë transportuar kontejnerët me banane ishte nisur para 21 ditësh nga Ekuadori dhe kishte mbërritur prej një jave në port. Ndërkohë që ishte një telefonatë anonime që sinjalizoi policinë shqiptare. Kjo pasi ngarkesa ka kaluar në skaner, por kokaina nuk është evidentuar.

Burimet bënë me dije për gazetaren Klodiana Lala se ka pasur një sinjalizim në rrugë operative (telefonatë) që çoi në zbulimin e drogës. Ndërkohë që janë dhe 30 kontejnerë të tjerë të kompanisë Zico sh.a. me brand “Banaking” që presin në radhë për t’u kontrolluar.

Precedentët me Banaking

Është e treta herë që kjo kompani me pronar biznesmenin Trifon Murataj bëhet objekt i aktiviteteve të tilla. Rasti më i fundit ka qenë në korrik të këtij viti. Kontejneri me banane u gjet i hapur dhe u zbulua se mungonin rreth 50 arka, të cilat dyshohet se kishin kokainë.

Njoftimi i Policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Port Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Vihet në pranga administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, brenda së cilës Policia gjeti 33.5 kilogramë kokainë.

Shpallet në kërkim presidenti i kësaj kompanie.

Në pranga edhe 2 punonjës të skanerit, në Portin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
  2. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;
  3. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxorri të pastër ngarkesën me banane.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times November 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor takim joformal sot në Tiranë, Kurti dërgon Besnik Bislimin

Kosova Times Kosova Times July 17, 2023
Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
Ministri i BPZhR-së, Faton Peci nënshkruan UA për kafshët shoqëruese
Sot në Speciale vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së
Rama i dhuron Ali Ahmetit `Çelësin e Qytetit`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?