By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi
June 27, 2025
Ukraina do të nisë një valë sulmesh me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë, thotë Umerov
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çka i ndanë dhe çka i bashkon partitë tona politike!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Çka i ndanë dhe çka i bashkon partitë tona politike!?
Opinion

Çka i ndanë dhe çka i bashkon partitë tona politike!?

Kosova Times
Last updated: 2022/11/06 at 10:31 AM
Kosova Times Published November 6, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Kjo është një pyetje sa e lehtë po aq e vështirë për t’u përgjigjur, sa e nxehtë po aq përvëluese, sa e dhimbshme po aq edhe tërheqëse për ta trajtuar! Pothuajse prej fillimit të gjitha subjektet politike shqiptare është duke i ndjekur sindromi i keq i ndarjeve dhe përçarjeve, i ndikuar nga egoja për pushtet të pakufishëm dhe privilegje. Inatet e vogla personale po shndërrohen në fraksione politike, të cilat më pas po shkaktojnë ndarje të subjekteve politike në disa pjesë.

Rreshtimi pas liderit e jo pas konceptit politik

Të gjitha partitë janë bërë të njëjta, asnjëra nuk është më e mirë apo më e keqe sesa tjetra, të gjitha janë të infektuara me virusin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, egoizmit dhe bajraktarizmit, nepotizmit dhe familjarizimit brenda subjekteve politike.

Të gjitha ndarjet nëpër subjektet tona politike po fillojnë shkaku i mungesës së liderëve të përgjegjshëm, të atyre që fatin e vet personal e lidhin me interesin e partisë. Si rezultat i së cilës po krijohen grupe të vogla të interesit, të cilave nuk ju intereson e ardhmja politike e partisë dhe as e vendit në përgjithësi, por e liderit, përmes të cilit synojnë arritjen e qëllimeve të ngushta personale dhe familjare.

Kështu, këto grupe të vogla të interesit, të barrikaduara prapa liderëve partiak po fuqizohen në klane duke u bërë pengesë e vazhdueshme e reformave dhe ndryshimeve pozitive brenda subjekteve aktuale politike.

Rrugëtimi i subjekteve aktuale politike

Po e fillojë nga partia më e vjetër në skenën politike-LDK-ja e sotme. Pas shkuarjes në amshim të presidentit historik, liderit shpirtëror të shumicës shqiptare në Kosovë, hyjnorit Ibrahim Rugova, në LDK filluan të shfaqen haptas ambiciet individuale dhe grupeve të interesit për marrjen e primatit të trashëgimisë rugoviane në këtë parti, e cila rezultoi me ndarjen fatkeqe në kuvendin e VI-të në nëntorin e vitit 2006.

Sado që dukej se ishte arritur një progres i kënaqshëm, LDK-ja në vitin 2021 e pësojë ndarjen më fatkeqe dhe goditjen më të rëndë nga themelimi i saj. Bartja e votës së elektoratit të LDK-së tek subjekti majtist për realizimin e ambicieve karrieriste, kënaqjen e egos personale të një grupi të vogël njerëzish për pushtet, e ktheu LDK-në për herë të parë nga themelimi në partinë e tretë në vend!

PDK-ja si përcjellësja e dytë e LDK-së, pas vdekjes së Rugovës, e mori primatin e partisë së parë politike në vend pas zgjedhjeve të vitit 2007, primat të cilin e mbajti për një dekadë. Mirëpo, edhe këtij subjekti politik ndarja në dysh i kushtojë me humbjen e këtij primati.

AAK-ja apo subjekti i tretë në skenën politike të pasluftës, e ka ruajtur stabilitetin e partisë së tretë duke mos dal asnjëherë nga skena parlamentare, me rënie dhe ngritje të lehta!

Prej subjekteve tjera që defiluan në skenën parlamentare AKR-ja (12.1 %), LDD (10.4 %) dhe NISMA (5.12 %), jo vetëm që asnjëra prej tyre nuk janë më pjesë e skenës parlamentare, janë shuar ose janë në proces të shuarjes si subjekte politike.

Për fund “ëmbëlsira”, LVV-ja në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 e rrëmbeu vendin e tretë më 16 % të votave të elektoratit. Sikurse subjekteve tjera, edhe LVV-së ndarja i shkaktojë një rënie të vogël, por jo edhe aq të madhe (13.59 %) duke mbetur sërish në vendin e tretë të skenës parlamentare.

Lakorja e LVV-së shënon ngritje nga zgjedhjet e vitit 2017 (27 %), 2019 (26 %) dhe 2021 (51 %) ku e arriti kulminacionin e suksesit falë votave të elektoratit të LDK-së, përkatësisht grupit karrierist që u futen në listën e këtij subjekti politik që i sollën peshkun në pjatë partisë majtiste në Kosovë.

Pas certifikimit të GUXO si subjekt politik, zgjedhjet parlamentare të radhës do ta vërtetojnë forcën reale të LVV-së dhe të këtij subjekti në veçanti!

Siç e fillova rrugëtimin e partive politike, ashtu edhe po e përmbylli me LDK-në.

Fitoren e fundit në zgjedhjet parlamentare LDK-ja e shënoi në zgjedhjet e vitit 2004, përkatësisht në kohën e Ibrahim Rugovës. Nga ajo kohë (18 vjet) e deri më sot LDK-ja nuk e shijojë më kënaqësinë e fitores në zgjedhjet nacionale dhe as që është në rrugë të mbarë për ta kthyer primatin e partisë së parë në vend!

Guximi i vlerësimit analitik

Nëse ndokush nga analistët dhe gazetarët merr guximin qytetar për të kritikuar zhvillimet negative apo për të kërkuar përshpejtim të reformave brenda subjekteve aktuale politike, menjëherë etiketohet dhe sulmohet nga militantët partiak dhe grupet e interesit, të cilëve nga frika e humbjes së privilegjeve në parti u fiket dielli mbi kokë, e humbin arsyen e gjykimit, me ç’rast analistët dhe gazetarët i etiketojnë dhe akuzojnë në format më të ulëta duke i quajtur armiq të partisë dhe bashkëpunëtor të rivalëve politik!

Grupeve të interesit të barrikaduara prapa liderëve partiak, nuk ju intereson programi apo statuti politik, as me kënd bëjnë koalicion, e rëndësishme është arritja e qëllimeve te tyre personale.

Ato (grupet e interesit) për ta marrë pushtetin janë të gatshëm të ndryshojnë, programe dhe statut të partive të tyre, të bëhen të djathtë apo të majtë duke e humbur kështu atë çka është më e rëndësishmja parimin njerëzor para atij politik.

Pranojnë t’i thonë; “derrit dajë” siç thotë populli, apo të bëhen bashkë edhe me “djallin në përrue” vetëm që të nxjerrin ndonjë përfitim (privilegj) nga i pari i partisë!

Ka ardhur koha që t’ju kthehemi vlerave të pastra kombëtare dhe njerëzore për të mirën e përbashkët. Të mos ndahemi për një fije ngjyrimi partiak, por të unifikohemi rreth 99 fijeve që na bashkojnë si popull, rreth një qëllimi dhe vizioni të përbashkët, për ndërtimin e një shteti ligjor dhe demokratik.

You Might Also Like

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit

“Kështu na tha Ibrahim Rugova, kështu na tha Adem Jashari… Po juve, si ju thanë?”

Ndërtimi i Strategjisë Proaktive të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Kosovës

Kush ma dogji votën – LVV, PDK, LDK, AAK apo të gjithë bashkë?

Kosova Times November 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Rikthehet pingpongu në Bardh të Madh

Kosova Times Kosova Times April 7, 2024
Rusia vazhdon sulmet ajrore në qytetet e Ukrainës
Pepe: Jemi një ekip i pjekur
Minatorët e Trepçës thirrje qeverisë: Të na zgjidhet problemi i pagave
ShBA kryeson listën e medaljeve, ndiqet nga Franca dhe Kina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?