By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inaugurohet Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim – KREN
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Inaugurohet Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim – KREN
Lajme

Inaugurohet Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim – KREN

Kosova Times
Last updated: 2022/11/06 at 5:09 PM
Kosova Times Published November 6, 2022
Share
SHARE

Kosova sot, është kampione në rajon dhe e krahasueshme me shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian për shtrirje dhe përdorim të Internetit brezgjerë, kurse synimi ynë është shfrytëzimi sa më i lartë i kësaj infrastrukture digjitale në të gjitha sferat e jetës, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, kështu u shpreh Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në inaugurimin e Rrjetit Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim – KREN.  

Në fjalën e tij, kryeministri tha se në programin tonë qeverisës, përmirësimi i mjedisit për kërkime dhe inovacion është identifikuar si një prej fushave për intervenim dhe zhvillim. Duke rikujtuar se në fund të muajit tetor është lansuar zyrtarisht Strategjia e Arsimit 2022-2026, që ka buxhet 82% më të lartë sesa Plani Strategjik i Arsimit 2017-2021, kryeministri theksoi se për herë të parë, digjitalizimi trajtohet si një nga pesë shtyllat dhe objektivat strategjike të arsimit, me një buxhet të dedikuar prej 52 milionë euro.

Ai falënderoi ministrinë e Ekonomisë dhe Bankën Botërore, për mbështetjen e parezervë në realizimin e këtij projekti, që kyçë Kosovën në rrjetin më të madh akademik pan-Evropian GÉANT. Gjithashtu, shprehu mbështetjen tij për Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe të gjithë akterët tjerë relevantë, që në bashkëpunim edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë të punohet në përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit për kërkime dhe inovacion në vendin tonë.

Rrjeti KREN i cili u përurua sot është kontribuues kyç në krijimin e infrastrukturës digjitale për sistemin arsimor dhe do të ndihmojë në zbatimin e politikave për arsim, kërkim dhe inovacion. KREN iu ofron të gjitha Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë qasje në infrastrukturë moderne, platforma, softuerë e literaturë moderne, dhe mundësi bashkëpunimi e shkëmbimi njohurish brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës.

“Ky rrjet po ashtu do të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e institucioneve arsimore e kërkimore, hulumtuesve dhe palëve të tjera të interesuara nga Kosova; për aplikim e qasje më të lehtë në fondet e programeve të Bashkimit Evropian, aty ku Kosova është anëtare si për shembull në Horizon Europe, Erasmus+, e së shpejti edhe Digital Europe”, deklaroi kryeministri Kurti në fjalën e tij.

Në këtë ngjarje, kryeministri Kurti u shoqërua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Pas inaugurimit, kryeministri Kurti pa nga afër demonstrimin praktik të dhomave të punës në të cilat janë të lidhura gjithsej 28 njësi universitare dhe mundësitë që në të ardhmen të lidhen edhe njësi tjera siç janë institutet dhe shkollat në vend.

Para një muaji e gjysmë u inaugurua Sistemin Nacional për Monitorimin e Spektrit Frekuencor (SNMS), dhe së shpejti do të realizohet edhe lidhja e fshatit të fundit në vendin me infrastrukturë fikse brezgjerë. Së bashku me krijimin e rrjetit KREN, këto aktivitete janë në kuadër të projektit të Ekonomisë Digjitale të Kosovës – KODE, të realizuar nga Ministria e Ekonomisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times November 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor per 29 dhjetor

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
Gjykata Kushtetuese pezulloi mbajtjen e referendumit për aplikimin e euros
Shteti rus lavdëron vrasësit dhe torturon paqeruajtësit
Biden: ShBA-ja po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
Rezistenca që nisi shkëputjen e Kosovës nga Serbia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?