By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Largimi i serbëve nga institucionet – minim i propozim marrëveshjes gjermano-franceze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Largimi i serbëve nga institucionet – minim i propozim marrëveshjes gjermano-franceze
Opinion

Largimi i serbëve nga institucionet – minim i propozim marrëveshjes gjermano-franceze

Kosova Times
Last updated: 2022/11/07 at 12:50 PM
Kosova Times Published November 7, 2022
Share
SHARE

Pjesëtarët e komuniteti serb të pjesës veriore që punojnë në institucionet e Kosovës në mënyrë të planifikuar, nën direktivën e Beogradit  janë larguar nga institucionet e vendit, për arsye të paralajmërimit të ndërrimit të targave. Megjithatë vendimi erdhi një ditë pas takimit të procesit të Berlinit ku u pa se “Ballkani i Hapur” e priti fundin e vet. Me marrëveshjet e arritura u përcaktuan modalitetet dhe rregullat e bashkëpunimit në mënyrë të barabartë të gjitha vendeve ku e gjithë historia e projektit Open Balkans praktikisht ka marrë fund.

Kjo i ndërroi disponimin e kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq tek e cila u pa një nervozizëm duke vlerësuar se  marrëveshje të tilla nuk janë diçka tepër e re për Serbinë, sepse e gjithë kjo tashmë është bërë, “dhe në një shkallë më të gjerë”, në kuadër të nismës për Ballkanin e Hapur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për të është veçanërisht e rëndësishme që  këto marrëveshje nuk derogojnë nga “ajo që ne kemi rënë dakord ose po pajtohemi në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”. Se edhe pas këtij procesi, Serbia në të cilën vetë ishte nënshkruese e tri marrëveshjeve, nuk do të heq dorë nga “Ballkani i Hapur, e tha Bërnabiq duke nënvizuar se “këto dy procese mund të zhvillohen së bashku”. Në të njëjtën kohë, kreu i qeverisë serbe bëri thirrje për mbështetje më të madhe për Ballkanin e Hapur, duke theksuar se jo të gjithë partnerët e Beogradit e mbështesin këtë nismë, anëtarë të së cilës janë vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Përmes “Ballkanit të Hapur” Serbia në një moment planifikon ta thyejë raportet e krijuara për të mbajtur pozicionin e lidershipit në rajon me ndihmat nga Moska përmes Organizatës së bashkëpunimit Ekonomik Euroaziatik.

Kjo u vërejt edhe te analistë të oborrit qeveritar serb të cilët nxituan të thonë në mënyrë të koordinuar se procesi i Berlinit nuk solli asgjë të re që “Ballkani i Hapur nuk e kishte zgjidhur tashmë”!.  I gjetur përballë një situate reale Vuçiq minoi propozimin franko-gjerman për një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duke nxitur lidershipin serb në Kosovë që të braktisin institucionet gjyqësore dhe policore nga serbët e Kosovës në pjesën veriore të   Kosovës  gjoja për shkak të targave, por në fakt  që këtë propozim marrëveshje ta lë anash në emër të një krize urgjente të shkaktuar nga vetë ai. Se kështu Vucici  e anuloi marrëveshje Sholz-Macron, flet edhe deklarata e  Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Sipas tij autoritetet e republikës kanë hequr dorë nga plani për zgjidhjen e situatës në Kosovë, të propozuar më parë nga Gjermania dhe Franca, raporton gazeta ruse Kommersant. Sipas këtij plani, Kosova është dashur të bëhet anëtare e OKB-së pa njohjen formale të pavarësisë nga Serbia. “Përmban pikënisjen se pavarësia e Kosovës tashmë është një çështje e zgjidhur, por ne nuk e pranojmë këtë… Konkluzioni i Këshillit të Sigurisë Kombëtare – ky propozim është i papranueshëm për ne dhe të gjithë e votuam “për” këtë përfundim. Por nëse doni ta njihni apo jo në kuptimin formal, por është shumë e vështirë për ne të pajtohemi që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, tha Daçiq. Ai vuri në dukje se palët nuk do të jenë në gjendje të arrijnë kushte ideale për zgjidhjen e konfliktit. Sipas tij, ata “janë në një hapësirë ​​ku nuk ka zgjidhje ideale”.

Megjithatë ajo që po ndodhë vazhdimisht është se Serbia i zgjat bisedimet në përpjekje për të ruajtur status quo-në, pra konfliktin e ngrirë. Presidenti serb do ta shtyjë këtë proces sa më gjatë. Duke llogaritur në ndryshimet gjeopolitike, me zhvillimet në Ukrainë,  kjo shihet edhe në qëndrimin kundërshtues të Serbisë ndaj thirrjeve të BE për harmonizimin e politikës së jashtme. Në përpjekje të mëtejshme për të manipuluar Perëndimin, Presidenti i Serbisë qëllimisht lejon shërbimin e inteligjencës ruse të vazhdojë të veprojë në Serbi dhe krijon kërcënime të sigurisë në rajon. Ai e bën këtë për ta përdorur më pas për t’i shpjeguar perëndimit se gjithçka që po ndodh në Serbi nuk është vetëm rezultat i vullnetit të tij, por gjoja është gjithashtu rezultat i aktiviteteve të forta të inteligjencës së Putinit. Kjo u pa edhe gjatë vetë vizitës së  zëvendësministrit të jashtëm rus kaloi pa u vërejtur, përderisa ky i fundit nuk e bëri publike pavarësisht marrëveshjes paraprake.  Ka cikle politike brenda të cilave realizohen skenarë të caktuar.

Serbia tani po përpiqet të qëndrojë neutrale nuk e mbështet Rusinë në skenën ndërkombëtare. Edhe pse ky vend nuk na ka vendosur sanksione, kjo ka një shpjegim pragmatik, që nuk lidhet me vektorin politik anti-rus. Kështu mendon Viktor Bondarev, Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes të Këshillit të Federatës së Rusisë duke shtuar se njohja do të provokonte shqiptarët e Kosovës që ta përdorin këtë fakt për qëllimet e tyre. Është e qartë se Rusisë i konvenon ndonjë trazirë  në vendet e rajonit për ta rikthyer vëmendjen nga ngjarjet në Ukrainë. Dhe në këtë po i ndihmon aleati i saj në rajon, Beogradi përmes ngritjes së tensioneve në Kosovë, Mali i Zi dhe BH.

Këtë e kanë të njohur edhe faktorët perëndimor.  Por ka mbi dy dekada që taksapaguesit e Kosovës ushqejnë lider politik të komunitetit jo shumicë serbe që ditë e natë janë gati të minojnë shtetin e Kosovës.  Një pjesë të përgjegjësisë e bartin edhe segmente nga bashkësia ndërkombëtare  e cila respekton qëndrimin e Beogradit për sjelljet e tilla, si në rastin e kritikave adresuar Prishtinës për vonesat në krijimin e AKS.

Kështu Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, ka kërkuar nga të dy palët të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm, ku nga pala kosovare ka kërkuar të zgjatet procesi i regjistrimit të automjeteve dhe të ndalet çdo veprim dënues kundër pronarëve të targave KM. Këtu vendosmëria e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jetë kyç. Ajo duhet të mbrojë Republikën e Kosovës nëse e ka pranuar pavarësinë e saj në mënyrë që të integrohet në mënyrë normale. Nëse vërtet segmente të bashkësia ndërkombëtare dëshirojnë sundimin e ligjit për të cilën deklarativisht shprehen, duke kërkuar nga Kosova të suspendojnë zbatimin e ligjeve të saj, meqë grupe kromogjenë nga veriu nën kontrollin e Vucicit nuk dëshirojnë të pranojnë ligjin,  problemi atëherë qëndron në mungesën  e sundimit të ligjit. Pala kosovare duhet që  negociatat të kërkoj që pala serbe të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE, duke eliminuar edhe çdo keqinterpretim të segmenteve të caktuara ndërkombëtare në kërkesat e tyre.

Shkruan: Ilir KRASNIQI

You Might Also Like

Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!

Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!

Letër e hapur dhe kërkesë kombëtare

Kuvendi i Burrecave

Kuvendi peng i kalkulimeve politike!

Kosova Times November 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në Athinë pritje festive për të festuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kosova Times Kosova Times February 22, 2023
Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe do të vazhdojnë të paguhen
Maloku: Vizita e shefit të CIA-s në rajon ishte me karakter specifik
Ambasadori Britanik Ferguson: Ngjarjet në Banjska paraqesin një kërcënim real
Të mobilizuarit folën për humbjet e mëdha në rajonin e Luhanskut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?