By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Veriu përballë largimeve të serbëve nga institucionet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Veriu përballë largimeve të serbëve nga institucionet
Lajme

Veriu përballë largimeve të serbëve nga institucionet

Kosova Times
Last updated: 2022/11/07 at 5:45 PM
Kosova Times Published November 7, 2022
Share
SHARE

Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, më 7 nëntor, policët serbë, që dhanë dorëheqje, kanë dorëzuar armët e tyre. 
Në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, më 7 nëntor, policët serbë, që dhanë dorëheqje, kanë dorëzuar armët e tyre. 
Përveç policëve, dorëheqje kanë dhënë edhe prokurorët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, që mbulon territorin e Mitrovicës së Jugut, të Veriut, Skenderajt dhe Vushtrrisë. 
Përveç policëve, dorëheqje kanë dhënë edhe prokurorët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, që mbulon territorin e Mitrovicës së Jugut, të Veriut, Skenderajt dhe Vushtrrisë. 
Më 5 nëntor, përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë njoftuan për largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës në veri përfshirë nga: policia, prokuroria, gjykata, prokuroria dhe Kuvendi e Qeveria qendrore. 

Këto janë vetura të Policisë së Kosovës të parkuara para stacionit policor në Zveçan - një prej katër komunave në veri, që banohet me shumicë serbe. Drejtori rajonal i policisë në veri, Nenad Gjuriq, më 3 nëntor deklaroi se policët në veri nuk do të respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. Një ditë më vonë, Gjuriq u suspendua nga detyra. 
Këto janë vetura të Policisë së Kosovës të parkuara para stacionit policor në Zveçan – një prej katër komunave në veri, që banohet me shumicë serbe. Drejtori rajonal i policisë në veri, Nenad Gjuriq, më 3 nëntor deklaroi se policët në veri nuk do të respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. Një ditë më vonë, Gjuriq u suspendua nga detyra. 
Serbët po kundërshtojnë planin e Qeverisë së Kosovës prej tri fazash. Në fazën e parë, shoferët me targa serbe (sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme) do të qortohen, në fazën e dytë do të gjobiten me nga 150 euro, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targat provuese. Pas 21 prillit, ekzekutivi në Prishtinë ka thënë se vetëm makinat me targa RKS do të mund të qarkullojnë në territorin e Kosovës. 

Zyrtarët serbë në Kosovë e kanë cilësuar vendimin për targat si vendim të drejtuar kundër "serbëve në Kosovë". Policët, prokurorët dhe gjykatësit serbë ishin integruar në strukturat e Kosovës më 2013, pas një marrëveshjeje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve.
Zyrtarët serbë në Kosovë e kanë cilësuar vendimin për targat si vendim të drejtuar kundër “serbëve në Kosovë”. Policët, prokurorët dhe gjykatësit serbë ishin integruar në strukturat e Kosovës më 2013, pas një marrëveshjeje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve.
Autoritetet kanë thënë se deri më tani kanë pranuar dorëheqjen e afër 600 zyrtarëve policorë në veri nga radhët e komunitetit serb. 
Autoritetet kanë thënë se deri më tani kanë pranuar dorëheqjen e afër 600 zyrtarëve policorë në veri nga radhët e komunitetit serb. 
Gjyqtarët dhe prokurorët që dorëzuan dorëheqjen më 7 nëntor, thanë se ky ishte një largim "emocionues". Ata thanë se kanë bashkëpunuar mirë me kolegët shqiptarë në veri, dhe ua kanë lënë atyre lëndët që janë më me urgjencë. 
Gjyqtarët dhe prokurorët që dorëzuan dorëheqjen më 7 nëntor, thanë se ky ishte një largim “emocionues”. Ata thanë se kanë bashkëpunuar mirë me kolegët shqiptarë në veri, dhe ua kanë lënë atyre lëndët që janë më me urgjencë. 
Përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë - kanë thënë se serbët do të kthehen në institucione, kur Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga plani për riregjistrim të makinave dhe të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. 
Përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – kanë thënë se serbët do të kthehen në institucione, kur Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga plani për riregjistrim të makinave dhe të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. 
Ky është vendi ku policia e trafikut të Policisë së Kosovës qëndron në Grabovc të Zveçanit. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deri më 7 nëntor, Kosova ka pranuar dorëheqjen e 461 zyrtarëve serbë të rendit, 107 policëve kufitarë dhe dhjetë hetuesve policorë. 

Serbia insiston që Kosova të heqë dorë nga plani për konvertimin e targave serbe në ato në RKS. Më herët, Beogradi ka propozuar që të përdoren targa KS (me status neutral ndaj pavarësisë së Kosovës), por ky propozim është hedhur poshtë nga Kosova. 

Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut.
Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut.
"Nuk ka dorëzim. KM mbetet", është sllogani i vendosur në Mitrovicën e Veriut. Kosova i konsideron këto targa ilegale, por i ka toleruar deri më tani në veriun e Kosovës. 
“Nuk ka dorëzim. KM mbetet”, është sllogani i vendosur në Mitrovicën e Veriut. Kosova i konsideron këto targa ilegale, por i ka toleruar deri më tani në veriun e Kosovës. 
Veturë e parkuar para Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Sipas të dhënave, në këtë Prokurori kanë punuar dhjetër prokurorë serbë dhe 22 punonjës administrativë e staf mbështetës.   
Veturë e parkuar para Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Sipas të dhënave, në këtë Prokurori kanë punuar dhjetër prokurorë serbë dhe 22 punonjës administrativë e staf mbështetës.  
Vendi ku ka qëndruar policia në Zveçan. Serbia ka kërkuar që përgjegjësitë policore në veri t'i marrë EULEX-i dhe KFOR-i. EULEX ka thënë se nuk do të marrë përgjegjësi të tilla. 
Vendi ku ka qëndruar policia në Zveçan. Serbia ka kërkuar që përgjegjësitë policore në veri t’i marrë EULEX-i dhe KFOR-i. EULEX ka thënë se nuk do të marrë përgjegjësi të tilla. 
Besohet se në katër komunat në veri të Kosovës qarkullojnë afër 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia. 
Besohet se në katër komunat në veri të Kosovës qarkullojnë afër 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia. 
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më herët ka thënë se mund të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të vendit. Më 7 nëntor në veri u panë patrulla të xhandarmërisë së Italisë. 
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më herët ka thënë se mund të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të vendit. Më 7 nëntor në veri u panë patrulla të xhandarmërisë së Italisë. 

You Might Also Like

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Parashikimi i motit për këtë javë

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

Kosova Times November 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Data e lindjes zbulon rrugën tuaj të jetës: Ja kur lindin ata që janë të destinuar për sukses dhe lumturi

Kosova Times Kosova Times January 3, 2024
Tradhtia e lartë në kryeqytetin rus: Një tjetër betejë e madhe po zhvillohet nën hijen e Bahmutit…
E përballon dot Irani ekonomikisht luftën?
Borxhet e rusëve për kreditë e paguara arritën një rekord të ri
Buxhet për zhvillim a mbijetesë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?