By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse ndaj infrastrukturës së energjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse ndaj infrastrukturës së energjisë
Rajon / Botë

Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse ndaj infrastrukturës së energjisë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/07 at 12:37 PM
Kosova Times Published November 7, 2022
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka thënë ukrainasve që të përgatiten për sulme të tjera të mundshme ruse mbi infrastrukturën e energjisë, teksa kryetari i Kievit u ka thënë banorëve të kryeqytetit të Ukrainës që ta shqyrtojnë largimin e përkohshëm nëse qyteti humb furnizimet me rrymë dhe ujë.

Gjatë adresimit në orët e vona të 6 nëntorit, Zelensky tha se Rusia po “përqendron trupat dhe mjetet e saj për sulme të reja masive ndaj infrastrukturës sonë. Pikë së pari ndaj energjisë”.

Mbi 4.5 milionë konsumatorë veçse kanë mbetur pa energji, shtoi ai, mes shqetësimeve se mbështetja për Ukrainën mund të zbehet pasi ndikimi i luftës në çmimet e energjisë dhe ushqimit vazhdon edhe gjatë dimrit.

Më herët, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se nuk mund të përjashtojë mundësinë që kryeqyteti ukrainas të mbesë pa ujë dhe energji si rezultat i sulmeve shkatërruese ruse ndaj infrastrukturës së energjisë.

Gjatë muajit të kaluar, ushtria ruse ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë ukrainase, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në vend. Më 6 nëntor, në Kiev ka pasur reduktime të energjisë.

Kievi planifikon që të dislokojë afër 1.000 qendra ngrohëse, por është e paqartë nëse do të jenë të mjaftueshme për 3 milionë banorët e qytetit.

Reduktime të energjisë po ashtu janë planifikuar në rajonet e Çernihivit, Çerkesit, Zhitomirit, Sumit, Harkivit dhe Potlavës, ka thënë operatori i energjisë në Ukrainë, Ukrenergo.

Këshilltari presidencial, Mykhaylo Podolyak, ka thënë se Ukraina do të “qëndrojë” pavarësisht sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së energjisë, duke forcuar mbrojtjen ajrore, duke mbrojtur infrastrukturën dhe duke reduktuar furnizimin me energji.

Përderisa Rusia po rrit sulmet ndaj infrastrukturës civile, forcat ukrainase raportohet se po përparojnë në jug. Banorët e qytetit ukrainas të pushtuar nga Rusia, Herson, kanë pranuar mesazhe paralajmëruese në telefonat e tyre, që u bëjnë thirrje atyre që të evakuohen sa më shpejt, tha ushtria ukrainase.

Forcat ruse po përgatiten për kundërofensivën ukrainase që ka për qëllim rimarrjen e qytetit të Hersonit, i cili ra në duart e rusëve në ditët e para të pushtimit. Në shtator, Rusia paligjshëm aneksoi Hersonin dhe tri rajone të tjera dhe më pas shpalli gjendje lufte në katër këto provinca.

Administrata e instaluar nga Kremlini në Herson veçse ka evakuuar dhjetëra mijëra banorë nga ky qytet.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times November 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 22 gusht 2025

Kosova Times Kosova Times August 22, 2025
Zyrtarët e Republikës Sërpska në Serbi për Këshillin Gjithëkombëtar Serb
Llogarinë në Facebook dhe Instagram mund ta verifikoni me pagesë
Arrestohet shtetasi shqiptar, dyshohet për plaçkitjen e 11 shtëpive
Dita e Pavarësisë, Hoti: Moment i veçantë i krenarisë dhe i shpresës për të ardhmen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?