By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 18 dhjetor
December 18, 2025
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fillon votimi për zgjedhjet e mesmandatit në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fillon votimi për zgjedhjet e mesmandatit në ShBA
Rajon / Botë

Fillon votimi për zgjedhjet e mesmandatit në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 5:14 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Vendvotimet në Arizona, Kolorado, Montana, Nebraska, Nju Meksiko, Utah dhe Uajoming tashmë janë hapur për votuesit që marrin pjesë në zgjedhjet e mesmandatit në ShBA, ku do të vendoset për kontrollin e Kongresit amerikan nga janari.

Shumica e këtyre vendeve – Montana, Nebraska, Nju Meksiko, Utah dhe Uajoming – e kishin mbështetur kandidatin e Partisë Republikane, Donald Trump, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, raporton BBC.

Më herët janë hapur edhe vendvotimet në Uashington, Florida, Gjorgjia, Illinois, Luiziana, Nju Jork, Nju Xhersi, Konektikat, Ohajo, Karolinën e Veriut dhe Virgjinian Perëndimore.

Në dy vjetët e fundit, dy dhomat e Kongresit, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, janë kontrolluar nga demokratët.

Por, këtë vit, të gjitha ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së janë në garë këtë vit, bashkë me rreth një të tretën e ulëseve të Senatit.

Republikanët do të duhet të marrin pesë ulëse për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe vetëm një për të kontrolluar Senatin.

Parashikuesit dhe sondazhet jopartiake thonë se republikanët kanë më shumë mundësi që të fitojnë shumicën në Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa për kontrollin e Senatit pritet luftë më e madhe.

Humbja e cilësdo dhomë do ta pengonte agjendën e presidentit amerikan, Joe Biden. Por, si shef ekzekutiv, Biden megjithatë posedon fuqinë e vetos, pavarësisht se kush e merr kontrollin e Kongresit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë një sistem tejet të decentralizuar të zgjedhjeve, pasi që zyrtarë lokalë janë përgjegjës për mbarëvajtjen e votimeve dhe numërimin e rezultateve, ndërsa shtetet i certifikojnë ato.

Pasi që jo të gjitha shtetet votojnë në të njëjtën mënyrë dhe gara për disa ulëse pritet të jetë e ngushtë, rezultatet përfundimtare mund të marrin kohë.

Disa shtete, si Pensilvania, tashmë kanë paralajmëruar se mund të duhen ditë për të numëruar çdo votë, ndërsa ekspertët thonë se ekziston mundësia që amerikanët të shkojnë në shtrat natën e zgjedhjeve pa e ditur se kush fitoi.

You Might Also Like

Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA: Vlerësojmë partneritetin e Serbisë në luftimin e agresionit të Rusisë në Evropë

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Gjenden narkotik, armë zjarri dhe municion gjatë një bastisje në Leposaviq
Animatori i famshëm amerikan, Hollingsworth mysafir i sivjetshëm në ‘Anibar’
Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë
Erdogan: Putini është zbutur dhe është më i hapur për dialog
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?