By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të burgosurit politikë rusë u bëjnë thirrje udhëheqësve botërorë
July 3, 2025
Ish-kryebashkiaku rus i Luhanskut u hodh në erë në një shpërthim
July 3, 2025
Rënia e numrit të nxënësve dhe studentëve, pasojë e trendëve demografikë
July 3, 2025
Mediet belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
July 3, 2025
Putin dhe Trump folën. Putin i tha se nuk do të hiqte dorë nga qëllimet e tij në Ukrainë
July 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Katër vëllezër, pesë parti!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Katër vëllezër, pesë parti!
Opinion

Katër vëllezër, pesë parti!

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 5:21 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Kohëve të fundit në shkrimet e mia shpeshherë e kam përdorur thënien “Katër vëllezër, pesë parti”, por asnjëherë nuk i kam dhënë shpjegimin e duhur, jo pse nuk dojna, por prisja që lexuesit ta zbërthejnë kuptimin e kësaj thënie katërçipërore!

Katandisja e partive politike, i ka rrënuar në themel familjet tona

Familja është shtet në miniaturë dhe anasjelltas, shteti është familje e madhe dhe e zgjeruar në shumë dhe përmbajtje. Patriotizmi burimin e ka në familje. Një kryefamiljar i mirë i cili e unifikon familjen e vet, padyshim se do të jetë i aftë të unifikojë edhe fqinjët, lagjen, fshatin, qytetin pse jo edhe shtetin në përgjithësi, në të kundërtën nëse kryefamiljari nuk arrin të krijojë harmoni dhe unitet në familjen e tij nuk ka pse të shkoi me tutje me hipokrizitë e tij!

Një person i cili rrjedhë prej një familje të mirë dhe të moralshme, e ka të hapur derën për të përçuar mesazhe pozitive tek fqinjët dhe tek të tjerët në përgjithësi.

Familja, morali dhe ndërgjegjja e pastër, janë këto tri nga shumë elemente tjera që e bëjnë individin të jetë patriot (atdhetarë) i mirë. Kodet zakonore ishin ligj dhe kushtetutë të cilat e kanë mbrojtur nderin dhe dinjitetin njerëzorë të familjeve shqiptare.

Partitë e sotme politike më shumë ngjajnë në korporata fitimprurëse sesa në parti të mirëfillta politike që kujdesen për rregullimin e rendit shtetërorë dhe shoqërorë në veçanti. Njerëzit e rreshtuar pas liderëve të partive politike, me ardhjen në pushtet brenda natës po bëhen milionerë dhe pronarë të pasurive publike!

Katandisja e vlerave nëpër parti politike i ka rrënuar në themel familjet tona. Për të mos thënë asnjë, të pakët janë sot ata kryefamiljarë (prind) që iu shkon fjala në familjet e tyre, e të mos flasim për vëllezërit e të njëjtëve prind, të cilët janë bërë “pikë e pesë” siç e thotë populli nëpër parti të ndryshme politike, ku nuk dihet kush me kë është dhe cilës parti i përket!

Herë majtas e herë djathtas, herë me “Hatën” e herë me “Fatën”, herë me t’kaltër e herë me t’kuq e kanë bërë Kosovën rrush!

Pak ka rëndësi cila parti fiton e cila humbë, fitues jemi ne

Siq e ceka në titull të shkrimit “Katër vëllezër, pesë parti”, mirëpo, kjo nuk ka të bëjë fare me numra, por me përmbajtje. Edhe në atë familje ku janë vetëm dy vëllezër nuk janë bashkë në të njëjtën parti, e të mos flasim për familje të mëdha ku janë 5,6,7 apo 8 e më shumë vëllezër dhe motra, ku të gjithë janë të degdisur nëpër shumë parti!

Pa dashur që ta personalizojë analizën politike, vërtetë duket e neveritshme dhe qesharake ku i sheh nëpër tubime partiake individët e caktuar duke kërkuar unifikim politik në parti, kurse në familjen e tij janë të ndarë nëpër disa parti!

Vëllezërit e ndarë nëpër disa parti politike, fillimisht duhet të bashkohen në një parti politike, pastaj të ju bëjnë thirrje të tjerëve për unifikim në atë apo këtë subjekt politik!

Problemi është, se vëllezërve të shpërndarë nëpër parti të ndryshme politike nuk ju bën përshtypje përcaktimi ideologjik, pasi mendjen e kanë tek interesi personal dhe familjarë, si të përfitojnë nga cilido që vjen në pushtet.

Pak rëndësi ka cila parti i fiton zgjedhjet, përfituese del familja e “katër” vëllezërve, ndërsa ai që është i vetëm dhe pozicionohet në njërin krahë politik rrezikon të mbetet “Fetah” apo “as me ne dhe as me ata”!

Ky është realiteti i hidhur në Kosovën e sotme, në të cilën nuk vijnë në shprehje vlerat e mirëfillta, por gjuha e muskujve dhe maskarallëkut njerëzorë.

Në shoqërinë e sotme kosovare, njerëz të zotët konsiderohen ata që dinë të gënjejnë dhe mashtrojnë, ata që plaçkitin dhe dhunojnë, ata që vjedhin dhe uzurpojnë, kurse të paaftë konsiderohen të gjithë njerëzit e ndershëm që nuk i bëjnë veprat e sipërpërmendura!

Në një vend ku nuk vlerësohen dija dhe vlerat njerëzore, nuk mund të thuhet që është vend normal për të jetuar në të! Ajo që i dallon njerëzit nga kafshët, është instinkti dhe ndërgjegjja e jo dukja e jashtme!

Historia na mëson se, kështu siç jemi katandisë sot, ishim edhe në të kaluarën përgjatë pushtimeve të gjata. Parullat “Vdekje tradhtarëve liri popullit” dhe “Vdekje fashizmit liri popullit”, etj., na paskan qenë vetëm maskarada mashtruese, ngase gjithmonë me vete i paskemi marrë zuzarët dhe tradhtarët!

You Might Also Like

Presidente, nuk të ka mbetur luks për pritje – përdore autoritetin, sepse flaka po vjen!

Nacionalizmi si mjet pushteti: Reflektime mbi strategjinë politike serbe, 1987–1999

Kuvendarët foshnjën e po sa lindur-Kosovë, me vetëdije apo pa vetëdije po e hudhin në kosh plehrash

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 – Akti themeltar historik që trasoi rrugën drejt shtetësisë së Kosovës

Nuk mund të hesht, edhe kur dhimbja më vjen nga të dyja anët

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi Serbinë

Kosova Times Kosova Times December 18, 2024
`Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme` prezanton shfaqje teatrale
Italia e çon Serbinë në shtëpi, italianët kalojnë në çerekfinale të Eurobasketit
Kush e ka fajin për sherrin mes Zelenskit dhe Trump në Zyrën Ovale?
‘Nëse shkurtojnë, mendoj se do të humbasim’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?