By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky bën thirrje që amerikanët të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky bën thirrje që amerikanët të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën
Rajon / Botë

Zelensky bën thirrje që amerikanët të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 5:09 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje që Uashingtoni të qëndrojë i bashkuar, teksa janë ngritur pyetje rreth mbështetjes amerikane për shtetin e tij pas zgjedhjeve të mesmandatit, që do të përcaktojnë se kush e kontrollon Kongresin amerikan.

“Iu bëj thirrje të qëndroni të bashkuar, sikurse tani, deri në ditën kur ne të gjithë të dëgjojmë ato fjalë të cilat i ëndërrojmë… derisa të dëgjojmë se paqja më në fund është rivendosur. Demokracitë nuk duhet të ndalen në rrugën e tyre për fitore”, tha ai.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka qenë aleat kyç i Kievit në furnizimet me armë dhe ndihma financiare pas pushtimit rus të Ukrainës.

Zgjedhjet në SHBA po mbahen për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit amerikan.

Nëse demokratët e Bidenit humbin zgjedhjet, atëherë mund të vihet në pikëpyetje mbështetja e fuqishme e SHBA-së për Kievin.

“Si në çdo shoqëri demokratike, ukrainasit kanë mendime të ndryshme për jetën dhe politikën. Si në rastin e viteve të kaluara, ne kemi qenë të ndarë dhe kemi pasur mëdyshje nëse do të mund të bashkohemi”, tha Zelensky.

“Por, kur Rusia vendosi të shkatërrojë lirinë tonë dhe ta zhdukë Ukrainën nga faqja e dheut, ne menjëherë u bashkuam”, shtoi ai.

Kongresi amerikan ka ndarë 40 miliardë dollarë për Ukrainën në maj, si pjesë e mbështetjes për ushtrinë ukrainase, dhe gjatë kësaj jave Kievi pranoi nga Uashingtoni më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump fiton zgjedhjet republikane në Nju Hampshire

Kosova Times Kosova Times January 24, 2024
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit ka fituar edhe një ulëse në Kuvendin e Kosovës, në mesin e 10 prej tyre sa i takojnë komunitetit jo serb në Kosovë, tha se ai do të jetë pjesë e një koalicioni, aty ku kryeministër do të jetë Albin Kurti. Kështu ai u përgjigj kur u pyet nga gazetarët, nëse do të jetë i hapur për një bashkëpunim me një qeveri të opozitës. Ai tha se bashkëpunimi me Vetëvendosjen i nisur nga 2019-ta është parimor e i bazuar në mirëbesim, derisa është shfaqur i bindur për një qeveri “Kurti 3”. “Po bashkëpunim me kryeministrin Kurti, do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar, dhe tashmë është shumë mirë i definuar ky partneritet i joni që fillon nga viti 2019, kur kam qenë pjesë e GP- LVV, kështu që është gjithçka parimore edhe e bazuar në këtë mirëbesimin e krijuar për këto 4 vite si ministër i qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kurti. Do të jem pjesë e një koalicioni ku kryeministër është, Albin Kurti”, tha ai. Nuk ka dashur të flasë shumë në emër të partive tjera të komuniteteve, që gjithashtu siguruan ulëse në Kuvend, por tha se nga diskutimet që ka pasur nga ata që janë pjesë e koalicionit në qeverinë e tashme, vullneti i tyre, tha ai, është që të jenë pjesë e qeverisë në krye me Kurtin. “Është e padrejtë të flas në emër të atyre. IRDK-ja, ku u në jam kryetar i partisë, ka fituar një ulëse në Kuvend. Vota e qytetarëve ka vendosur që të jem lideri më i votuar i komuniteteve jo serbe. Unë nuk mund të flas, por nga diskutimet që kam edhe me kolegë që janë në qeveri, vullneti i tyre është që të jenë pjesë e qeverisë “Kurti 3”, që do të jetë në ardhje shumë shpejt”, tha ai.
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
Gjendet i vdekur diplomati amerikan në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?