By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Buxheti jofunksional i OSBE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Buxheti jofunksional i OSBE-së
Rajon / Botë

Buxheti jofunksional i OSBE-së

Kosova Times
Last updated: 2022/11/09 at 6:44 PM
Kosova Times Published November 9, 2022
Share
SHARE

Deri në fund të vitit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duhet që në mënyrë unanime të pajtohet për buxhetin e saj për vitin 2023. Por, gjërat nuk duken mirë – buxheti i këtij viti nuk ka kaluar dhe Rusia duket se nuk ka gatishmëri që të japë dritën e gjelbër as për buxhetin e vitit të ardhshëm, duke u thirrur në disa pakënaqësi për këtë proces. Kjo mund të rezultojë në paralizë totale të kësaj organizate me seli në Vjenë dhe potencialisht mund të bëjë që OSBE-ja të largohet nga kryeqyteti austriak.

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmid, gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2023 para 57 shteteve anëtare të kësaj organizate, nuk i kurseu fjalët. OSBE-ja është në “situatë të rëndë”, tha ajo, duke shpjeguar: “Një dekadë e rritjes nominale zero na ka sjellë në këtë situatë. Tani, nuk kemi çfarë të shkurtojmë”, tha ajo.

Ajo ka propozuar që buxheti i vitit të ardhshëm të jetë në vlerë prej 144 milionë eurosh – një rritje prej 4.6 për qind apo 6.4 milionë dollarë më shumë sesa buxheti që OSBE-ja kishte miratuar për vitin 2021. Schmid tha se ky buxhet “është sa vlera e një avioni luftarak të gjeneratës së fundit – piloti dhe trajnimet nuk përfshihen në këtë llogaritje”.

Inflacioni është një problem i madh. Austria ka regjistruar inflacion dyshifror gjatë këtij viti, dhe OSBE-ja ka llogaritur se kjo do të përkthehet me një humbje të fuqisë reale blerëse për të në vlerë të më shumë se 10 milionë eurove vetëm në vitin 2022. Këto shifra godasin edhe më rëndë këtë organizatë, nëse merret parasysh përdorimi i pjesëve të pallatit Hofburg, ish-rezidencës dimërore të perandorisë së Hasburgëve, ku për vite me radhë gjendet selia e OSBE-së.

Kostoja e qirasë është dyfishuar në vitet e fundit dhe ka shkuar në mbi 1 milion euro, që do të thotë se konferencat dhe shërbimet gjuhësore mund të kufizohen shumë ose të largohen krejtësisht, nëse nuk miratohet buxheti i ri. Gjatë kësaj vere, Qeveria austriake dha para për të shmangur bankrotimin e pallatit, por për vitin 2022 duhet të paguhen edhe 425.000 euro.

Pak qytetarë, shtetet e të cilëve janë pjesë e OSBE-së, që po përballen me vështirësi ekonomike këtë dimër, do të ankoheshin nëse OSBE-ja do të largohej nga ky pallat për të kursyer para, por kjo gjë do të mund të shkaktonte dëme më të mëdha në të ardhmen.

Një prej tyre është se OSBE-ja nuk mund të punësojë staf apo të mbajë në punë stafin e kualifikuar vendor. Organizata punëson rreth 550 persona në institucionet e ndryshme të saj dhe 2.330 të tjerë për operacionet e tjera në terren, kryesisht në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Lindore, ku OSBE-ja ka projekte të ndryshme, duke filluar nga mbështetja e zbatimit të ligjit deri te paralajmërimet e hershme për parandalimin e konflikteve.

Stafi mbështetës financohet nga administratat e tyre kombëtare dhe jo nga buxheti i OSBE-së. Zyrtarët në Vjenë presin që organizata në fund të mund të mbetet gjallë përmes projekteve ad-hoc që financohen jo nga buxheti i shteteve anëtare – dhe të ketë staf më të madh mbështetës.

Por, pyetja kryesore është se pse buxheti i OSBE-së, që mbushet nga kontributet e të gjitha shteteve anëtare, mund të mos miratohet për të dytin vit me radhë. Përgjigjja në këtë pyetje është: Rusia.

Për buxhetin e vitit 2022, burimet i thanë Radios Evropa e Lirë se Moska ka shfrytëzuar bisedimet për buxhetin për t’i lidhur ato me aspekte të tjera të organizatës. Në fund, OSBE-ja vazhdoi të operonte këtë vit duke përdorur alokimet e përmuajshme emergjente.

Kundërshtimet e Rusisë këtë vit janë më të dukshme. Gjatë komentimit të propozim-buxhetit për vitin 2023, dolën në pah katër kundërshtime – që të gjitha të lidhura me sulmin e Kremlinit ndaj Ukrainës. E para, Rusia kundërshton çdo referencë për “luftën në Ukrainë” apo çfarëdo formulimi të ngjashëm sa i përket veprimeve të saj ndaj shtetit fqinj në dokumentin prej pothuajse 500 faqesh.

Rusia, po ashtu, kundërshton rritjen e buxhetit për atë që i referohet si “dimension të tretë” të OSBE-së. Këtu përfshihen aktivitetet e ODIHR-it (Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut), që me theks të veçantë kryen monitorime të zgjedhjeve, por po ashtu edhe të ashtuquajturin “mekanizëm të Moskës” që lejon që shumica e shteteve të OSBE-së të vendosin për të dërguar mision të ekspertëve në një shtet tjetër të OSBE-së, për të raportuar për problemet.

Gjatë luftës, ky mekanizëm është aktivizuar dy herë kundër Rusisë, një herë për të hetuar krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë dhe për një raportim për shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut brenda Rusisë.

Argumenti i tretë është se paratë, në fakt, janë liruar për buxhetin e vitit të ardhshëm pasi dy misione të OSBE-së kushtuar Ukrainës – Misioni i Posaçëm i Monitorimit dhe Projekti Koordinues në Ukrainë – u mbyllën. Arsyeja për mbylljen e tyre natyrisht se ishte Moska, e cila vuri në dyshim dobinë e tyre dhe kundërshtoi zgjatjen e mandatit të këtyre dy misioneve.

Por, kundërshtimi i katërt është ndoshta më i dukshmi dhe ka të bëjë me përgjigjen e Rusisë ndaj inflacionit në rritje dhe ndikimit që do të ketë në OSBE. Duke debatuar për propozimin, delegacioni rus theksoi se rritja e çmimeve është nxitur nga “politika e jashtme agresive e shteteve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s” dhe se ata duhet të bartin përgjegjësitë politike dhe financiare për veprimet e tyre – jo të tjerët që nuk janë pjesë e bllokut perëndimor.

Shënimet lidhur me takimet për buxhetin që janë mbajtur prapa dyerve të mbyllura, të cilat i ka parë Radio Evropa e Lirë, thuhet se delegacioni rus po ashtu ka shtuar që “referencat se diskutimet për buxhetin po keqpërdoren, duhet t’u adresohen më mirë vetë atyre delegacioneve”, duke theksuar se “nëse ato delegacione nuk do të kishin dërguar më shumë armë në rajon, situata do të ishte përmirësuar muaj më parë”.

Kjo padyshim duket se është referencë e qartë për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera evropiane që po i japin armë Ukrainës.

Diskutimet se si të kalohet buxheti i OSBE-së janë duke vazhduar në Vjenë, përfshirë edhe diskutimet për opsionet që shtetet të pajtohen për një buxhet dyvjeçar apo të krijojnë një proces automatik të alokimit të financave, që do të kërkonte konsensus vetëm për projektet e reja.

Por, a do të mund që këto opsione të shmangin kundërshtitë ruse?

Nëse jo, ka shumë gjasa që organizata që është krijuar si një forum gjatë Luftës së Ftohtë për diskutime konkrete të çështjeve të sigurisë dhe politikës midis blloqeve lindore dhe perëndimore, do të përballet me një jofunksionalitet më të madh në vitet e ardhshme. /rel/

You Might Also Like

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Kosova Times November 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Isni Kilajt

Kosova Times Kosova Times November 6, 2023
UGSh ndan çmimet vjetore – Prezenca e Presidentit Begaj nderon veprimtarinë
PE-ja propozon reforma në procesin e zgjerimit të BE-së
Hamza: Përkrahja për bizneset dhe punëtorët është prioritet në qeverinë time
Lajm i keq për Realin, Ceballos dy muaj jashtë fushës së blertë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?