By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Plani franko-gjerman përmban njohje faktike Kosovë-Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Plani franko-gjerman përmban njohje faktike Kosovë-Serbi
Lajme

Konjufca: Plani franko-gjerman përmban njohje faktike Kosovë-Serbi

Kosova Times
Last updated: 2022/11/09 at 6:06 PM
Kosova Times Published November 9, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, foli sot për planin franko-gjerman që palëve u është propozuar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Njohja në këtë plan është de fakto, që Serbia dhe Kosova  të nënshkruajnë që të  funksionojnë mes vete plotësisht si shtete të pavarura dhe ta pa pranojnë pavarsinë e tyre në funksionimin e tyre praktik dhe konkret”, deklaroi Konjufca, sot pas mbledhjes që pati me shefat e Grupeve Parlamentare të partive politike në Kuvendin e Kosovës.

Ai deklaroi se njohja në këtë dokument është e kësaj forme. “Shtetet duhet ta nënshkruajnë që funksionojnë si shtete sovrane në statusin me njëra- tjetrën, e në të gjitha vendimet që lëshohen si dokumente, i referohen si Republika e Kosovës”.

Kryetari i Kuvendit rikujtoi se ka pasur spekulime në media lidhur me këtë plane.

“Por dua të sqaroj dy pika: Dokumenti nuk përmban ulëse të Kosovës në OKB, dokumenti nuk i përmban pesë njohjet e  shteteve mosnjohëse të BE-së, siç eshtë spekuluar”.

Kreu i Kuvendit deklaroi se nuk varet prej atij dokumenti dhe kushdo që ka bërë spekulime  për versionin zyrtar, ato nuk janë të vërteta. “Ulëset në OKB nuk varen prej këtij dokumenti dhe as nuk është e mundshme”.

Ndërësa sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, ai tha se ato e kanë politikën e tyre, nëse do ta njohin Kosovën pas kësaj marrëveshjeje.

“Me këtë plan Kosova pranon heqjen dorë të Serbisë prej Kosovës”.

Sipas tij, nëse pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje,  Serbia tenton të ndërmarrë  ndonjë veprim kundër Kosovës, atëherë e rritë shumë masën e ndëshkimeve, raporton RTKlive.

Megjithatë, ai tha se kjo marrëveshje nuk është afër nënshkrimit për shkak të refuzimit të Serbisë, ndonëse e pranoi se kjo nuk mund të merret si refuzim zyrtar.

“Mbase sepse ka folur Daçiq dhe ende jo Vuçiq, por mendoj që Daçiq foli në emër të shtetit të Serbisë”.

Sa i përket opozitës në Kosovë, kryekuvendari Konjufca tha se janë thirrur në takim, ku për qëllim ishte edhe njoftimi me këtë dokument. “Por vetëm Haradinaj është shfaqur në takim”.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times November 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

1168 gjoba për një javë në rajon të Gjilanit

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
Të gjithë mendojnë se është një delikatesë por nutricionistët pohojnë se kjo erëz ul në mënyrë më efektive sheqerin në gjak
AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Isuf Kadriu
Von der Leyen vlerëson gjyqësorin, Rama: Rasti “Meta” i takon vetëm drejtësisë
Kamberi reagon ashpër: Demo Berisha nuk i përfaqëson shqiptarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?