By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një fermë peshku dhe karkalecash deti është bërë një hit turistik në Kinë, dhe ja pse
November 23, 2025
Këto kube çokollate janë shumë të shijshme dhe mund t’i hani para ose pas një stërvitjeje në vend të një kokteje proteinash
November 23, 2025
Pjekja e preferuar e së dielës për 4 persona
November 23, 2025
Ky lëng mund të ndihmojë me tensionin e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, dhe pak njerëz e kanë provuar ndonjëherë
November 23, 2025
Kjo është paga dhe bakshishi i një kamariereje në Gjermani: “Ajo fiton më shumë se një programuese me diplomë universitare”
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave, prioritet i qeverisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kurti: Ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave, prioritet i qeverisë
Financa

Kurti: Ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave, prioritet i qeverisë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/09 at 5:44 PM
Kosova Times Published November 9, 2022
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës është duke adresuar seriozisht ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave, deklaroi kryeministri Albin Kurti në hapjen e Konferencës dhe ekspozitës së 10-të të përbashkët ballkanike “Ujërat Nëntokësorë – Të Bëjmë të Padukshmen të Dukshme”.

Kjo ngjarja, sipas kryeministrit, është ngjarja më e rëndësishme për profesionistët e fushës së ujërave të Shqipërisë, Kosovës, të Maqedonisë së Veriut e të Malit të Zi.

Qeveria e Kosovës, sipas kryeministrit, ka inauguruar impiantin në Pejë, e javëve në vijim do të  inaugurohet edhe impianti në Gjakovë.

“Në rend janë impiantet rajonale të Prishtinës së bashku me Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Graçanicën, dhe të Mitrovicës së bashku me Vushtrrinë, e gjithashtu edhe impianti në Gjilan. Synojmë t`i përfundojmë studimet për trajtimin e ujërave të ndotura për 12 komunat tjera me rend sipas madhësive”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi se kjo konferencë e përvitshme mban në vëmendje rëndësinë jetike që ka furnizimi me ujë dhe shërbimet e kanalizimit, si dhe promovon shkëmbimin e përvojave teknologjike dhe ofron një perspektivë për profesionistët e rinj të sektorit.

Më tej, kryeministri Kurti ka potencuar se mbetet i dukshëm injorimi prej dy dekadash i keqmenaxhimit, ndotjes dhe degradimit të burimeve ujore, nga eksploatimi i rërës dhe zhavorrit, tejshfrytëzimi, ndotja dhe mungesa e planifikimit, ndërsa ka theksuar se Qeveria nën drejtimin e tij, është mobilizuar në disa fronte për ta adresuar këtë sfidë: “duke u nisur nga forcimi i kornizës ligjore dhe kthimi i ligjshmërisë për të adresuar lejet ujore si dhe koncesionet për shfrytëzuesit komercial; e duke vazhduar me veprimet konkrete për adresimin e nevojës për ndërtimin e akumulimeve të reja, duke filluar nga ato që janë prioritet i padiskutueshëm, siç është diga e Firajës që do të sigurojë ujë për rajonet e Ferizajt, Gjilanit dhe Prishtinës dhe diga e Kamenicës, për të siguruar ujin e nevojshëm për zonën më të thatë me ujëra”.

Po ashtu, kryeministri tha se tashmë është iniciuar hartimi i studimeve të fizibilitetit për tri diga të reja: Dragaqinë në Therandë, Pollatë në Podujevë dhe Kuçicë në Skenderaj, si dhe hartimi i një plani në nivel të Kosovës për ndërtimin e digave të reja, që është një përditësim i masterplanit të ujërave të vitit 1982, pra pas plotë 40 viteve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Kosova Times November 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vullnetari serb: “Serbë, mos vini në Ukrainë, shumë nga njerëzit tanë janë vrare dhe plagosur!”

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Lista Serbe: Sveçla kërcënoi Rakiqin
BE kërcënon se do ta ndërpresë Turqinë nga teknologjia për shkak të ndihmës ruse
Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë
Rita Ora duket e pabesueshme me fustan ari të ngushtë teksa filmon me Jason Derulo në Australi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?