By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi debaton për buxhetin e ri – Rama: Buxheti i mbrojtjes sociale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kuvendi debaton për buxhetin e ri – Rama: Buxheti i mbrojtjes sociale
Rajon / Botë

Kuvendi debaton për buxhetin e ri – Rama: Buxheti i mbrojtjes sociale

Kosova Times
Last updated: 2022/11/09 at 9:14 PM
Kosova Times Published November 9, 2022
Share
SHARE

Seanca e sotme nisi me replika të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e Portit të Durrësit, i cili u fut me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Kryeministri Rama deklaroi se me buxhetin e ri borxhi publik parashikohet të ulet nga 68.8 për qind në 67.5 për qind.

Sipas tij buxheti i vitit 2023 është sa dyfishi i atij të vitit 2013. Buxheti siguron mbrojtjen e familjeve nga goditja e çmimit të energjisë, dy rritje të pagës minimale në 36 dhe 38 mijë lekë çdo gjashtë muaj.

Rritja e pagave do të vazhdojë për punonjësit e arsimit, të shëndetësisë dhe për zjarrfikësit, si dhe për ushtarakët.

“Kontrolli mjekësor bazë do të vazhdojë për një numër të konsoliduar qytetarësh. Do të vazhdojnë programet e diagnostikimit të hershëm për tumoret, që prekin gratë dhe kontrollet periodike falas për mbi 490 mijë persona në vit. Trajtimi i sëmundjeve kronike dhe të impaktit post covid vijon me rimbursim të barnave përmes një rritje të konsiderueshme të financimit të skemës së rimbursimit”, tha kryeministri Rama.

Ai tha se buxheti parashikon për herë të parë një program kuotash ushqimore dhe financiare për nxënësit me nevoja të veçanta si dhe një fond shtesë për të garantuar transportin e mësuesve, të gjithë atyre që punojnë në një distancë më të largët sesa ajo e aksesueshmja me urban nga vendbanimi.

“Bujqësia përfiton volumin më të madh të financimit ndonjëherë dhe një skemë kombëtare e mbështetjes direkte për fermerët me 1.97 miliardë lekë. Fillon zbatimi i skemës së mbështetjes nga financimi i programit IPARD 3, ku janë në dispozicion 3.9 miliard lekë”, tha zoti Rama.

Ai tha se biznesi i vogël ka zero taksa, zero TVSh, zero tatim fitimi. Buxheti parashikon mbështetje në vazhdimësi për familjet dhe individët që janë në skemën e ndihmës ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, nënat me dy apo më shumë fëmijë si dhe për të moshuarit mbi 65 vjeç që nuk marrin pension social apo pension shoqërie.

Për nënat e papuna me tre dhe më shumë fëmijë, do të paguajmë sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore duke e konsideruar punësim me kohë të plotë pasjen e tre fëmijëve apo më shumë ndër të cilët fëmijë nën moshën 5 vjeç. Bonusi i bebeve dhe bonusi i fundvitit për pensionistët, si dhe indeksimi i pensioneve.

Por opozita deklaroi se ky ishte projekt-buxheti i varfërisë dhe se qeveria klienteliste kujdeset më shumë për oligarkët pranë saj.

“Ky buxhet ka si emërues këmbënguljen deri në kokëfortësi që projektet korruptive të PPP që do vazhdojnë të paguhen edhe kur inflacioni të shkojë 8.3%. Do paguhen nga kursimet e çdo familje shqiptare që do të paguajë taksat, ashtu që qeveria të paguajë kontratat e PPP-ve që kanë klauzolë edhe indeksimin me normën e inflacionit”, tha deputetja Jorida Tabaku.

Ajo shtoi se rritja ekonomike aktuale është 2.2 për qind dhe parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë janë ndër më të ulëtat në rajon, duke dëshmuar një shtrëngim të ekonomisë dhe një ngadalësim të ekonomisë kombëtare.

Zonja Tabaku tha se qeveria socialiste ka rritur taksat dhe barrën fiskale, duke rritur informalitetin deri në 40% të ekonomisë.

Ndërsa borxhi publik, sipas saj, pa përfshirë PPP-të, u rrit sa 70% e Produktit të Brendshëm Bruto, pa përmendur që është rritur borxhin e fshehur në errësirë të plotë përmes fondit të rindërtimit dhe projekteve të tjera në formën e pagesave për punë të papaguara.

“Shqipëria ka mbi 40% të qytetarëve të saj që marrin nën 5 USD për frymë. Kjo tregon që varfëria po rritet gjithnjë e më shumë mes atyre shqiptarëve që punojnë dhe nuk dalin dot nga varfëria. Norma e inflacionit pritet për këtë vit, sipas FMN, që të shkojë në 6.24% duke rënduar gjithnjë e më shumë jetesën për shtresën e mesme por edhe të varfrit që në tavolinat e tyre të bukës, gjejnë gjithnjë e më pak ushqime dhe për të cilat paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë”, tha zonja Tabaku.

Ajo shtoi se prodhimi vendas në ekonomi ka rënë me -0.6% pikë përqindje, duke shënuar një ngushtim të mëtejshëm të ekonomisë dhe rënie të të ardhurave. Zonja Tabaku tha se rënia vjetore e sektorit të ndërtimit ishte 5.2%, e po ashtu në rënie janë edhe industria nxjerrëse dhe energjia elektrike.

Banka Botërore parashikoi që rritja ekonomike e Shqipërisë do të ngadalësohet në 3.2 përqind nga rritja 3.7 përqind, që u parashikua fillimisht.

Për dy vitet e ardhshme, aktiviteti ekonomik pritet të zbresë më tej, respektivisht në 2.3 përqind në 2023-shin dhe 2.5 përqind në vitin 2024, niveli më i ulët në rajon.

Për vitin e ardhshëm qeveria shqiptare parashikon një rritje në nivelin e 2.6 përqind, ndërsa FMN-ja afro 2 përqind.

Sipas Bankës Botërore, inflacioni i lartë, i dukshëm veçanërisht në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe kostove të transportit, do të ndikojë negativisht te qytetarët më të varfër, duke frenuar përparimin në uljen e varfërisë.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Kosova Times November 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Kurti nga Klinika e Gjinekologjisë: Investim 5.5 milionë euro

Kosova Times Kosova Times June 18, 2024
Vdiq Sabahajdin Cena
Policia shqiptoi 1593 gjoba trafiku për 24 orë
Dy oficerë të FSB-së dhe shtatë ushtarakë u plagosën si rezultat i granatimeve të territoreve kufitare të Federatës Ruse
Greqia e gatshme për të zgjidhur çështjen e kufijve detarë me Turqinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?