By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD: Masat për parandalimin e dhunës kundër grave janë represive, disa nga to dëmtojnë interesat e viktimave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD: Masat për parandalimin e dhunës kundër grave janë represive, disa nga to dëmtojnë interesat e viktimave
Lajme

IKD: Masat për parandalimin e dhunës kundër grave janë represive, disa nga to dëmtojnë interesat e viktimave

Kosova Times
Last updated: 2022/11/10 at 6:40 PM
Kosova Times Published November 10, 2022
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, publikon analizën: “Masat represive për mbrojtjen e grave”, i cili raport është rezultat i analizës që IKD i ka bërë Projektligjit për  Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit Penal dhe Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, ka iniciuar në Kuvend Projektligjet për Ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Këto Projektligje, ndër të tjera, kanë për synim përcaktimin e dispozitave për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në luftimin e veprave penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje. Përkundër qëllimit tejet legjitim për të luftuar këto dukuri serioze kriminale, IKD gjen se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria nuk kanë ndjekur rrugën adekuate për ta bërë këtë. Kjo pasi IKD gjen se të dy këto Projektligje shoqërohen me shkelje të Kushtetutës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu, IKD gjen se këto Projektligje janë në kundërshtim me disa prej parimeve bazë të drejtësisë penale. Në disa raste, IKD ka gjetur se këto dispozita janë në kundërshtim edhe me interesat e viktimave, të cilat interesa synohet të avancohen përmes këtyre Projektligjeve.

Përcaktimi i Projektligjit të Procedurës Penale se në të gjitha rastet e dhunimit dhe dhunës në familje duhet të caktohet paraburgimi nga gjykata është në kundërshtim me Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo krijon potencial të lartë të keqpërdorimit përmes raportimeve të pa vërteta, madje edhe ndaj grave, mbrojtja e të cilave synohet përmes këtyre Projektligjeve.

Projektligjet kanë përcaktuar se në rastet e dhunimit dhe dhunës në familje aplikohen dënime plotësuese të cilat nuk janë në harmoni me synimet e dënimeve plotësuese. Përmes dënimeve plotësuese si ndalimi i blerjes në ankande, aplikimit si investitor strategjik, punësimit në sektorin publik dhe drejtimit të automjetit, Projektligjet kanë ndjekur një qasje represive ndaj të dënuarve për këto raste, e cila qasje nuk njihet në të drejtën penale bashkëkohore. Kjo qasje represive është në kundërshtim me qëllimet e dënimit. Përmes këtyre dënimeve, rritet potenciali për recidivizëm, potencial ky i kundërt me qëllimet e dënimit.

IKD gjen se publikimi i aktgjykimeve në rastet e dhunës në familje krijon kundër efekt për viktimat e dhunës në familje. Veçanërisht në një shoqëri të vogël si Kosova, viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët lehtësisht mund të identifikohen. Shkelja e konfidencialitetit në këtë rast shkon në kundërshtim me interesat e viktimave të dhunës në familje. Po ashtu, si dispozitë e cila paraqet dëmtim të interesave të viktimave të dhunës në familje është edhe shkurtimi i afateve të hetimit të këtyre rasteve.

Sa i përket dhunës ndaj grave në jetën publike, IKD ka gjetur se kjo dispozitë është në kundërshtim me barazinë para ligjit, për shkak se gjinia e viktimës konsiderohet element i veprës penale. Ky inkriminim mund të krijojë probleme në ushtrimin e të drejtës për të protestuar në raste të caktuara me interes publik, përderisa nuk është e përcaktuar se çfarë nënkuptohet me “dhunë fizike, psikologjike, seksuale, ekonomike”. Duhet theksuar faktin se inkriminimi i kësaj vepre penale nuk është çështje e njohur në vendet evropiane. Ky lloj inkriminimi, gjenezën e ka në shtetet e Amerikës Latine, ku Bolivia ka qenë shteti i parë që në vitin 2012 e ka inkriminuar këtë vepër penale. Edhe konteksti i këtyre shteteve, është i ndryshëm nga rasti i Kosovës dhe kështu nuk legjitimohet ky lloj inkriminimi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times November 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Netanyahu: Do t’i propozoj qeverisë shkarkimin e kreut të shërbimit sekret

Kosova Times Kosova Times March 16, 2025
Zhduket i moshuari nga Ferizaj, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij
Përfaqësuesit izraelitë kritikuan Putinin për fjalët për Zelensky
OKB: Një palestinez mesatar në Gazë jeton me dy copa bukë në ditë
Shikoni si u soll Ronaldo me një tifoz të paedukatë që i kërkoi një foto
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?